Bibla Shqip

Jobi 28

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Jobi e rifilloi ligjėratėn e tij dhe tha:

2

"Ah, sikur tė isha si nė muajt e sė kaluarės, si nė ditėt kur Perėndia mė mbronte,

3

kur llamba e tij shkėlqente mbi kokėn time dhe me dritėn e saj ecja nė mes tė errėsirės;

4

siē isha nė ditėt e pjekurisė sime, kur mendja e fshehtė e Perėndisė kujdesej pėr ēadrėn time,

5

kur i Plotfuqishmi ishte akoma me mua dhe bijtė e mi mė rrinin pėrqark;

6

kur laja kėmbėt e mia nė gjalpė dhe shkėmbi derdhte pėr mua rrėke vaji.

7

Kur dilja ne drejtim tė portės sė qytetit dhe ngrija fronin tim nė shesh,

8

tė rinjtė, duke mė parė, hiqeshin mėnjanė, pleqtė ngriheshin dhe qėndronin mė kėmbė;

9

princat ndėrprisnin bisedat dhe vinin dorėn mbi gojė;

10

zėri i krerėve bėhej mė i dobėt dhe gjuha e tyre ngjitej te qiellza.

11

veshi qė mė dėgjonte, mė shpallte tė lumtur, dhe syri qė mė shihte, dėshmonte pėr mua,

12

sepse ēliroja tė varfrin qė klithte pėr ndihmė, dhe jetimin qė nuk kishte njeri qė ta ndihmonte.

13

Bekimi i atij qė ishte duke vdekur zbriste mbi mua dhe unė e gėzoja zemrėn e gruas sė ve.

14

Isha i veshur me drejtėsi dhe ajo mė mbulonte; drejtėsia ime mė shėrbente si mantel dhe si ēallmė.

15

Isha sy pėr tė verbėrin dhe kėmbė pėr ēalamanin;

16

isha njė baba pėr tė varfrit dhe hetoja rastin qė nuk njihja.

17

I thyeja nofullat njeriut tė keq dhe rrėmbeja gjahun nga dhėmbėt e tij.

18

Dhe mendoja: "Kam pėr tė vdekur nė folenė time dhe do tė shumėzoj ditėt e mia si rėra;

19

rrėnjėt e mia do tė zgjaten nė drejtim tė ujėrave, vesa do tė qėndrojė tėrė natėn nė degėn time;

20

lavdia ime do tė jetė gjithnjė e re tek unė dhe harku im do tė fitojė forcė tė re nė dorėn time".

21

Tė pranishmit mė dėgjonin duke pritur dhe heshtnin pėr tė dėgjuar kėshillėn time.

22

Mbas fjalės sime ata nuk pėrgjigjeshin, dhe fjalėt e mia binin mbi ta si pika vese.

23

Mė prisnin ashtu si pritet shiu dhe hapnin gojėn e tyre si pėr shiun e fundit.

24

Unė u buzėqeshja kur kishin humbur besimin, dhe nuk mund ta pakėsonin dritėn e fytyrės sime.

25

Kur shkoja tek ata, ulesha si kryetar dhe rrija si njė mbret midis trupave tė tij, si njė qė ngushėllon tė dėshpėruarit.

Jobi 30