Bibla Shqip

Fjalėt e urta 10

Fjalėt e urta

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 11

1

Peshorja e pasaktė ėshtė e neveritshme pėr Zotin, por peshimi i saktė i pėlqen.

2

Kur vjen kryelartėsia, vjen edhe turpi; por dituria ėshtė me njerėzit e thjeshtė.

3

Njerėzit e drejtė udhėhiqen nga ndershmėria, por ligėsia e tė pabesėve do t`i shkatėrrojė kėta.

4

Pasuritė nuk sjellin dobi ditėn e zemėrimit, por drejtėsia tė shpėton nga vdekja.

5

Drejtėsia e njeriut tė ndershėm i hap rrugėn, por i pabesi bie pėr shkak tė paudhėsisė sė tij.

6

Drejtėsia e njerėzve tė drejtė i ēliron kėta, por njerėzit e pabesė do tė kapen nga vetė ligėsia e tyre.

7

Kur vdes njė i pabesė, shpresa e tij humb dhe shpresa e njerėzve tė padrejtė davaritet.

8

I drejti ēlirohet nga fatkeqėsia, por i pabesi i zė vendin.

9

Me gojėn e tij hipokriti shkatėrron tė afėrmin e tij, por tė drejtėt ēlirohen pėr shkak tė dijes sė tyre.

10

Kur tė drejtėt begatohen, qyteti gėzohet; por kur vdesin tė pabesėt, dėgjohen britma gėzimi.

11

Nga bekimi i njerėzve tė drejtė qyteti ngrihet, por goja e tė pafeve e ēon nė shkatėrrim.

12

Kush e pėrbuz tė afėrmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht.

13

Kush shkon rreth e qark duke pėrfolur, nxjerr sekretet, por ai qė ka njė shpirt besnik i fsheh ato.

14

Pa njė udhėheqje tė urtė populli bie, por gjen shpėtim nė numrin e madh tė kėshilltarėve.

15

Kush bėhet garant pėr njė tė huaj do tė pėsojė dėmet e kėtij veprimi, por ai qė refuzon tė japė dorėn si garant ėshtė i sigurt.

16

Gruaja e bukur fiton lavdinė dhe njerėzit e dhunshėm grumbullojnė pasuri.

17

Njeriu i mėshirshėm i bėn tė mirė vetes, kurse njeriu mizor mundon mishin e tij.

18

I pabesi realizon njė fitim tė rremė, por ai qė mbjell drejtėsi do tė ketė njė shpėrblim tė sigurt.

19

Ashtu si drejtėsia tė ēon nė jetė, kėshtu ai qė shkon pas tė keqes gjen vdekjen.

20

Tė ēoroditurit nga zemra janė tė neveritur pėr Zotin, por ata qė janė tė ndershėm nė sjelljen e tyre pėlqehen nga ai.

21

Edhe kur i shtrėngon dorėn njė tjetri pėr njė besėlidhje, njeriu i keq nuk do tė mbetet i pandėshkuar, por pasardhėsit e tė drejtėve do tė shpėtojnė.

22

Si njė unazė ari nė feēkėn e njė derri, kėshtu ėshtė njė grua e bukur qė nuk ka mend.

23

Dėshira e tė drejtėve ėshtė vetėm e mira, por shpresa e tė pabesėve ėshtė zemėrimi.

24

Ka nga ata qė shkapėrderdhin bujari dhe bėhen mė tė pasur, dhe ka nga ata qė kursejnė mė tepėr se duhet dhe bėhen gjithnjė e mė tė varfėr.

25

Njeriu bujar do tė pasurohet dhe ai qė vadit do tė vaditet gjithashtu.

26

Populli mallkon atė qė nuk pranon tė japė grurin, por bekimi bie mbi kokėn e atij qė e shet.

27

Kush kėrkon me zell tė mirėn fiton dashamirėsinė, por ai qė kėrkon tė keqen, kjo do t`i bjerė mbi tė.

28

Kush ka besim nė pasuritė e tij do tė rrėzohet, por tė drejtėt do tė ēelin si gjethe.

29

Ai qė bėn rrėmujė nė shtėpinė e vet do tė trashėgojė erėn, dhe budallai do tė jetė shėrbėtori i atij qė ėshtė i urtė nga zemra.

30

Fryti i tė drejtit ėshtė njė dru i jetės, dhe ai qė shtie nė dorė shpirtėrat ėshtė i urtė.

31

Ja, i drejti merr shpėrblimin mbi tokė, e aq mė tepėr i pabesi dhe mėkatari!

Fjalėt e urta 12