Bibla Shqip

Psalmet 138

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 139

1

Ti mė ke hetuar, o Zot, dhe mė njeh.

2

Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem, ti e kupton nga larg mendimin tim.

3

Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim dhe i njeh thellė tė gjitha rrugėt e mia.

4

Sepse, edhe para se tė jetė fjala mbi gojėn time ti, o Zot, e di atė plotėsisht.

5

Ti mė rrethon nga pas dhe pėrpara dhe vė dorėn tėnde mbi mua.

6

Njohja jote ėshtė shumė e mrekullueshme pėr mua, aq e lartė sa unė nuk mund ta arrij.

7

Ku do tė mund tė shkoja larg Frymės sate, ose ku do tė mund tė ikja larg pranisė sate?

8

Nė rast se ngjitem nė qiell, ti je atje; nė rast se shtrij shtratin tim nė Sheol, ti je edhe aty.

9

Nė rast se marr krahėt e agimit dhe shkoj tė banoj nė skajin e detit,

10

edhe aty dora jote do tė mė udhėheqė dhe dora jote e djathtė do tė mė kapė.

11

Po tė them: "Me siguri terri do tė mė fshehė", madje edhe nata do tė bėhet dritė rreth meje:

12

terri vetė nuk mund tė tė fshehė asgjė, madje nata shkėlqen si dita; terri dhe drita janė tė barabarta pėr ty.

13

Po, ti ke formuar tė pėrbrėndėshmet e mia, ti mė ke endur nė barkun e nėnes sime.

14

Unė do tė tė kremtoj, sepse jam krijuar nė mėnyrė tė mrekulluar; veprat e tua janė tė mrekullueshme, dhe unė e di shumė mirė kėtė gjė.

15

Kockat e mia nuk ishin njė e fshehtė pėr ty kur u formova nė fshehtėsi duke u endur nė thellėsitė e tokės.

16

Dhe sytė e tu panė masėn pa trajtė tė trupit tim, dhe nė librin tėnd ishin shkruar ditėt qė ishin caktuar pėr mua, megjithėse asnjė prej tyre nuk ekzistonte ende.

17

Oh, sa tė ēmuara janė pėr mua mendimet e tua, o Perėndi! Sa i madh ėshtė gjithė numri i tyre!

18

Po tė doja t`i numėroja, do tė ishin mė tė shumtė se rėra; kur zgjohem jam ende me ty.

19

Me siguri, ti do vrasėsh tė pabesin, o Perėndi; prandaj ju, njerėz gjakatarė largohuni nga unė.

20

Ata flasin me pabesi kundėr teje; armiqtė e tu pėrdorin mė kot emrin tėnd.

21

A nuk i urrej vallė ata qė tė urrejnė, o Zot, dhe a nuk i urrej ata qė ngrihen kundėr teje?

22

Unė i urrej me njė urrejtje tė pėrsosur; ata janė bėrė armiqtė e mi.

23

Mė heto, o Perėndi, dhe njihe zemrėn time; mė provo dhe njihi mendimet e mia.

24

dhe shiko nė se ka tek unė ndonjė rrugė tė keqe dhe mė udhėhiq nėpėr rrugėn e pėrjetshme.

Psalmet 140