Bibla Shqip

Fjalėt e urta 25

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 26

1

Ashtu si bora nuk i shkon verės as shiu tė korrave, kėshtu nuk i shkon lavdia budallait.

2

Ashtu si harabeli fluturon andej e kėtej dhe dallėndyshja fluturon, kėshtu mallkimi pa arsye nuk ka efekt.

3

Kamxhiku pėr kalin, kapistra pėr gomarin dhe shkopi pėr kurrizin e budallenjve.

4

Mos iu pėrgjegj budallait simbas budallallėkut tė tij, qė tė mos bėhesh edhe ti si ai.

5

Pėrgjigjju budallait simbas budallallėkut tė tij, qė ai tė mos mendojė se ėshtė i urtė.

6

Kush dėrgon njė mesazh me anė tė njė budallai pret kėmbėt e tij dhe pi dhunė.

7

Ashtu si kėmbėt e ēalamanit janė pak tė qėndrueshme, kėshtu ėshtė njė fjalė e urtė nė gojėn e budallenjve.

8

Kush i jep lavdi njė budallai ėshtė si ai qė lidh njė gur te hobeja.

9

Njė fjalė e urtė nė gojėn e budallenjve ėshtė si njė gjemb qė hyn nė dorėn e njė tė dehuri.

10

Perėndia i madh qė ka krijuar tė gjitha gjėrat ėshtė ai qė i jep shpėrblimin budallait dhe shkelėsve.

11

Ashtu si njė qen kthehet nė tė vjellat e tij, kėshtu budallai e pėrsėrit budallallėkun e tij.

12

A ke parė njė njeri qė e pandeh veten tė urtė? Ka mė tepėr shpresė pėr njė budalla se sa pėr tė.

13

Pėrtaci thotė: "Ka njė luan nė rrugė, ka njė luan nėpėr rrugė!".

14

Ashtu si lėviz porta nė menteshat e saj, kėshtu sillet pėrtaci nė shtrat tė tij.

15

Pėrtaci e fut dorėn nė pjatėn e tij, por lodhet edhe ta ēojė te goja.

16

Pėrtaci pandeh se ėshtė mė i urtė se shtatė persona qė japin pėrgjigje me mend.

17

Kalimtari qė pėrzihet nė njė grindje qė nuk i pėrket, ėshtė si ai qė kap nga veshėt njė qen.

18

Ashtu si njė i marrė qė gjuan me ura zjarri, me shigjeta dhe me vdekje,

19

kėshtu ėshtė ai qė mashtron tė afėrmin dhe thotė: "E bėra pėr shaka!".

20

Kur mungojnė drutė, zjarri shuhet; dhe kur nuk ka njė gojė tė keqe, grindja merr fund.

21

Ashtu si qymyri jep shpuzėn dhe drutė zjarrin, kėshtu njeriu grindavec i nxit grindjet.

22

Fjalėt e gojėkeqit janė si ushqime shumė tė shijshme dhe depėrtojnė deri nė thellėsi tė zorrėve.

23

Buzėt e zjarrta dhe zemra e keqe janė si zgjyra tė argjendit tė vendosura mbi njė enė balte.

24

Ai qė urren shtiret me buzėt e tij, por nė zemėr tė vet pėrgatit mashtrimin.

25

Kur ai flet nė mėnyrė tė sjellshme mos i ki besim, sepse ka shtatė gjėra tė neveritshme nė zemėr.

26

Edhe sikur urrejtja e tij tė jetė fshehur me tinėzi; ligėsia e tij do tė dalė hapur nė kuvend.

27

Kush hap njė gropė do tė bjerė brenda dhe kush rrokullis njė gur do tė bjerė pėrsėri mbi tė.

28

Gjuha gėnjeshtare urren ata qė ka plagosur, dhe goja lajkatare sjell shkatėrrimin.

Fjalėt e urta 27