Bibla Shqip

2 i Kronikave 33

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 34

1

Josia ishte tetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi tridhjetė e njė vjet nė Jeruzalem.

2

Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit dhe ndoqi rrugėt e Davidit, atit tė tij, pa u shmangur as nė tė djathtė as nė tė majtė.

3

Nė vitin e tetė tė mbretėrimit tė tij, kur ende ishte djalosh, filloi tė kėrkojė Perėndinė e Davidit, atit tė tij, dhe nė vitin e dymbėdhjetė filloi ta pastrojė Judėn dhe Jeruzalemin nga vendet e larta, nga Asherimėt, nga shėmbėlltyrat e gdhendura dhe nga shėmbėlltyrat prej metali tė shkrirė.

4

Para tij u shembėn altaret e Baalit; pėrveē tyre shembi altaret e temjanit qė ishin mbi ta, bėri copė-copė Asherimėt, shėmbėlltyrat e gdhendura dhe shėmbėlltyrat prej metali tė shkrirė dhe i bėri pluhur, tė cilin e shpėrndau mbi varret e atyre qė u kishin ofruar flijime.

5

Pastaj dogji kockat e priftėrinjve mbi altaret e tyre, dhe kėshtu pastroi Judėn dhe Jeruzalemin.

6

Tė njėjtėn gjė bėri nė qytetet e Manasit, tė Efraimit dhe tė Simeonit deri nė Neftali, me sėpatat e tyre rreth e qark.

7

Kėshtu ai shkatėrroi altarėt dhe Asherimėt, i bėri pluhur shėmbėlltyrat e gdhendura dhe rrėzoi tėrė altarėt e temjanit nė gjithė vendin e Izraelit, pastaj u kthye nė Jeruzalem.

8

Nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretėrimit tė tij, mbasi pastroi vendin dhe tempullin, dėrgoi Shafanin, birin e Atsaliahut, Maasejahun, qeveritarin e qytetit, dhe Joahun, birin e Joahazit, arkivistin,

9

Ata shkuan te kryeprifti Hilkiah dhe dorėzuan paratė qė kishin sjellė nė shtėpinė e Perėndisė, qė derėtarėt Levitė kishin mbledhur nga Manasi, nga Efraimi dhe tėrė pjesa tjetėr e Izraelit, nga tėrė Juda dhe Beniamini dhe nga banorėt e Jeruzalemit.

10

Pastaj ua dorėzuan punėtorėve tė ngarkuar me mbikqyrjen e shtėpisė tė Zotit, tė cilėt ua dhanė punėtorėve qė punonin nė shtėpinė e Zotit pėr ta riparuar dhe pėr tė restauruar tempullin.

11

Ua dorėzuan marangozėve dhe ndėrtuesve pėr tė blerė gurė tė latuar dhe lėndė druri pėr armaturat dhe trarėt e shtėpive qė mbretėrit e Judės kishin shkatėrruar.

12

Kėta njerėz e bėnin punėn e tyre me besnikėri. Mbikqyrėsit e tyre ishin Jahathi dhe Obadiahu, Levitė nga bijtė e Merarit, dhe Zakaria dhe Meshullami nga bijtė e Kehathit, dhe tėrė Levitėt qė ishin specialistė tė veglave muzikore.

13

Kėta mbikqyrnin gjithashtu mbartėsit e peshave dhe drejtonin tėrė ata qė kryenin punime tė ēfarėdo lloji; pėrveē kėsaj, disa Levitė ishin shkrues, inspektorė dhe derėtarė.

14

Ndėrsa po tėrhiqeshin paratė qė ishin ēuar nė shtėpinė e Zotit, prifti Hilkiah gjeti librin e Ligjit tė Zotit, qė ishte dhėnė nėpėrmjet Moisiut.

15

Atėherė Hilkiahu e mori fjalėn dhe i tha sekretarit Shafan: "Kam gjetur nė shtėpinė e Zotit librin e ligjit". Pastaj Hilkiahu ia dha librin Shafanit.

16

Shafani ia ēoi librin mbretit dhe i tha gjithashtu: "Shėrbėtorėt e tu po bėjnė atė qė u ėshtė urdhėruar tė bėjnė.

17

Kanė mbledhur paratė e gjetura nė shtėpinė e Zotit dhe i kanė dorėzuar nė duart e mbikqyrėsve dhe tė punėtorėve".

18

Shafani, sekretari, i tha gjithashtu mbretit: "Prifti Hilkiah mė dha njė libėr". Pastaj Shafani e lexoi nė prani tė mbretit.

