Bibla Shqip

Psalmet 46

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 47

1

Duartrokisni, o popuj; kremtojeni Perėndinė me britma triumfi.

2

Sepse Zoti, Shumė i Larti, ėshtė i tmerrshėm, njė mbret i madh mbi gjithė dheun.

3

Ai do tė na nėnshtrojė popujt dhe kombet do t`i vėrė nėn kėmbėt tona.

4

Ai do tė zgjedhė pėr ne trashėgiminė tonė, lavdinė e Jakobit qė ai e do. (Sela)

5

Perėndia ėshtė ngritur nė mes brohoritjesh gėzimi, Zoti me tingujt e borive.

6

Kėndojini lavde Perėndisė tonė, kėndojini lavde! Kėndojini lavde mbretit tonė, kėndojini lavde!

7

Sepse Perėndia ėshtė mbreti i gjithė dheut, kėndojini lavde me zotėsi.

8

Perėndia mbretėron mbi kombet; Perėndia ulet mbi fronin e tij tė shenjtė.

9

Princat e popujve, populli i Perėndisė tė Abrahamit, janė mbledhur bashkė; sepse Perėndisė i pėrkasin mburojat e tokės; atė e lėvdojnė me tė madhe.

Psalmet 48