Bibla Shqip

Psalmet 48

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 49

1

Dėgjoni gjithė popujt, vini veshin, o banorė tė botės,

2

qofshin njerėz tė popullit dhe fisnikė, tė pasur dhe tė varfėr tok.

3

Nga goja ime do tė dalin fjalė diturie dhe kredhja nė mendime e zemrės sime do tė sjellė mirėkuptim.

4

Unė do ta ndjek njė proverb, do ta paraqes enigmėn time me harpė.

5

Pse duhet tė kem frikė nga ditėt e fatkeqėsisė, kur mė rrethon ligėsia e kundėrshtarėve tė mi,

6

ata qė kanė besim nė pasuritė e tyre dhe mburren me bollėkun e pasurisė sė tyre?

7

Asnjeri nuk mund tė shpengojė kurrsesi vėllanė e tij, as t`i japė Perėndisė ēmimin e shpengimit tė tij,

8

sepse shpengimi i shpirtit tė tij ėshtė shumė i shtrenjtė, dhe ēmimi i saj nuk do tė mjaftonte kurrė,

9

pėr tė bėrė qė ai tė jetojė pėrjetė dhe tė mos shohė gropėn.

10

Nė fakt tė gjithė shohin qė njerėzit e urtė vdesin dhe qė po nė atė mėnyrė vdesin njerėzit e pamend a mendjeshkurtėr, duke ua lėnė tė tjerėve pasuritė e tyre.

11

Me mendjen e tyre ata pandehin se shtėpitė e tyre do tė qėndrojnė pėr gjithnjė, qė banesat e tyre janė tė pėrjetshme; dhe kėshtu u vėnė tokave emrin e tyre.

12

Megjithatė edhe njeriu qė jeton nė mes tė pasurive nuk e ka tė gjatė; ai ėshtė njėlloj si kafshėt qė mbarojnė.

13

Kjo ėshtė sjellja e njerėzve pa mend dhe e atyre qė u shkojnė dhe miratojnė fjalimet e tyre. (Sela)

14

Shtyhen si dele nė drejtim tė Sheolit; vdekja do t`i pėrpijė dhe nė mėngjes njerėzit e drejtė do tė sundojnė mbi ta. Luksi i tyre do tė marrė fund nė Sheol, larg banesės sė tyre.

15

Por Perėndia im do ta shpengojė shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do tė mė pranojė. (Sela)

16

Mos kij frikė kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtėpisė sė tij rritet,

17

sepse kur do tė vdesė, nuk do tė marrė asgjė me vete; lavdia e tij nuk do tė zbresė pas tij.

18

Edhe nė se nė jetė e ndjente veten tė lumtur (nė fakt njerėzia tė lavdėron kur pasurohesh),

19

ai do tė arrijė brezin e etėrve tė tij, qė nuk do ta shohin kurrė mė dritėn.

20

Njeriu qė jeton nė mes tė pasurive pa pasur gjykim ėshtė njėlloj si kafshėt qė zhduken.

Psalmet 50