19

Por ndodhi qė, kur mbreti dėgjoi fjalėt e ligjit, ai grisi rrobat e trupit.

20

Pastaj mbreti i dha kėtė urdhėr Hilkiahut, Ahikamit, birit tė Shafanit, Abdonit, birit tė Mikahut, Shafanit, sekretarit, dhe Asajahut, shėrbėtorit tė mbretit, duke thėnė:

21

"Shkoni tė konsultoheni Zotin pėr mua dhe pėr ata qė kanė mbetur nė Izrael dhe nė Judė, lidhur me fjalėt e Librit qė u gjet; i madh, pra, ėshtė zemėrimi i Zotit qė ra mbi ne, sepse etėrit tanė nuk kanė ndjekur fjalėn e Zotit, duke vepruar plotėsisht sipas asaj qė ėshtė shkruar nė kėtė libėr".

22

Kėshtu Hilkiahu dhe ata qė mbreti kishte caktuar shkuan te profetesha Huldah, bashkėshorte e Shallumit, birit tė Tokhathit, bir i Hasrathit, ruajtėsi i rrobave; (ajo banonte nė Jeruzalem nė lagjen e dytė), dhe i folėn lidhur me kėtė ēėshtje.

23

Ajo u pėrgjigj: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: Njoftoni atė qė ju ka dėrguar tek unė:

24

Kėshtu thotė Zoti: "Ja, unė do tė sjell njė fatkeqėsi mbi kėtė vend dhe mbi banorėt e tij, tė gjitha mallkimet qė janė shkruar nė librin, tė cilin e kanė lexuar pėrpara mbretit tė Judės.

25

Duke qenė se mė kanė braktisur dhe u kanė ofruar temjan perėndive tė tjera pėr tė provokuar zemėrimin tim me tė gjitha veprat e duarve tė tyre, zemėrimi im do tė bjerė mbi kėtė vend dhe nuk do tė shuhet".

26

Ndėrsa mbretit tė Judės qė ju ka dėrguar tė kėshilloheni me Zotin, njoftojini sa vijon: Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit, lidhur me fjalėt qė ke dėgjuar:

27

"Duke qenė se zemra jote ėshtė mallėngjyer, sepse je pėrulur pėrpara Perėndisė duke dėgjuar fjalėt e tij kundėr kėtij vendi dhe kundėr banorėve tė tij, je pėrulur para meje, ke grisur rrobat e tua dhe ke qarė para meje, edhe unė tė dėgjova", thotė Zoti.

28

"Ja, unė do tė tė bashkoj me etėrit e tu, dhe do tė tė shtien nė paqe nė varrin tėnd; sytė e tu nuk do tė shohin tėrė tė keqen qė unė do t`i sjell kėtij vendi dhe banorėve tė tij"". Ata ia njoftuan mesazhin mbretit.

29

Atėherė mbreti urdhėroi tė mblidhen pranė tij tėrė pleqtė e Judės dhe tė Jeruzalemit.

30

Pastaj mbreti u ngjit nė shtėpinė e Zotit me tė gjithė burrat e Judės, me tė gjithė banorėt e Jeruzalemit, me priftėrinjtė, me Levitėt dhe me tėrė popullin, nga mė i vogli gjer te mė i madhi, dhe kėndoi nė prani tė tyre tė gjitha fjalėt e librit tė besėlidjes, qė ishte gjetur nė shtėpinė e Zotit.

31

Pastaj mbreti, duke qėndruar mė kėmbė mbi podium, bėri njė besėlidhje pėrpara Zotit, duke u zotuar tė ndjekė Zotin, tė zbatojė urdhėrimet e tij, porositė e tij dhe statutet e tij me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt, pėr tė vėnė nė praktikė fjalėt e besėlidhjes sė shkruar nė atė libėr.

32

Dhe bėri qė tė pėrfshihen besėlidhje tėrė ata qė ndodheshin nė Jeruzalem dhe nė Beniamin; banorėt e Jeruzalemit vepruan sipas besėlidhjes sė Perėndisė, Perėndisė tė etėrve tė tyre.

33

Kėshtu Josia zhduku tėrė gjėrat e neveritshme nga tė gjitha vendet qė u pėrkisnin bijve tė Izraelit dhe i detyroi tėrė ata qė ishin nė Izrael t`i shėrbenin Zotit, Perėndisė tė tyre. Gjatė gjithė jetės sė tij ata nuk hoqėn dorė sė ndjekuri Zotin, Perėdinė e etėrve tė tyre.

2 i Kronikave 35