Bibla Shqip

Jobi 4

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

"Bėrtit, pra! A ka vallė ndonjė qė tė pėrgjigjet? Kujt prej shenjtorėve do t`i drejtohesh?

2

Zemėrimi nė fakt e vret tė pamendin dhe zilia e vret budallanė.

3

E kam parė tė pamendin tė lėshojė rrėnjė, por shumė shpejt e mallkova banesėn e tij.

4

Bijtė e tij nuk kanė asnjė siguri, janė tė shtypur te porta, dhe nuk ka njeri qė t`i mbrojė.

5

I urituri pėrpin tė korrat e tij, ia merr edhe sikur tė jenė midis gjembave, dhe njė lak pėrpin pasurinė e tij.

6

Sepse shpirtligėsia nuk del nga pluhuri dhe mundimi nuk mbin nga toka;

7

por njeriu lind pėr tė vuajtur, ashtu si shkėndija pėr t`u ngjitur lart.

8

Por unė do tė kėrkoja Perėndinė, dhe Perėndisė do t`i besoja ēėshtjen time,

9

atij qė bėn gjėra tė mėdha dhe qė nuk mund tė njihen; mrekulli tė panumėrta,

10

qė i jep shiun tokės dhe dėrgon ujin nė fushat;

11

qė ngre tė varfrit dhe vė nė siguri lart ata qė vuajnė.

12

I bėn tė kota synimet e dinakėve, dhe kėshtu duart e tyre nuk mund tė realizojnė planet e tyre;

13

i merr tė urtėt nė dredhinė e tyre, dhe kėshtu kėshilla e tė pandershmėve shpejt bėhet tym.

14

Gjatė ditės ata hasin nė errėsirė, bash nė mesditė ecin me tahmin sikur tė ishte natė;

15

por Perėndia e shpėton nevojtarin nga shpata, nga goja e tė fuqishmėve dhe nga duart e tyre.

16

Kėshtu ka shpresė pėr tė mjerin, por padrejtėsia ia mbyll gojėn atij.

17

Ja, lum njeriu qė Perėndia dėnon; prandaj ti mos e pėrbuz ndėshkimin e tė Plotfuqishmit;

18

sepse ai e bėn plagėn, dhe pastaj e fashon, plagos, por duart e tij shėrojnė.

19

Nga gjashtė fatkeqėsi ai do tė tė ēlirojė, po, nė tė shtatėn e keqja nuk do tė tė prekė.

20

Nė kohė zie do tė tė shpėtojė nga vdekja, nė kohė lufte nga forca e shpatės.

21

Do t`i shpėtosh fshikullit tė gjuhės, nuk do tė trembesh kur tė vijė shkatėrrimi.

22

Do tė qeshėsh me shkatėrrimin dhe me zinė, dhe nuk do tė kesh frikė nga bishat e dheut;

23

sepse do tė kesh njė besėlidhje me gurėt e dheut, dhe kafshėt e fushave do tė jenė nė paqe me ty.

24

Do tė dish qė ēadra jote ėshtė e siguruar; do tė vizitosh kullotat e tua dhe do tė shikosh qė nuk mungon asgjė.

25

Do tė kuptosh qė pasardhėsit e tu janė tė shumtė dhe tė vegjlit e tu si bari i fushave.

26

Do tė zbresėsh nė varr nė moshė tė shkuar, ashtu si nė stinėn e vet mblidhet njė tog duajsh.

27

Ja ē`kemi gjetur; kėshtu ėshtė. Dėgjoje dhe pėrfito".

Jobi 6