Bibla Shqip

Jobi 11

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Atėherė Jobi u pėrgjigj dhe tha:

2

"Pa dyshim ju jeni njerėz tė urtė, dhe dituria do tė marrė fund me ju.

3

Edhe unė kam mendje si ju, dhe nuk bie mė poshtė se ju; pėrveē kėsaj, kush nuk i di gjėrat si kėto?

4

Jam bėrė gazi i miqve tė mi; unė, tė cilit Perėndia i pėrgjigjej kur i drejtohesha; tė drejtin, tė ndershmin, e kanė vėnė nė lojė.

5

Njė llambė, e pėrēmuar nė mendimet e atyre qė jetojnė nė mes tė tė mirave, ėshtė pėrgatitur pėr ata tė cilėve u merren kėmbėt.

6

Ēadrat e cubave pėrkundrazi janė tė qeta dhe e ndjejnė veten tė sigurt ata qė provokojnė Perėndinė dhe qė e hyjnizojnė forcėn e tyre.

7

Por pyeti tani kafshėt dhe do tė tė mėsojnė, zogjtė e qiellit dhe do tė ta thonė,

8

ose foli tokės, dhe ajo do tė tė mėsojė, dhe peshqit e detit do tė ta tregojnė.

9

Midis tėrė kėtyre krijesave, cila nuk e di qė dora e Zotit i ka bėrė kėto?

10

Ai ka nė dorė tė tij jetėn e ēdo gjallese dhe frymėn e ēdo qenieje njerėzore.

11

Veshi a nuk i shqyrton vallė fjalėt, ashtu si i shijon qiellza ushqimet?

12

Ndėr pleqtė gjejmė diturinė, dhe gjatėsia e ditėve u jep edhe gjykimin.

13

Por tek ai gjejmė diturinė dhe forcėn, atij i pėrkasin mendja dhe gjykimi.

14

Nė rast se ai shkatėrron, askush nuk mund tė rindėrtojė; nė rast se fut nė burg dikė, askush nuk mund t`ia hapė.

15

Nė rast se i ndal ujėrat, ēdo gjė thahet; po t`i lėrė tė lira, pėrmbytin tokėn.

16

Ai zotėron forcėn dhe diturinė; prej tij varen ai qė mashtrohet dhe ai qė mashtron.

17

Ai i bėn kėshilltarėt tė ecin zbathur, i bėn gjyqtarėt tė pamend.

18

Kėput verigat e imponuara nga mbretėrit dhe lidh me zinxhirė ijet e tyre.

19

I bėn qė tė ecin zbathur priftėrinjtė dhe pėrmbys tė fuqishmit.

20

I lė pa gojė ata tek tė cilėt ka besim dhe i lė pa mend pleqtė.

21

Zbraz pėrēmimin mbi fisnikėt dhe ua liron brezin tė fortėve.

22

Zbulon gjėrat e thella tė fshehura nė terr dhe sjell nė dritė hijen e vdekjes.

23

I bėn tė mėdha kombet dhe pastaj i shkatėrron, i zgjeron kombet dhe pastaj i mėrgon.

24

U heq arsyen sundimtarėve tė tokės dhe i bėn tė enden nė vende tė shkreta pa rrugė.

25

Ecin verbėrisht nė terr pa dritė dhe i bėn tė ecin si tė dehur".

Jobi 13