Bibla Shqip

Psalmet 30

Psalmet

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Gjeta strehė te ti, o Zot; bėj qė unė tė mos ngatėrrohem kurrė; ēliromė pėr drejtėsinė tėnde.

2

Ma vėr veshin, nxito tė mė ēlirosh; bėhu pėr mua njė kėshtjellė e fortė dhe njė vend i fortifikuar qė tė mė shpėtosh.

3

Sepse ti je kėshtjella ime dhe kalaja ime; pėr hir tė emrit tėnd mė udhėhiq dhe tregomė udhėn.

4

Nxirrmė jashtė rrjetės qė mė kanė ngritur fshehurazi, sepse ti je kėshtjella ime.

5

Nė duart e tua unė e besoj frymėn time; ti mė shpengove, o Zot, Perėndi e sė vėrtetės.

6

Unė i urrej ata qė kanė dėshirė pėr t`u dukur, por kam besim te Zoti.

7

Unė do tė ngazėlloj dhe do tė kėnaqem me mirėsinė tėnde, sepse ti ke parė pikėllimin tim dhe i ke kuptuar ankthet e shpirtit tim,

8

dhe nuk mė dorėzove nė duart e armikut, por m`i vure kėmbėt nė njė vend tė gjerė.

9

Ki mėshirė pėr mua, o Zot, sepse jam me ankth; syri im, shpirti im dhe tė pėrbrendshmet e mia po treten nga dhembja,

10

sepse jeta ime po mpaket nga pikėllimi dhe vitet e mia nga tė qarat; forca ime po mpaket pėr shkak tė mėkatit tim dhe kockat e mia po treten.

11

Jam bėrė njė turp pėr tėrė armiqtė e mi, veēanėrisht pėr tė afėrmit e mi dhe njė tmer pėr tė njohurit e mi; ata qė mė shohin rrugės, ikin larg meje.

12

Zemra e tyre mė ka harruar si tė isha njė njeri i vdekur; i pėrngjaj njė vazoje tė thyer.

13

Sepse dėgjoi shpifjet e shumė njerėzve; rreth e qark sundon tmerri, ndėrsa ata kėshillohen midis tyre kundėr meje dhe kurdisin komplote pėr tė mė zhdukur.

14

Por unė kam besim te ti, o Zot; kam thėnė: "Ti je Perėndia im".

15

Ditėt e mia janė nė dorėn tėndė; ēliromė nga duart e armiqve tė mi dhe tė atyre qė mė pėrndjekin.

16

Bėj qė tė shkelqejė fytyra jote mbi shėrbėtorin tėnd; shpėtomė pėr hir tė mirėsisė sate.

17

O Zot, bėj qė unė tė mos jem i pėshtjelluar, pse tė kam kėrkuar; u pėshtjellofshin tė pabesėt dhe rėnēin nė heshtje nė Sheol.

18

Mbeēin pa fjalė buzėt gėnjeshtare, qė flasin pa turp kundėr tė drejtit, me mėndjemadhėsi dhe pėrēmim.

19

Sa e madhe ėshtė mirėsia jote qė ti u rezervon atyre qė kanė frikė nga ti, dhe qė ti pėrdor nė prani tė bijve tė njerėzve ndaj atyre qė gjejnė strehė te ti!

20

Ti i fsheh nė strehėn e fshehtė tė pranisė sate nga grackat e njerėzve, ti i ruan nė njė ēadėr tė mbrojtur nga grindjet me fjalė.

21

Qoftė i bekuar Zoti, sepse mė ėshtė treguar shumė dashamirės, duke mė vendosur si nė njė vend tė fortifikuar.

22

Kurse unė, nė hutimin tim, thoja: "Mė kanė larguar nga prania jote"; por ti dėgjove zėrin e lutjeve tė mia kur tė klitha ty.

23

Duajeni Zotin, ju, gjithė shenjtorė tė tij! Zoti i mbron besnikėt dhe i shpaguan gjerėsisht ata qė veprojnė me kryelartėsi.

24

Qofshi tė fortė, mbarė ju qė shpresoni tek Zoti, dhe ai do ta bėjė tė patundur zemrėn tuaj.

Psalmet 32