Bibla Shqip

Jobi 2

Jobi

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Atėherė Jobi hapi gojėn dhe mallkoi ditėn e lindjes sė tij.

2

Kėshtu Jobi mori fjalėn dhe tha:

3

"Humbtė dita nė tė cilėn linda dhe nata qė tha: "U ngjiz njė mashkull!".

4

Ajo ditė u bėftė terr, mos u kujdesoftė pėr tė Perėndia nga lart, dhe mos shkėlqeftė mbi tė drita!

5

E marrshin pėrsėri terri dhe hija e vdekjes, qėndroftė mbi tė njė re, furtuna e ditės e tmerroftė!

6

Atė natė e marrtė terri, mos hyftė nė ditėt e vitit, mos hyftė nė llogaritjen e muajve!

7

Po, ajo natė qoftė natė shterpe, mos depėrtoftė nė tė asnjė britmė gėzimi.

8

E mallkofshin ata qė mallkojnė ditėn, ata qė janė gati tė zgjojnė Leviathanin.

9

U errėsofshin yjet e muzgut tė tij, le tė presė dritėn; por mos e pastė fare dhe mos paftė ditėn qė agon,

10

sepse nuk e mbylli portėn e barkut tė nėnės sime dhe nuk ua fshehu dhembjen syve tė mi.

11

Pse nuk vdiqa nė barkun e nėnės sime? Pse nuk vdiqa sapo dola nga barku i saj?

12

Pse vallė mė kanė pritur gjunjėt, dhe sisėt pėr tė pirė?

13

Po, tani do tė dergjesha i qetė, do tė flija dhe do tė pushoja,

14

bashkė me mbretėrit dhe me kėshilltarėt e dheut, qė kanė ndėrtuar pėr vete rrėnoja tė shkretuara,

15

ose bashkė me princat qė kishin ar ose qė mbushėn me argjend pallatet e tyre.

16

Ose pse nuk qeshė si njė dėshtim i fshehur, si fėmijėt qė nuk e kanė parė kurrė dritėn?

17

Atje poshtė tė kėqinjtė nuk brengosen mė, atje poshtė ēlodhen tė lodhurit.

18

Atje poshtė tė burgosurit janė tė qetė bashkė, dhe nuk e dėgjojnė mė zėrin e xhelatit.

19

Atje poshtė ka tė vegjėl dhe tė mėdhenj, dhe skllavi ėshtė i lirė nga pronari i tij.

20

Pse t`i japėsh dritė fatkeqit dhe jetėn atij qė ka shpirtin nė hidhėrim,

21

tė cilėt presin vdekjen qė nuk vjen, dhe e kėrkojnė mė tepėr se thesaret e fshehura;

22

gėzohen shumė dhe ngazėllojnė kur gjejnė varrin?

23

Pse tė lindė njė njeri rruga e tė cilit ėshtė fshehur, dhe qė Perėndia e ka rrethuar nga ēdo anė?

24

Nė vend qė tė ushqehem, unė psherėtij, dhe rėnkimet e mia burojnė si uji.

25

Sepse ajo qė mė tremb mė shumė mė bie mbi krye, dhe ajo qė mė tmerron mė ndodh.

26

Nuk kam qetėsi, nuk kam prehje, por mė pushton shqetėsimi".

Jobi 4