Bibla Shqip

Psalmet 108

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 109

1

O Perėndi i lėvdimit tim, mos hesht,

2

sepse njerėz tė pabesė dhe tė pandershėm kanė hapur gojėn e tyre kundėr meje dhe kanė folur kundėr meje me njė gjuhė gėnjeshtare;

3

mė kanė sulmuar me fjalė urrejtjeje dhe mė kanė luftuar pa shkak.

4

Nė kėmbim tė dashurisė sime mė akuzojnė, por unė i drejtohem lutjes.

5

Ata mė kanė larė tė mirėn me tė keqen dhe dashurinė time me urrejtje.

6

Vendos njė njeri tė keq mbi tė dhe njė akuzues le tė jetė nė tė djathtė tė tij.

7

Kur tė gjykohet, bėj qė tė gjendet fajtor dhe lutja e tij tė bėhet mėkat.

8

Qofshin tė pakta ditėt e tij dhe njė tjetėr zėntė vendin e tij.

9

Bijtė e tij mbetshin jetimė dhe gruaja e tij e ve.

10

U bėfshin endacakė dhe lypsarė bijtė e tij dhe e kėrkofshin ushqimin larg shtėpive tė tyre tė rrėnuara.

11

Fajdexhiu i marrtė tė gjitha pasuritė e tij dhe tė huajtė i vjedhshin frytin e mundit tė tij.

12

Askush mos pastė mėshirė pėr tė dhe askujt mos i ardhtė keq pėr jetimėt e tij.

13

U shkatėrrofshin pasardhėsit e tij; nė brezin e dytė emri i tyre u shoftė.

14

U kujtoftė para Zotit paudhėsia e etėrve tė tij dhe mėkati i nėnės sė tij mos u shoftė.

15

U dalshin gjithnjė mėkatet e tyre para Zotit, me qėllim qė ai tė zhdukė nga toka kujtimin e tyre.

16

Sepse atij nuk i shkoi ndėr mend tė kishte dhemshuri, por e ka pėrndjekur tė varfėrin, nevojtarin dhe atė qė ishte zemėrthyer deri sa t`u shkaktonte vdekjen.

17

Mbasi e ka dashur mallkimin, rėntė ai mbi tė; dhe mbasi nuk ėshtė kėnaqur me bekimin, ky u largoftė prej tij.

18

Mbasi u mbulua me mallkim si me njė rrobe, i hyftė ai si ujė nė trupin e tij dhe si vaj nė kockat e tij;

19

Qoftė pėr tė si njė rrobe qė e mbulon dhe si njė brez qė e lidh pėrjetė.

20

Qoftė ky nga ana e Zotit shpėrblimi pėr kundėrshtarėt e mi dhe pėr ata qė flasin keq kundėr meje.

21

Por ti, o Zot, o Zot, vepro nė favorin tim pėr hir tė emrit tėnd, ēliromė me dhemshurinė dhe mirėsinė tėnde,

22

sepse unė jam i varfėr dhe nevojtar, dhe zemra ime ėshtė plagosur brenda meje.

23

Unė iki si njė hije qė zgjatet, jam i tronditur si njė karkalec.

24

Gjunjėt e mi dridhen nga tė pangrėnėt dhe trupi im ėshtė dobėsuar pėr mungesė tė dhjamit.

25

Jam bėrė njė faqezi pėr ta; kur mė shohin, tundin kokėn.

26

Ndihmomė, o Zot, Perėndia im, shpėtomė pėr dhemshurinė tėnde,

27

dhe ta dinė qė kjo ėshtė vepėr e duarve tė tua, dhe qė ti, o Zot, e ke bėrė.

28

Ata do tė mallkojnė, por ti do tė bekosh; kur tė ngrihen, do tė mbeten tė hutuar, por shėrbėtori yt do tė gėzohet.

29

U mbulofshin me turp kundėrshtarėt e mi dhe u mbėshtjellshin me turp si me mantel,

30

Unė do tė kremtoj me tė madhe Zotin me gojėn time dhe do ta lėvdoj nė mes tė njė turme tė madhe,

31

sepse ai rri nė tė djathtė tė tė varfėrit pėr ta shpėtuar nga ata qė e dėnojnė me vdekje.

Psalmet 110