Bibla Shqip

Psalmet 67

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 68

1

Perėndia u ēoftė dhe u shpėrndafshin armiqtė e tij, dhe ata qė e urrejnė ikshin para tij.

2

Ti do t`i shpėrndash ashtu si zhdavaritet tymi, ashtu si shkrihet dylli para zjarrit; kėshtu do tė vdesin tė pabesėt pėrpara Perėndisė.

3

Por tė drejtėt do tė gėzohen, do tė ngazėllohen pėrpara Perėndisė dhe do tė galdojnė me kėngė gėzimi.

4

Kėndojini Perėndisė, kėndojini lavde emrit tė tij; pregatitini rrugėn atij qė kalon me kalė nė shkretėtirė; emri i tij ėshtė Zoti; ngazėlloni para tij.

5

Perėndia nė banesėn e tij tė shenjtė ėshtė babai i jetimėve dhe mbrojtėsi i tė vejave.

6

Perėndia bėn qė i vetmuari tė banojė nė njė familje, ēliron tė burgosurit dhe siguron begatinė; por rebelėt mbeten nė tokė tė djegur.

7

O Perėndi, kur dole pėrpara popullit tėnd, kur marshove nėpėr shkretėtirė. (Sela)

8

toka u drodh; edhe qiejtė lėshuan ujė nė prani tė Perėndisė, vetė Sinai u drodh nė prani tė Perėndisė, Perėndisė tė Izraelit.

9

Ti ke derdhur njė shi tė bollshėm, o Perėndi, dhe i ke dhėnė pėrsėri fuqi trashėgimisė sate.

10

Kopeja jote gjeti njė banesė dhe nė mirėsinė tėnde, o Perėndi, je kujdesur pėr tė varfėrit.

11

Zoti shpalli fjalėn dhe i madh ishte numri i atyre qė e kanė shpallur:

12

"Mbretėrit e ushtrive ikin me ngut, ndėrsa kush ka mbetur nė shtėpi ndan plaēkėn.

13

Edhe nė se keni mbetur pėr tė pushuar ndėr vatha, ju jeni si krahėt e pėllumbeshės tė mbuluara me argjend dhe si pendėt e saj tė arta qė shkėlqejnė".

14

Kur i Plotfuqishmi i shpėrndau mbretėrit nė vend, Tsalmoni u mbulua me borė.

15

Njė mal i Perėndisė ėshtė mali i Bashanit, njė mal me shumė maja ėshtė mali i Bashanit.

16

O male me shumė maja pse shikoni me zili malin qė Perėndia ka zgjedhur pėr banesė tė tij? Po, Zoti do tė banojė atje pėrjetė.

17

Qerret e Perėndisė janė njė mori, mijėra e mijėra, Zoti ėshtė midis tyre ashtu si nė Sinai, nė shenjtėrinė e tij.

18

Ti je ngjitur lart, ke burgosur robėrinė, ke marrė dhurata nga njerėzit edhe nga rebelėt, me qėllim qė ti, o Zot Perėndi tė mund tė qėndrosh atje.

19

I bekuar qoftė Zoti, qė pėr ditė mbart barrat tona; ai ėshtė Perėndia i shpėtimit tonė. (Sela)

20

Perėndia ėshtė pėr ne Perėndia qė ēliron, dhe Zotit, Zotit, i pėrket ēlirimi nga vdekja.

21

Po, Perėndia do tė shtypė kokėn e armiqve tė tij, kokėn me flokė tė gjata tė atyre qė ecin nė mėkat tė tij.

22

Zoti ka thėnė: "Do t`i kthej nga Bashani, do t`i kthej nga humnerat e detit,

23

me qėllim qė ti tė dėrrmosh armiqtė e tu, duke futur thellė kėmbėn tėnde nė gjakun e tyre, dhe gjuha e qenve tė tu tė ketė pjesėn qė i takon".

24

Ata kanė parė varganin tėnd, o Perėndi, varganin e Perėndisė tim, e Mbretit tim nė shenjtėrore.

25

Kėngėtarėt ecnin pėrpara, ata qė u binin veglave vinin nė fund, dhe nė mes qėndronin vajzat qė u binin dajreve.

26

Bekoni Perėndinė nė kuvendet; bekoni Zotin ju qė jeni nga gurra e Izraelit.

27

Ja, Beniamini, mė i vogli, por udhėheqėsi i tyre, princat e Judės me trupat e tyre, princat e Zabulonit, princat e Neftalit.

28

Perėndia yt ka vendosur forcėn tėnde; forco, o Perėndi, sa ke bėrė pėr ne.

29

Pėr shkak tė tempullit tėnd nė Jeruzalem, mbretėrit do tė tė sjellin dhurata.

30

Shaj kafshėn e kallamishteve, tufėn e demave me viēat e popujve, deri sa tė poshtėrohen duke sjellė shufra argjendi; shpėrndaji popujt qė kėnaqen duke bėrė luftė.

31

Nga Egjipti do tė sjellin metal qė shkėlqen, Etiopia do tė nxitojė t`i shtrijė Perėndisė duart e saj.

32

O mbretėri tė tokės, kėndojini Perėndisė; kėndojini lavde Zotit, (Sela)

33

atij qė shkon me kalė mbi qiejtė e qiejve tė pėrjetshme, ai nxjerr zėrin e tij, njė zė tė fuqishėm.

34

Pranoni fuqinė e Perėndisė, madhėshtia e tij qėndron mbi Izraelin dhe fuqia e tij ėshtė nė qiejtė.

35

O Perėndi, ti je i tmerrshėm nga shenjtorja jote; Perėndia i Izraelit ėshtė ai qė i jep forcė dhe fuqi popullit. I bekuar qoftė Perėndia!

Psalmet 69