Bibla Shqip

Psalmet 54

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 55

1

O Perėndi, vėri veshin lutjes sime dhe ki parasysh kėrkesėn time.

2

Dėgjo kėrkesėn time dhe pėrgjigjmu; ankohem vazhdimisht dhe rėnkoj,

3

pėr zėrin e armikut, pėr shtypjen e tė pabesit; sepse mė bien mbi kurriz disa fatkeqėsi dhe nė zemėrimin e tyre mė ndjekin kėmba kėmbės.

4

Zemra ime ėshtė e shqetėsuar nė trupin tim dhe tmerre qė shkaktojnė vdekjen kanė rėnė mbi mua.

5

Frika dhe tė drithma mė kanė sulmuar dhe tmerri mė ka mposhtur.

6

Prandaj kam thėnė: "Ah, sikur tė kisha krahė si njė pėllumb! Do tė fluturoja larg pėr tė gjetur prehje.

7

Ja, do tė ikja larg dhe do tė qėndroja nė shkretėtirė. (Sela)

8

Do tė shpejtoja pėr tė gjetur njė strehė nga era e furishme dhe nga furtuna".

9

Shkatėrroji, o Zot, ngatėrro gjuhėt e tyre, sepse kam parė dhunė dhe kacafytje nė qytet.

10

Ditėn dhe natėn sillen mbi muret e tij; brenda tij sundojnė e keqja dhe ēoroditja.

11

Nė mes tė tij ėshtė lakmia; shtypja dhe gėnjeshtra janė tė zakonshme nė rrugėt e tij.

12

Sepse nuk ka qenė njė armiku im qė tallej me mua, pėrndryshe do ta kisha duruar; nuk ka qenė njė qė mė urrente ai qė u ngrit kundėr meje, ndryshe do t`i isha fshehur atij.

13

Por ke qenė ti, njė njeri si unė, shoku im dhe miku im i ngushtė.

14

Bėnim bashkė biseda tė kėndshme dhe shkonim bashkė nė shtėpinė e Perėndisė.

15

I zėntė befas vdekja, u ulshin tė gjallė nė Sheol, sepse nė banesat e tyre dhe nė mes tyre nuk ka veēse ligėsi.

16

Sa pėr mua, do t`i kėrkoj ndihmė Perėndisė, dhe Zoti do tė mė shpėtojė.

17

Nė mbrėmje, nė mėngjes dhe nė mesditė do tė ankohem dhe do tė rėnkoj, dhe ai do tė dėgjojė zėrin tim.

18

Ai do ta shpengojė jetėn time dhe do ta sigurojė nga lufta qė bėhet kundėr meje, sepse janė tė shumtė ata qė janė ngritur kundėr meje.

19

Perėndia do tė mė dėgjojė dhe ka pėr t`i poshtėruar, ai qė ulet si sovran gjithnjė, sepse ata nuk ndryshojnė dhe nuk kanė frikė nga Perėndia. (Sela)

20

Ai ka shtrirė duart kundėr atyre qė jetonin nė paqe me tė, ka shkelur besėlidhjen e tij.

21

Goja e tij ishte mė e ėmbėl se gjalpi, por nė zemėr ai kishte luftėn; fjalėt e tij ishin mė tė buta se vaji, por ishin shpata tė zhveshura.

22

Hidh mbi Zotin barrėn tėnde, dha ai do tė tė mbajė; ai nuk do tė lejojė kurrė qė i drejti tė lėkundet.

23

Por ti, o Perėndi, do t`i zbresėsh kėta nė pusin e humbjes; njerėzit gjakatarė dhe hileqarė nuk do tė arrijnė nė gjysmėn e ditėve tė tyre; por unė do tė kem besim te ti.

Psalmet 56