Bibla Shqip

2 i Kronikave 31

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 32

1

Mbas kėtyre gjėrave dhe kėtyre veprimeve besnikėrie tė Ezekias, Senasheribi, mbret i Asirisė, erdhi, hyri nė Judė dhe rrethoi qytetet e fortifikuara, me qėllim qė t`i pushtonte.

2

Kur Ezekia pa qė Senasheribi kishte ardhur me qėllim qė tė sulmonte Jeruzalemin,

3

vendosi me komandantėt e tij dhe me trimat e tij tė mbyllnin ujėrat e burimeve qė ndodheshin jashtė qytetit; dhe ata e ndihmuan nė kėtė punė.

4

Kėshtu u mblodh njė numėr i madh njerėzish, tė cilėt i zunė tė gjitha burimet dhe pėrroin qė rridhte nėpėr vend, duke thėnė: "Pse mbreti i Asirisė duhet tė vijė dhe tė gjejė ujė me shumicė?".

5

Atėherė Ezekia mori guxim, rindėrtoi tė gjitha muret e rrėzuara, ngriti kulla dhe pėrjashta ndėrtoi njė mur tė jashtėm; gjithashtu ai fortifikoi Milon nė qytetin e Davidit dhe urdhėroi tė bėheshin shumė ushta dhe mburoja.

6

Caktoi komandantė ushtarakė mbi popullin, i mblodhi rreth vetes nė sheshin e qytetit dhe i foli zemrės sė tyre, duke thėnė:

7

"Tregohuni tė fortė dhe trima! Mos kini frikė dhe mos u tronditni para mbretit tė Asirisė dhe para morisė qė ėshtė me tė, sepse me ne ėshtė njė mė i madh nga ai qė ndodhet me tė.

8

Me tė ėshtė njė krah prej mishi, por me ne ėshtė Zoti, Perėndia ynė, pėr tė na ndihmuar dhe pėr tė luftuar nėl betejat tona". Populli u qetėsua nga fjalėt e Ezekias, mbretit tė Judės.

9

Mbas kėsaj Senasheribi, mbret i Asirisė, ndėrsa ndodhej me tė gjitha forcat e tij pėrballė Lakishit, dėrgoi shėrbėtorėt e tij nė Jeruzalem pėr t`i thėnė Ezekias, mbretit tė Judės, dhe tė gjithė atyre tė Judės qė ndodheshin nė Jeruzalem:

10

"Kėshtu flet Senasheribi, mbret i Asirėve: Ku e mbėshtetni besimin qė qėndroni tė rrethuar nė Jeruzalem?

11

A nuk po ju gėnjen Ezekia me qėllim qė tė vdisni nga uria dhe nga etja, duke thėnė: "Zoti, Perėndia ynė, do tė na ēlirojė nga duart e mbretit tė Asirisė"?

12

A nuk i ka hequr vallė vetė Ezekia vendet e tij tė larta dhe altarėt e tij, duke i thėnė Judės dhe Jeruzalemit: "Ju do tė adhuroni pėrpara njė altari tė vetėm dhe mbi tė do tė ofroni temjan"?

13

A nuk e dini ju ēfarė u kemi bėrė unė dhe etėrit e mi gjithė popujve tė vendeve tė tjera? A kanė qenė tė aftė perėnditė e kombeve tė kėtyre vendeve tė ēlirojnė nė njė farė mėnyre vendet e tyre nga duart e mia?

14

Midis tėrė perėndive tė kėtyre kombeve qė etėrit e mi kanė caktuar pėr shfarosje, kush, pra, ka mundur tė ēlirojė popullin e tij nga dora ime? Si do tė mund t`ju ēlirojė Perėndia juaj, pra, nga dora ime?

15

Prandaj tani mos e lini Ezekian t`ju gėnjejė dhe t`ju mashtrojė nė kėtė mėnyrė; mos i zini besė! