Bibla Shqip

Ester 6

Ester

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 7

1

Mbreti dhe Hamani shkuan, pra, nė banketin bashkė me mbretėreshėn Ester.

2

Edhe ditėn e dytė, ndėrsa gjatė banketit po shėrbehej vera, mbreti i tha Esterit: "Cila ėshtė kėrkesa jote, o mbretėreshė Ester? Do tė tė plotėsohet. Ēfarė kėrkon? Edhe sikur tė jetė gjysma e mbretėrisė sime, do tė bėhet".

3

Atėherė mbretėresha Ester u pėrgjigj: "Nė rast se kam gjetur hir nė sytė e tu, o mbret, dhe nė qoftė se kėshtu i pėlqen mbretit, kėrkesa ime ėshtė qė tė mė jepet jeta; dhe kėrkoj qė populli im tė falet.

4

Sepse unė dhe populli im kemi qenė tė shitur pėr t`u prishur, pėr t`u vrarė dhe pėr t`u shfarosur. Po tė ishim shitur pėr t`u bėrė skllevėr dhe skllave do tė kisha heshtur; por armiku nuk mund ta kompensojė kurrė dėmin qė do t`i shkaktohej mbretit".

5

Mbreti Asuero i tha mbretėreshės Ester: "Kush ėshtė dhe ku ndodhet ai qė ka guximin tė bėjė njė gjė tė tillė?".

6

Esteri u pėrgjigj: Armiku dhe kundėrshtari ėshtė ai i keqi Haman". Atėherė Hamanit i hyri tmerri nė prani tė mbretit dhe tė mbretėreshės.

7

Mbreti u ngrit shumė i zemėruar nga banketi nė tė cilin shėrbehej vera dhe shkoi nė kopshtin e pallatit, ndėrsa Hamani qėndroi pėr t`iu lutur me tė madhe mbretėreshės Ester pėr jetėn e tij, sepse

8

Pastaj mbreti u kthye nga kopshti i pallatit, nė vendin e banketit ku shėrbehej vera; ndėrkaq Hamani kishte rėnė mbi divanin nė tė cilin rrinte Esteri. Atėherė mbreti thirri: "Dashke gjithashtu tė dhunosh mbretėreshėn, ndėrsa unė vetė jam nė shtėpi?". Sa dolėn kėto fjalė nga goja e mbretit, ia mbuluan fytyrėn Hamanit.

9

Pastaj Harbonahu, njė nga eunukėt, tha pėrpara mbretit: "Ja, nė shtėpinė e vetė Hamanit ėshtė ngritur njė trekėmbėsh, i lartė pesėdhjetė kubitė, qė Hamani kishte pėrgatitur pėr Mardokeun, i cili kishte folur pėr tė mirėn e mbretit". Mbreti tha: "Vareni aty kėtė!".

10

Kėshtu Hamanin e varėn nė trekėmbėshin qė kishte pėrgatitur pėr Mardokeun. Dhe zemėrimi i mbretit u qetėsua.

Ester 8