Bibla Shqip

Psalmet 137

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 138

1

Unė do tė tė kremtoj me gjithė zemėr, pėrpara perėndive do tė kėndoj lavdet e tua.

2

Do tė adhuroj i kthyer nga tempulli yt i shenjtė dhe do tė kremtoj emrin tėnd pėr mirėsinė tėnde dhe vėrtetėsinė tėnde, sepse ti ke pėrlėvduar fjalėn tėnde dhe emrin tėnd pėrmbi ēdo gjė tjetėr.

3

Ditėn nė tė cilėn tė kėrkova, ti m`u pėrgjigje dhe e rrite fuqinė e shpirtit tim.

4

Tėrė mbretėrit e tokės do tė tė kremtojnė, o Zot, kur tė dėgjojnė fjalėt e gojės sate,

5

dhe do tė kėndojnė rrugėt e Zotit, sepse e madhe ėshtė lavdia e Zotit.

6

Ndonėse Zoti ėshtė i shkėlqyeshėm, ai tregon kujdes pėr njerėzit e thjeshtė, por mėndjemadhin e njeh nga larg.

7

Edhe sikur unė tė eci nė mes tė fatkeqėsisė, ti do tė mė ruash tė gjallė; ti do tė zgjatėsh dorėn kundėr zemėrimit tė armiqve tė mi, dhe dora jote e djathtė do tė mė shpėtojė.

8

Zoti do tė kryejė veprėn e tij tek unė; o Zot, mirėsia jote vazhdon pėrjetė; mos i braktis veprat e duarve tė tua.

Psalmet 139