Bibla Shqip

Fjalėt e urta 22

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 23

1

Kur ulesh tė hash me njė mbret, shiko me kujdes atė qė ke pėrpara;

2

dhe vėr njė thikė nė grykė, po tė jetė se ke oreks tė madh.

3

Mos dėshiro gjellėt e tij tė mrekullueshme, sepse janė njė ushqim mashtrues.

4

Mos u lodh pėr t`u pasuruar, hiq dorė nga qėllimi yt.

5

A do t`i fiksosh sytė e tu mbi atė qė po zhduket? Sepse pasuria me siguri do tė vėrė fletė si njė shqiponjė qė fluturon drejt qiellit.

6

Mos ha bukėn e atij qė ka syrin e keq dhe mos dėshiro ushqimet e tij tė shijshme;

7

sepse, ashtu si mendon nė zemėr tė tij, ashtu ėshtė ai; "Ha dhe pi"!, do tė thotė, por zemra e tij nuk ėshtė me ty.

8

Do tė vjellėsh kafshatėn qė ke ngrėnė dhe do tė harxhosh kot fjalėt e tua tė ėmbla.

9

Mos i drejto fjalėn budallait, sepse ai do tė pėrēmojė menēurinė e ligjėratės sate.

10

Mos e luaj kufirin e vjetėr dhe mos hyr nė arat e jetimėve,

11

sepse Hakmarrėsi i tyre ėshtė i fuqishėm; ai do tė mbrojė ēėshtjen e tyre kundėr teje.

12

Kushtoja zemrėn tėnde mėsimeve dhe veshėt e tu fjalėve tė diturisė.

13

Mos ia kurse korrigjimin fėmijės; edhe sikur ta rrahėsh me thupėr, ai nuk do tė vdesė;

14

do ta rrahėsh me thupėr, por do tė shpėtosh shpirtin e tij nga Sheoli.

15

Biri im, nė se zemra jote ėshtė e urtė, edhe zemra ime do tė ngazėllojė;

16

zemra ime do tė ngazėllojė, kur buzėt e tua do tė thonė gjėra tė drejta.

17

Zemra jote mos i pastė zili mėkatarėt, por vazhdoftė gjithnjė nė frikėn e Zotit;

18

sepse ka njė tė ardhme, dhe shpresa jote nuk do tė shkatėrrohet.

19

Dėgjo, biri im, ji i urtė, dhe drejtoje zemrėn nė rrugėn e drejtė.

20

Mos rri me ata qė pijnė verė as me grykėsit dhe mishngrėnėsit;

21

sepse pijaneci dhe grykėsi do tė varfėrohen dhe gjumashi do tė vishet me lecka.

22

Dėgjo atin tėnd qė tė ka pjellė dhe mos e pėrēmo nėnėn tėnde kur tė jetė plakė.

23

Bli tė vėrtetėn dhe mos e shit, fito dituri, njohuri dhe gjykim.

24

Babai i tė drejtit do tė gėzohet shumė; kush ka lindur njė tė urtė do t`ia ndjejė gėzimin.

25

Le tė gėzohet ati yt dhe nėna jote dhe le tė gėzohet ajo qė tė ka lindur.

26

Biri im, mė jep zemrėn tėnde, dhe sytė e tu gjetshin gėzim nė rrugėt e mia.

27

Sepse prostituta ėshtė njė gropė e thellė dhe gruaja e tjetėrkujt njė pus i ngushtė.

28

Edhe ajo rri nė pritė si njė vjedhės dhe rrit midis njerėzve numrin e atyre qė janė jo besnikė.

29

Pėr cilin janė "ah-ėt", pėr cilin "obobo-tė"? Pėr cilin grindjet, pėr cilin vajtimet? Pėr cilin plagėt pa shkak? Pėr cilin sytė e skuqur?

30

Pėr ata qė ndalen gjatė pranė verės, pėr ata qė kėrkojnė verė tė droguar.

31

Mos e shiko verėn kur kuqėlon, kur rrėzėllen nė kupė dhe shkon poshtė aq lehtė!

32

Nė fund ajo kafshon si njė gjarpėr dhe shpon si njė kuēedėr.

33

Sytė e tu kanė pėr tė parė gjėra tė ēuditshme dhe zemra jote do tė thotė gjėra tė ēoroditura.

34

Do tė jesh si ai qė gjendet nė mes tė detit, si ai qė bie tė flerė nė majė tė direkut tė anijes.

35

Do tė thuash: "Mė kanė rrahur, por nuk mė kanė bėrė keq; mė kanė goditur, por nuk e kam vėnė re. Kur tė zgjohem, do tė kthehem t`i kėrkoj pėrsėri!".

Fjalėt e urta 24