Bibla Shqip

Psalmet 52

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 53

1

Njeriu i pamend nė zemėr tė vet ka thėnė: "Perėndi nuk ka". Janė tė korruptuar, bėjnė gjėra tė neveritshme; s`ka njeri qė tė bėjė tė mirėn.

2

Perėndia shikon nga qielli bijtė e njerėzve, pėr tė parė nė se ndonjė prej tyre ka mend dhe kėrkon Perėndinė.

3

Tė gjithė janė shmangur, tė gjithė janė prishur; nuk ka njeri qė tė bėjė tė mirėn, as edhe njė.

4

Nuk kanė asnjė dije kėta veprues tė paudhėsisė qė gllabėrojnė popullin tim sikur tė hanin bukė, dhe nuk kėrkojnė Perėndinė?

5

Sepse i ka zėnė njė frikė e madhe, aty kur nuk kishte arsye pėr frikė, sepse Perėndia i ka shpėrndarė eshtrat e atyre qė ngrihen kundėr teje. Ti e mbulove me turp, sepse Perėndia i ka hedhur poshtė.

6

Kush do tė dėrgojė nga Sioni shpėtimin e Izraelit? Kur Perėndia do tė rivendosė fatin e popullit tė tij nė robėri, Jakobi do tė ngazėllojė, Izraeli do tė gėzohet.

Psalmet 54