Bibla Shqip

Psalmet 64

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 65

1

Ty, o Perėndi, tė pėrket lėvdimi nė Sion; dhe do tė kryhen zotimet para teje.

2

Te ti, qė plotėson lutjen, do tė vijė ēdo krijesė.

3

Mėkatet mė kishin mundur, por ti siguron faljen pėr shkeljet tona.

4

Lum ai njeri qė ti e zgjedh dhe e afron pranė vetes, qė tė banojė nė oborret e tua; ne do tė ngopemi me tė mirat e shtėpisė sate, me gjėrat e shenjta tė tempullit tėnd.

5

Nė drejtėsinė tėnde, ti na pėrgjigjesh me vepra tė tmerrshme, o Perėndia i shpėtimit tonė, ti qė je shpresa e skajeve tė tokės dhe e deteve tė largėta.

6

Me fuqinė tėnde i ke bėrė malet tė patundshėm dhe i ke ngjeshur me forcė.

7

Ti qetėson zhurmėn e deteve, zhurmėn e valėve tė tyre dhe trazirėn e popujve.

8

Dhe ata qė banojnė nė skajet e tokės kanė frikė nga mrekullitė e tua; ti bėn qė tė shpėrthejnė britma gėzimi nga lindja dhe nga perėndimi.

9

Ti e viziton tokėn dhe bėn qė ajo tė prodhojė mė tepėr, e pasuron nė njė masė tė madhe; lumi i Perėndisė ėshtė plot ujė; ti u siguron njerėzve grurin e tyre, mbasi e ke pėrgatitur tokėn.

10

Ti i mbush me ujė brazdat e saj, sheshon plisat, e zbut me shirat dhe bekon filizat.

11

Ti e kurorėzon motin me bujarinė tėnde tė madhe dhe gjurmėt e tua dallohen me bollėkun e tė mirave.

12

Kullotat e shkretėtirės janė plot me ujė, dhe kodrinat janė mbuluar me gėzim.

13

Kullotat mbulohen me kope dhe luginat mbulohen me grurė; ato lėshojnė britma gėzimi dhe kėndojnė.

Psalmet 66