Bibla Shqip

Jobi 37

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 38

1

Atėherė Zoti iu pėrgjigj Jobit nė mes tė furtunės dhe i tha:

2

"Kush ėshtė ai qė e errėson planin tim me fjalė qė nuk kanė kuptim?

3

Mirė, pra, ngjishe brezin si njė trim; unė do tė tė pyes dhe ti do tė mė pėrgjigjesh.

4

Ku ishe kur unė hidhja themelet e tokės? Thuaje, nė rast se ke aq zgjuarsi.

5

Kush ka vendosur pėrmasat e saj, nė rast se e di, ose kush ka vėnė mbi tė litarin pėr ta matur?

6

Ku janė vendosur themelet e saj, ose kush ia vuri gurin qoshes,

7

kur yjet e mėngjesit kėndonin tė gjithė sė bashku dhe tėrė bijtė e Perėndisė lėshonin britma gėzimi?

8

Kush e mbylli me porta detin kur shpėrtheu duke dalė nga gjiri i nėnės,

9

kur i dhashė retė pėr rroba dhe terrin pėr pelena?

10

Kur i caktova njė kufi dhe i vendosa shufra hekuri dhe porta,

11

dhe thashė: "Ti do tė arrish deri kėtu, por jo mė tutje; kėtu do tė ndalen valėt e tua krenare!"?

12

Qė kur se ti jeton a ke dhėnė urdhra nė mėngjes ose i ke treguar vendin agimit,

13

qė ai tė kapė skajet e tokės dhe tė tronditė njerėzit e kėqij?

14

Ndėrron trajtė si argjila nėn vulė dhe shquhet si njė veshje.

15

Njerėzve tė kėqij u mohohet drita dhe krahu i ngritur u copėtohet.

16

A ke arritur vallė deri nė burimet e detit ose a ke vajtur vallė nė kėrkim tė thellėsirave tė humnerės?

17

Tė janė treguar portat e vdekjes, apo ke parė vallė portat e hijes sė vdekjes?

18

A e ke vėnė re gjerėsinė e tokės. Thuaje, nė rast se i di tė gjitha kėto!

19

Ku ėshtė rruga qė tė ēon nė banesėn e dritės? Dhe terri, ku ėshtė vendi i tij,

20

qė ti tė mund t`i ēosh nė vendin e tij, dhe tė mund tė njohėsh shtigjet qė tė ēojnė nė shtėpinė e tij?

21

Ti e di, sepse atėherė kishe lindur, dhe numri i ditėve tė tua ėshtė i madh.

22

Vallė, a ke hyrė ndonjė herė nė depozitat e borės ose a ke parė vallė depozitat e breshėrit

23

qė unė i mbaj nė ruajtje pėr kohėrat e fatkeqėsive, pėr ditėn e betejės dhe tė luftės?

24

Nėpėr ēfarė rruge pėrhapet drita ose pėrhapet era e lindjes mbi tokė?

25

Kush ka hapur njė kanal pėr ujėrat qė vėrshojnė dhe rrugėn pėr bubullimėn e rrufeve,

26

qė tė bjerė shi mbi tokė tė pabanuar, mbi njė shkretėtirė, ku nuk ka asnjė njeri,

27

pėr tė shuar etjen e shkretėtirave tė mjeruara, pėr tė bėrė qė tė mbijė dhe tė rritet bari?

28

Shiu, vallė, a ka njė baba? Ose kush i prodhon pikat e vesės?

29

Nga gjiri i kujt del akulli dhe kush e krijon brymėn e qiellit?

30

Ujėrat ngurtėsohen si guri dhe sipėrfaqja e humnerės ngrin.

31

A mund t`i bashkosh ti lidhjet e Plejadave, apo tė zgjidhėsh vargjet e Orionit?

32

A i bėn ti tė duken yllėsitė nė kohėn e tyre, apo e drejton ti Arushėn e Madhe me tė vegjlit e saj?

33

A i njeh ti ligjet e qiellit, ose a mund tė vendosėsh ti sundimin e tyre mbi tokė?

34

A mund ta ēosh zėrin tėnd deri nė retė me qėllim qė tė mbulohesh nga shiu i bollshėm?

35

Mos je ti ai qė hedh rrufetė atje ku duhet tė shkojnė, duke thėnė: "Ja ku jam?".

36

Kush e ka vėnė diturinė nė mendje, ose kush i ka dhėnė gjykim zemrės?

37

Kush numėron retė me anė tė diturisė, dhe kush derdh shakujt e qiellit

38

kur pluhuri shkrihet nė njė masė dhe plisat bashkohen midis tyre?

39

A mund ta gjuash ti gjahun pėr luaneshėn apo tė ngopėsh tė vegjlit e uritur tė luanit,

40

kur struken nė strofkat e tyre apo rrinė nė pritė nė strukėn e tyre?

41

Kush i siguron korbit ushqimin e tij, kur zogjtė e tij i thėrrasin Perėndisė dhe enden pa ushqim?

Jobi 39