Bibla Shqip

Psalmet 78

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 79

1

O Perėndi, kombet kanė hyrė nė trashėgiminė tėnde, kanė pėrdhosur tempullin tėnd tė shenjtė, e kanė katandisur Jeruzalemin nė njė grumbull gėrmadhash.

2

Trupat e vdekur tė shėrbėtorėve tė tu ua dhanė pėr tė ngrėnė shpendėve tė qiellit dhe mishin e shenjtorėve tė tu bishave tė fushave.

3

Kanė derdhur gjakun e tyre si ujė rreth Jeruzalemit, nė mėnyrė qė asnjeri tė mos i varroste.

4

Jemi bėrė njė turp pėr fqinjėt tanė, tallja dhe gazi i atyre qė na rrinė rreth e qark.

5

Deri kur, o Zot? A do tė jesh i zemėruar pėrjetė? A do tė flakėrojė smira jote si njė zjarr?

6

Lėsho zemėrimin tėnd mbi kombet qė nuk tė njohin dhe mbi mbretėritė qė nuk pėrmendin emrin tėnd,

7

sepse kanė gllabėruar Jakobin dhe kanė shkretuar banesėn e tij.

8

Mos kujto kundėr nesh fajet e tė pabesėve tanė; nxito tė na dalėsh para me dhembshuritė e tua, sepse jemi shumė tė vuajtur.

9

Na ndihmo, o Perėndi i shpėtimit, pėr lavdinė e emrit tėnd, dhe na ēliro dhe na fal mėkatet tona pėr hir tė emrit tėnd.

10

Sepse kombet do tė thonin: "Ku ėshtė Perėndia i tyre?". Para syve tona bėju tė njohur kombeve hakmarrjen e gjakut tė derdhur tė shėrbėtorėve tė tu.

11

Le tė arrijė deri tek ti rrėnkimi i robėrve; sipas fuqisė sė krahut tėnd, shpėto ata qė janė tė dėnuar me vdekje.

12

Dhe ktheju fqinjėve tonė shtatėfish tė zezėn qė tė kanė bėrė o Zot.

13

Dhe ne populli yt dhe kopeja e kullotės sate, do tė tė kremtojmė pėrjetė dhe do tė shpallim lavdinė tėnde brez pas brezi.

Psalmet 80