Bibla Shqip

Esdra 8

Esdra

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 9

1

Mbasi pėrfunduan kėto gjėra, krerėt erdhėn tek unė, duke thėnė: "Populli i Izraelit, priftėrinjtė dhe Levitėt nuk janė ndarė nga popujt e kėtyre vendeve, pėr gjėrat e neveritshme tė Kananejve, tė

2

Nė fakt ata kanė marrė si bashkėshorte disa nga bijat e tyre pėr vete dhe pėr bijtė e tyre, duke pėrzier kėshtu fisin e shenjtė me popujt e kėtyre vendeve. Mjerisht gjyqtarėt kanė qenė tė parėt qė e kryen kėtė mėkat".

3

Kur dėgjova kėtė gjė, grisa rrobat dhe mantelin, shkula flokėt e kokės dhe mjekrėn, dhe u ula i shtangur.

4

Atėherė tėrė ata qė dridheshin nga fjalėt e Perėndisė tė Izraelit u mblodhėn rreth meje pėr shkak tė mėkatit tė atyre qė ishin kthyer nga robėria; dhe unė mbeta i ulur dhe i shtangur deri nė blatimin e mbrėmjes.

5

Nė blatimin e mbrėmjes u ngrita nga agjerimi, me rrobat dhe mantelin tė grisur; pastaj rashė nė gjunjė dhe shtriva duart nga Zoti, Perėndia im,

6

dhe thashė: "O Perėndia im, unė jam i pėshtjelluar dhe mė vjen turp tė ngre fytyrėn time ndaj teje, o Perėndia im, sepse paudhėsitė tona janė shumėzuar deri mbi kokėn tonė, dhe faji ynė ka arritur deri nė qiell.

7

Nga ditėt e etėrve tanė deri nė ditėn e sotme kemi qenė shumė fajtorė, dhe pėr shkak tė paudhėsive tona ne, mbretėrit tanė dhe priftėrinjtė tanė u lamė nė duart e mbretėrve tė kombeve tė huaja, nėn kanosjen e shpatės, tė internimit, tė plaēkitjes dhe tė turpit, ashtu si po ndodh tani.

8

Por tani Zoti, Perėndia ynė, na ka dhėnė hir pėr njė ēast tė shkurtėr, duke na lėnė njė mbetje dhe duke na dhėnė njė strehė nė vendin e tij tė shenjtė, dhe kėshtu Perėndia ynė i ka ndriēuar sytė tanė dhe na ka dhėnė njė rizgjim tė vogėl nė skllavėrinė tonė.

9

Nė tė vėrtetė ne ishim skllevėr, megjithatė Perėndia ynė nuk na braktisi nė skllavėrinė tonė, por na siguroi mirėdashjen e mbretėrve tė Persisė, duke na rizgjuar pėr tė ngritur pėrsėri shtėpinė e Perėndisė tonė, duke restauruar rrėnojat e saj dhe pėr tė na dhėnė njė mur mbrojtjeje nė Judė dhe Jeruzalem.

10

Por tani, o Perėndia ynė, ēfarė do tė themi pas kėsaj? Sepse i kemi braktisur urdhėrimet e tua,

11

qė na kishe urdhėruar me anė tė shėrbėtorėve tė tu, profetėve, duke thėnė: "Vendi nė tė cilin po hyni pėr ta shtėnė nė dorė ėshtė njė vend i papastėr pėr shkak tė papastėrtisė sė popujve tė kėtyre vendeve, pėr shkak tė gjėrave tė neveritshme me tė cilat e kanė mbushur fund e krye me ndotjet e tyre.

12

Prandaj tani mos u jepni bijat tuaja bijve tė tyre dhe mos merrni bijat e tyre pėr bijtė tuaj; mos kėrkoni kurrė begatinė e tyre, as mirėqėnien e tyre, sepse kėshtu do tė bėheni tė fortė, do tė hani prodhimet mė tė mira tė vendit dhe do t`ua lini atė nė trashėgimi bijve tuaj pėrjetė".

13

Por mbas gjithė asaj qė na ra mbi krye pėr shkak tė veprimeve tona tė kėqija dhe tė fajeve tona tė mėdha, duke qenė se ti, o Perėndia ynė, na dėnove mė pak nga sa e meritonin fajet tona dhe na le njė pikė si kjo,

14

a do tė kthehemi pėrsėri tė shkelim urdhėrimet e tua dhe tė bashkohemi me martesė me popujt qė kryejnė kėto gjėra tė neveritshme? A nuk do tė zemėroheshe kundėr nesh deri sa tė shkatėrroje pa lėnė asnjė tė mbetur ose tė shpėtuar?

15

O Zot, Perėndia i Izraelit, ti je i drejtė, prandaj ne kemi mbetur sot, njė mbetje njerėzish qė kanė shpėtuar. Ja ku jemi para teje me fajin tonė, megjithėse pėr shkak tė tij asnjė nuk mund tė qėndrojė para teje!".

Esdra 10