Bibla Shqip

Jobi 21

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 22

1

Atėherė Elifazi nga Temani u pėrgjigj dhe tha:

2

"A mundet vallė njeriu t`i sigurojė ndonjė pėrfitim Perėndisė? Me siguri i urti i sjell tė mirė vetvetes.

3

Ēfarė kėnaqėsie ka prej saj i Plotfuqishmi, nė rast se ti je i drejtė, ose ēfarė pėrfitimi ka nė qoftė se ti ke njė sjellje tė ndershme?

4

Mos vallė nga frika qė ka prej teje ai ndėshkon dhe hyn nė gjyq me ty?

5

Apo ka gjasė mė shumė se kjo ka si shkak ligėsinė tėnde tė madhe dhe fajet e tua tė shumta?

6

Pa arsye nė fakt ti merrje pengje nga vėllezėrit e tu dhe i zhvishje tė zhveshurit nga rrobat e tyre.

7

Nuk i jepje ujė tė lodhurit dhe i refuzoje bukėn tė uriturit.

8

Toka i pėrkiste njeriut tė fuqishėm dhe banonte nė tė njeriu i nderuar.

9

E ktheje gruan e ve me duar bosh, dhe krahėt e jetimėve ishin tė kėputur.

10

Ja pse je rrethuar kudo nga leqe dhe drithma tė papritura tė turbullojnė,

11

ose njė errėsirė nuk tė lejon tė shikosh dhe njė vėrshim uji tė pėrmbyt.

12

A nuk ėshtė Perėndia lart nė qiejt? Shiko yjet e larta, sa lart ndodhen!

13

Dhe ti thua: "Ēfarė di Perėndia? A mund tė gjykojė nėpėrmjet territ tė dendur?

14

Re tė dendura e mbulojnė dhe kėshtu nuk mund tė shikojė, dhe shėtit mbi kupėn e qiejve".

15

A dėshiron ti tė ndjekėsh rrugėn e lashtė tė pėrshkruar prej kohe nga njerėzit e kėqij,

16

qė e ēuan larg para kohe, dhe themelin e tė cilėve e mori njė lum qė vėrshonte?

17

Ata i thonin Perėndisė: "Largohu nga ne! Ēfarė mund tė na bėjė i Plotfuqishmi?".

18

Megjithatė Perėndia ua kishte mbushur shtėpitė me tė mira. Por unė u rri larg kėshillave tė tė pabesėve.

19

Tė drejtėt e shohin kėtė dhe gėzohen, dhe i pafajmi tallet me ta;

20

po, me siguri, armiqtė tanė po shkatėrrohen, dhe zjarri po pėrpin atė qė mbetet.

21

Pajtohu, pra, me Perėndinė dhe do tė kesh siguri; kėshtu do tė kesh mirėqėnie.

22

Prano udhėzime nga goja e tij dhe shtjeri fjalėt e tij nė zemrėn tėnde.

23

Nė rast se kthehesh tek i Plotfuqishmi, do tė rimėkėmbesh; nė qoftė se largon paudhėsinė nga ēadrat e tua

24

dhe u hedh arin nė pluhur dhe arin e Ofirit ndėr gurėt e pėrroit,

25

atėherė i Plotfuqishmi do tė jetė ari yt, thesari yt prej argjendi.

26

Sepse atėherė do tė gjesh kėnaqėsinė tėnde tek i Plotfuqishmi dhe do tė ngresh fytyrėn nė drejtim tė Perėndisė.

27

Do t`i lutesh dhe ai do tė tė plotėsojė dėshirėn dhe ti do tė realizosh kushtet qė ke lidhur.

28

Do tė vendosėsh njė gjė dhe ajo do tė dalė mbarė, dhe mbi udhėn tėnde do tė shkėlqejė drita.

29

Kur do tė poshtėrojnė, ti do tė thuash: "Ngritja do tė vijė". Ai do tė pėrkrahė tė pėrulurin

30

dhe do tė ēlirojė edhe atė qė nuk ėshtė i pafajmė; po, ai do tė ēlirohet nga shkaku i pastėtisė sė duarve tė tua".

Jobi 23