Bibla Shqip

Psalmet 68

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 69

1

Shpėtomė, o Perėndi, se ujėrat mė kanė arritur deri nė grykė.

2

Jam zhytur nė njė batak tė thellė dhe nuk gjej asnjė pikė mbėshtetjeje; kam arritur nė ujėra tė thella dhe rryma mė rrėmben me vete.

3

Jam lodhur duke bėrtitur, gryka mė ėshtė tharė; sytė e mi konsumohen nė pritje tė Perėndisė tim.

4

Ata qė mė urrejnė pa shkak janė mė tė shumtė se flokėt e mi; janė tė fuqishėm ata qė duan tė mė shkatėrrojnė dhe qė janė pa tė drejtė armiq tė mi; jam i detyruar tė kthej atė qė nuk kam vjedhur.

5

O Perėndi, ti e di marrėzinė time dhe fajet e mia nuk tė janė fshehur.

6

Mos u ngatėrrofshin pėr shkakun tim ata qė kanė shpresė te ti, o Zot, Zoti i ushtrive; mos u turpėrofshin pėr shkakun tim ata qė tė kėrkojnė, o Perėndi i Izraelit.

7

Pėr hir tė dashurisė sate unė po heq njė poshtėrim dhe turpi mė mbulon fytyrėn.

8

Unė jam i bėrė njė i huaj pėr vėllezėrit e mi dhe pėr bijtė e nėnes sime.

9

Sepse zelli i shtėpisė sate mė ka pėrpirė dhe fyerjet e rėnda tė atij qė tė fyen kanė rėnė mbi mua.

10

Kam qarė duke pikėlluar shpirtin tim me agjėrim, por kjo mė ka sjellė ēnderim.

11

Kam veshur madje si rroba njė thes, por u bėra pėr ta objekt talljeje.

12

Ata qė ulen te porta flasin pėr mua, dhe u bėra kėnga e pijanecėve.

13

Por sa pėr mua, o Zot, lutja ime tė drejtohet ty, o Zot, nė kohė tė pranueshme; nė dhembshurinė tėnde tė madhe pėrgjigjmu, o Perėndi, nė shpėtimin tėnd tė siguruar.

14

Mė nxirr nga bataku qė tė mos fundosem nė tė, dhe bėj qė tė ēlirohem nga ata qė mė urrejnė dhe nga ujėrat e thella.

15

Mos mė mbuloftė rryma e ujėrave, mos mė pėrpiftė humnera dhe mos u mbylltė gryka e pusit mbi mua.

16

Pėrgjigjmu, o Zot, sepse mirėsia jote ėshtė e ēmuar; nė dhembshuritė e tua tė mėdha sillu nga unė.

17

Mos e fshih fytyrėn tėnde nga shėrbėtori yt, sepse jam nė ankth; nxito tė mė pėrgjigjesh.

18

Afrohu te unė dhe mė shpjego; ēliromė nga armiqtė e mi.

19

Ti e njeh poshtėrsinė time, turpin tim dhe ēnderimin tim; armiqtė e mi janė tė gjithė para teje.

20

Fyerja e rėndė mė ka copėtuar zemrėn dhe jam plot hidhėrime; prita dikė qė tė mė pėrdėllentė por mė kot; prita dikė qė tė mė ngushėllonte, por nuk u paraqit asnjė.

21

Mė dhanė pėrkundrazi vrer nė vend tė ushqimit dhe pėr tė ma shuar etjen mė dhanė pėr tė pirė uthull.

22

U bėftė tryeza e tyre njė lak para tyre, dhe begatia e tyre njė kurth.

23

Ju errshin sytė atyre kėshtu qė tė mos shohin mė, dhe bėj qė ijėt e tyre tė lėkunden vazhdimisht.

24

Zbraz mbi ta zemėrimin tėnd dhe i zėntė zjarri i indinjatės sate.

25

Banesa e tyre u shkretoftė dhe askush mos banoftė nė ēadrat e tyre,

26

sepse pėrndjekin atė qė ti ke goditur dhe flasin me kėnaqėsi pėr dhembjen e atyre qė ti ke plagosur.

27

Shto kėtė faj fajit tė tyre dhe mos arrifshin kurrė tė kenė pjesė nė drejtėsinė tėnde.

28

U shofshin nga libri i jetės dhe mos u shkrofshin midis tė drejtėve.

29

Tani jam i hidhėruar dhe i dėshpėruar; shpėtimi yt, o Perėndi, mė lartoftė.

30

Unė do ta kremtoj emrin e Perėndisė me njė kėngė, dhe do ta madhėshtoj me lavde.

31

Dhe kjo do t`i pėlqejė Zotit mė tepėr se njė ka o njė dem me brirė dhe thonj.

32

Njerėzit e pėrulur do tė shohin dhe do tė gėzohen; dhe pėr ju qė kėrkoni Perėndinė, u pėrtėriftė zemra juaj.

33

Sepse Zoti kėnaq nevojtarėt dhe nuk pėrēmon robėrit e tij.

34

E mburrshin qiejtė dhe toka, detet dhe gjithēka lėviz nė to.

35

Sepse Perėndia do tė shpėtojė Sionin dhe do tė rindėrtojė qytetet e Judės; atėherė ata do tė banojnė nė to dhe do t`i zotėrojnė.

36

Dhe pasardhėsit e shėrbėtorėve tė tij do tė kenė trashėgiminė dhe ata qė e duan emrin e tij do tė banojnė aty.

Psalmet 70