Bibla Shqip

Jobi 13

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

"Njeriu i lindur nga njė grua jeton pak ditė dhe ėshtė plot shqetėsime.

2

Mbin si njė lule, pastaj pritet; ikėn me vrap si njė hije dhe nuk e ka tė gjatė.

3

Mbi njė qenie tė tillė ti i mban sytė tė hapur, dhe mė bėn qė tė dal nė gjyq bashkė me ty.

4

Kush mund tė nxjerrė njė gjė tė pastėr nga njė gjė e papastėr? Askush.

5

Sepse ditėt e saj janė tė caktuara, numri i muajve tė saj varet nga ti, dhe ti i ke vendosur kufij qė nuk mund t`i kapėrcejė.

6

Hiqe shikimin nga ai dhe lėre tė qetė, deri sa tė mbarojė ditėn e tij si njė argat.

7

Tė paktėn pėr drurin ka shpresė; nė rast se pritet, rritet pėrsėri dhe vazhdon tė mugullojė.

8

Edhe sikur rrėnjėt e tij tė plaken nėn tokė dhe trungu i tij tė vdesė nėn dhe,

9

me tė ndjerė ujin, mugullon pėrsėri dhe lėshon degė si njė bimė.

10

Njeriu pėrkundrazi vdes dhe mbetet i shtrirė pėr dhe; kur ėshtė duke nxjerrė frymėn e fundit, ku ėshtė, pra?

11

Mund tė mungojnė ujėrat nė det dhe njė lumė tė meket dhe tė thahet,

12

por njeriu qė dergjet nuk ngrihet mė; sa tė mos ketė mė qiej, nuk do tė zgjohet dhe nuk do tė ēohet mė nga gjumi i tij.

13

Ah sikur tė doje tė mė fshihje nė Sheol, tė mė mbaje tė fshehur sa tė kalonte zemėrimi yt, tė mė caktoje njė afat dhe tė mė kujtoje!

14

Nė qoftė se njeriu vdes, a mund tė kthehet pėrsėri nė jetė? Do tė prisja ēdo ditė tė shėrbimit tim tė rėndė, deri sa tė arrinte ora e ndryshimit tim.

15

Do tė mė thėrrisje dhe unė do tė tė pėrgjigjesha; ti do tė kishe njė dėshirė tė madhe pėr veprėn e duarve tė tua.

16

Atėherė ti do tė mė numėroje hapat, por nuk do tė vije re mėkatet e mia;

17

do ta vulosje nė njė thes mėkatin tim dhe do ta mbuloje fajin tim.

18

Por ashtu si njė mal rrėzohet dhe thėrrmohet, ashtu si njė shkėmb luan nga vendi i tij,

19

ashtu si ujėrat gėrryejnė gurėt dhe vėrshimet marrin me vete dheun, kėshtu ti shkatėrron shpresėn e njeriut.

20

Ti e vė pėrfund pėr gjithnjė, dhe ai shkon; ti ia prish fytyrėn dhe e dėbon.

21

Nė rast se bijtė e tij janė tė nderuar, ai nuk e di; po tė jenė tė pėrbuzur, ai nuk e vė re.

22

Ai ndjen vetėm dhembjen e madhe tė mishit tė tij dhe pikėllohet pėr veten e tij.

Jobi 15