Bibla Shqip

Psalmet 47

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 48

1

I madh ėshtė Zoti dhe meriton tė lėvdohet nė kulm nė qytetin e Perėndisė tonė, nė malin e tij tė shenjtė.

2

I bukur pėr nga lartėsia e tij, gėzimi i gjithė dheut ėshtė mali i Sionit, nga ana e veriut, qyteti i Mbretit tė madh.

3

Nė pallatet e tij Perėndia u bė i njohur si njė kala e papushtueshme.

4

Ja, mbretėrit ishin mbledhur dhe shikonin pėrpara bashkarisht,

5

por sa e panė, mbetėn tė shushatur dhe ikėn tė tmerruar.

6

Atje i zunė drithmat dhe si tė prerat e lindjes,

7

nė tė njėjtėn mėnyrė si era e lindjes qė i bėn copė-copė anijet e Tarshishit.

8

Siē e kishim dėgjuar, ashtu pamė nė qytetin e Zotit disa ushtri, nė qytetin e Perėndisė tonė; Perėndia do ta bėjė tė qėndrueshėm pėrjetė.

9

Nė tempullin tėnd, o Perėndi, ne kemi rėnė nė mendime mbi mirėsinė tėnde.

10

Ashtu si emri yt, o Perėndi, kėshtu lėvdimi yt arrin deri nė skajet e tokės; dora jote e djathtė ėshtė tėrė drejtėsi.

11

Le tė gėzohet mali Sion, le tė ngazėllojnė vajzat e Judės pėr gjykimet e tua.

12

I bini rrotull Sionit, vizitojeni, numėroni kullat e tij,

13

kėqyrni fortesat e tij, admironi pallatet e tij, me qėllim qė tė mund t`ia tregoni brezave qė do tė vijnė.

14

Sepse ky Perėndi ėshtė Perėndia ynė nė pėrjetėsi, pėrjetė, gjithnjė; ai do tė jetė udhėheqėsi ynė deri nė vdekje.

Psalmet 49