Bibla Shqip

Psalmet 65

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 66

1

Lėshoni klithma gėzimi Perėndisė, ju tė gjithė banorė tė tokės;

2

i kėndoni himne lavdisė sė emrit tė tij; bėjeni zulmėmadh lėvdimin e tij.

3

I thoni Perėndisė: "Sa tė tmerrshme janė veprat e tua! Pėr shkak tė madhėshtisė sė fuqisė sate armiqtė e tu do tė tė nėnshtrohen ty.

4

Tėrė toka do tė tė adhurojė dhe do tė kėndojė pėr ty, do tė kėndojė lėvdimet e emrit tėnd. (Sela)

5

Ejani dhe admironi atė qė Perėndia ka bėrė; ai ėshtė i tmerrshėm nė veprat tij pėr bijtė e njerėzve.

6

Ai e ndryshoi detin nė tokė tė thatė; populli i tij e kaloi lumin me kėmbė tė thata; le tė gėzohemi, pra, bashkė me tė.

7

Me fuqinė e tij ai mbretėron nė pėrjetėsi; sytė e tij kėqyrin kombet. Mos lejoni qė rebelėt tė ngrenė krye. (Sela)

8

Ju o popuj, bekoni Perėndinė tonė; dhe shpallni me zė tė lartė lėvdimin e tij.

9

Ai na mban gjallė dhe nuk lejon qė kėmbėt tona tė pengohen.

10

Sepse ti na ke vėnė nė provė, o Perėndi, na ke pastruar ashtu si pastrohet argjendi.

11

Na ke bėrė tė biem nė rrjetė, ke vėnė njė barrė tė rėndė mbi kurrizet tona.

12

Ke bėrė qė njerėzit tė ecin me kalė mbi kokėn tonė; kemi kaluar nėpėr zjarr dhe nėpėr ujė, por ti na ke nxjerrė jashtė nė njė vend tė freskėt.

13

Unė do tė hyj nė shtėpinė tėnde me olokauste; do tė plotėsoj zotimet e mia,

14

qė buzėt e mia kanė formuluar dhe qė goja ime ka shqiptuar kur kaloja fatkeqėsi.

15

Do tė tė ofroj olokauste kafshėsh tė majme, me erėn e kėndshme tė deshve; do tė flijoj qe dhe cjep. (Sela)

16

Ejani dhe dėgjoni, ju tė gjithė qė i trėmbeni Perėndisė, dhe unė do t`ju tregoj atė qė ai bėri pėr shpirtin tim.

17

I thirra atij me gojėn time dhe e pėrlėvdova me gjuhėn time.

18

Po tė kisha ruajtur tė keqen nė zemrėn time, Zoti nuk do tė mė kishte dėgjuar.

19

Por Perėndia mė dėgjoi dhe i kushtoi kujdes zėrit tė lutjes sime.

20

Qoftė i bekuar Perėndia, qė nuk e hodhi poshtė lutjen time dhe nuk mė mohoi mirėsinė e tij.

Psalmet 67