Bibla Shqip

Ester 4

Ester

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Ditėn e tretė, Esteri veshi rrobėn mbretėrore dhe u paraqit nė oborrin e brendshėm tė pallatit tė mbretit, pėrballė apartamentit tė mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretėror nė pallatin mbretėror, pėrballė hyrjes sė pallatit.

2

Sa e pa mbreti mbretėreshėn Ester mė kėmbė nė oborr, ajo fitoi simpatinė e tij. Kėshtu mbreti zgjati nė drejtim tė Esterit skeptrin prej ari qė mbante nė dorė, dhe Esteri u afrua dhe preku majėn e skeptrit.

3

Atėherė mbreti i tha: "Ēfarė do, mbretėreshė Ester? Cila ėshtė kėrkesa jote? Edhe sikur tė jetė gjysma e mbretėrisė sime, do tė tė jepet".

4

Esteri u pėrgjigj: "Nė qoftė se kėshtu i pėlqen mbretit, le tė vijė sot mbreti me Hamanin nė banketin qė i kam pėrgatitur".

5

Atėherė mbreti tha: "Silleni shpejt Hamanin, qė tė bėhet ē`ka thėnė Esteri". Kėshtu mbreti dhe Hamani shkuan nė banketin qė Esteri kishte pėrgatitur.

6

Ndėrsa po shėrbehej vera gjatė banketit, mbreti i tha Esterit: "Cila ėshtė kėrkesa jote? Do tė tė plotėsohet. Ēfarė kėrkon? Qoftė edhe gjysma e mbretėrisė sime, do tė bėhet".

7

Esteri u pėrgjigj dhe tha: "Ja, kėrkesa ime ajo qė po kėrkoj:

8

Nė qoftė se kam gjetur hir nė sytė e mbretit dhe nė qoftė se mbretit i pėlqen tė plotėsojė kėrkesėn time dhe tė mė japė atė qė kėrkoj, le tė vijė mbreti me Hamanin nė banketin qė unė do t`u pėrgatis atyre, dhe nesėr kam pėr tė bėrė ashtu si ka thėnė mbreti".

9

Atė ditė Hamani doli gjithė qejf dhe me zemėr tė kėnaqur, por kur Hamani nė portėn e mbretit pa Mardokeun qė as ngrihej as lėvizte para tij, u zemėrua shumė me tė.

10

Megjithatė Hamani e mbajti veten, shkoi nė shtėpi dhe dėrgoi tė thėrrasin miqtė e tij dhe Zereshin, bashkėshorten e tij.

11

Pastaj Hamani u foli atyre mbi shkėlqimin e pasurive tė tij, mbi numrin e madh tė bijve tė tij, mbi tė gjitha gjėrat me tė cilat mbreti e kishte nderuar, dhe si e kishte ngritur mbi princat dhe shėrbėtorėt e mbretit.

12

Hamani shtoi gjithashtu: "Edhe mbretėresha Ester nuk ka sjellė bashkė me mbretin nė banket askėnd tjetėr veē meje; edhe nesėr mė ka ftuar ajo bashkė me mbretin.

13

Por tėrė kjo nuk mė mjafton deri sa do tė shoh Mardokeun Judeun tė ulur para portės sė mbretit".

14

Aėherė bashkėshortja e tij Zeresh dhe tėrė miqtė e tij i thanė: "Tė pėrgatitet njė trekėmbėsh i lartė pesėdhjetė kubitė; nesėr nė mėngjes i thuaj mbretit qė aty tė varet Mardokeu; pastaj shko i kėnaqur nė banket me mbretin". Kjo gjė i pėlqeu Hamanit, qė bėri tė pėrgatitet trekėmbėshi.

Ester 6