Bibla Shqip

Psalmet 80

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 81

1

I kėndoni me gėzim Perėndisė, forcės sonė; lėshoni britma gėzimi pėr Perėndinė e Jakobit.

2

Lartoni njė kėngė dhe i bini dajres, harpės melodioze bashkė me lirėn.

3

I bini borisė ditėn e hėnės sė re, ditėn e hėnės sė plotė, ditėn e festės sonė.

4

Sepse ky ėshtė njė statut pėr Izraelin, njė ligj i Perėndisė tė Jakobit.

5

Ai e caktoi si njė dėshmi te Jozefi, kur doli kundėr vendit tė Egjiptit. Atėherė unė dėgjova njė gjuhė qė nuk e kuptoja;

6

"O Izrael, unė e hoqa barrėn nga shpatullat e tua; duart e tua e kanė lėnė shportėn.

7

Kur ishe keq ti mė klithe mua dhe unė tė ēlirova; t`u pėrgjigja i fshehur nė bubullimė, tė vura nė provė nė ujėrat e Meribas. (Sela)

8

Dėgjo, o populli im, dhe unė do tė qortoj. O Izrael, sikur ti tė mė dėgjoje!

9

Mos pastė nė mesin tėnd asnjė perėndi tė huaj dhe mos adhuro asnjė perėndi tė huaj.

10

Unė jam Zoti, Perėndia yt, qė tė nxori nga vendi i Egjiptit; hap gojėn tėnde dhe unė do tė ta mbush.

11

Por populli im nuk e ka dėgjuar zėrin tim dhe Izraeli nuk mė ėshtė bindur.

12

Prandaj i braktisa nė ashpėrsinė e zemrės sė tyre, me qėllim qė tė ecnin sipas bindjeve tė tyre.

13

Ah, sikur populli im tė mė dėgjonte, sikur Izraeli tė ecte nė rrugėt e mia!

14

Do tė poshtėroja menjėherė armiqtė e tij dhe do ta ktheja dorėn time kundėr kundėrshtarėve tė tij.

15

Ata qė urrejnė Zotin do t`i nėnshtroheshin dhe fati i tyre do tė caktohej pėrjetė.

16

Dhe unė do ta ushqeja (Izraelin) me grurin mė tė mirė dhe do ta ngopja me mjaltin qė pikon nga shkėmbi".

Psalmet 82