Bibla Shqip

Jobi 27

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

"Me siguri ka njė minierė pėr argjendin dhe njė vend ku bėhet rafinimi i arit.

2

Hekuri nxirret nga toka dhe guri i shkrirė jep bakrin.

3

Njeriu i jep fund territ dhe hulumton thellėsitė mė tė mėdha nė kėrkim tė gurėve tė varrosur nė terr dhe nė hijen e vdekjes.

4

Ai ēel njė pus larg vendbanimit, nė vende tė harruara nga kėmbėsorėt; janė pezull dhe lėkunden larg njerėzve.

5

Sa pėr tokėn, prej asaj del buka, por nga poshtė ėshtė e trazuar nga zjarri.

6

Gurėt e saj janė banesa e safirėve dhe pėrmbajnė pluhur ari.

7

Shpendi grabitqar nuk e njeh shtegun dhe as syri i skifterit nuk e ka parė kurrė.

8

Bishat e egra nuk e kanė pėrshkruar dhe as luani nuk ka kaluar kurrė andej.

9

Njeriu vė dorė mbi strallin dhe i rrėzon malet nga rrėnjėt.

10

Hap galeri ndėr shkėmbinj dhe syri i tij sheh gjithēka qė ėshtė e ēmuar.

11

Zė rrjedhat ujore qė tė mos rrjedhin, dhe nxjerr nė dritė gjėrat e fshehura.

12

Po ku mund ta gjesh diturinė, dhe ku ėshtė vendi i zgjuarsisė?

13

Njeriu nuk ua di vlerėn dhe ajo nuk gjendet mbi tokėn e tė gjallėve.

14

Humnera thotė: "Nuk ėshtė tek unė"; deti thotė: "Nuk qėndron pranė meje".

15

Nuk pėrftohet duke e shkėmbyer me ar tė rafinuar as blihet duke peshuar argjend.

16

Nuk shtihet nė dorė me arin e Ofirit, me oniksin e ēmuar ose me safirin.

17

Ari dhe kristali nuk mund tė barazohen me tė dhe nuk kėmbehet me enė ari tė kulluar.

18

Korali dhe kristali as qė meritojnė tė pėrmenden; vlera e diturisė ėshtė mė e madhe se margaritarėt.

19

Topazi i Etiopisė nuk mund tė barazohet dhe nuk mund tė vlerėsohet me ar tė kulluar.

20

Por atėherė nga rrjedh dituria dhe ku e ka selinė zgjuarsia?

21

Ajo u fshihet syve tė ēdo tė gjalli, ėshtė e mbuluar pėr zogjtė e qiellit.

22

Abadoni dhe vdekja thonė: "Kemi dėgjuar tė flitet pėr tė me veshėt tona".

23

Vetėm Perėndia njeh rrugėn e saj, vetėm ai e di ku ndodhet,

24

sepse ai vė re skajet e tokės dhe sheh tėrė ato qė ndodhen nėn qiejt.

25

Kur caktoi peshėn e erės dhe u caktoi ujėrave njė masė,

26

kur bėri njė ligj pėr shiun dhe njė rrugė pėr vetėtimėn e bubullimave,

27

atėherė pa dhe e tregoi, e vendosi dhe madje e hetoi,

28

dhe i tha njeriut: "Ja, tė kesh frikė nga Zoti, kjo ėshtė dituri, dhe t`i largohesh sė keqes ėshtė zgjuarsi"".

Jobi 29