Bibla Shqip

Psalmet 94

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 95

1

Ejani, t`i kėndojmė me gėzim Zotit; t`i dėrgojmė britma gėzimi kalasė sė shpėtimit tonė.

2

Le tė shkojmė nė prani tė tij me lavde, ta kremtojmė me kėngė.

3

Sepse Zoti ėshtė njė Perėndi i madh dhe njė Mbret i madh mbi gjithė perėnditė.

4

Nė duart e tij janė thellėsitė e tokės dhe tė tijat janė majat e larta tė maleve.

5

I tij ėshtė deti, sepse ai e ka bėrė, dhe dheu i thatė qė duart e tij kanė modeluar.

6

Ejani, tė adhurojmė dhe tė pėrkulemi; tė gjunjėzohemi pėrpara Zotit qė na ka bėrė.

7

Sepse ai ėshtė Perėndia ynė dhe ne jemi populli i kullotės sė tij dhe kopeja pėr tė cilėn ai kujdeset. Sot, po tė jetė se dėgjoni zėrin e tij,

8

"mos e fortėsoni zemrėn tuaj si nė Meriba, si ditėn e Masas nė shkretėtirė,

9

ku etėrit tuaj mė tunduan dhe mė vunė nė provė, edhe pse i kishin parė veprat e mia.

10

Pėr dyzet vjet e pata neveri atė brez dhe thashė: "Janė njė popull me zemėr tė pėrdalė dhe nuk i njohin rrugėt e mia.

11

Prandaj u betova nė zemėrimin tim: Nuk do tė hyjnė nė prehjen time".

Psalmet 96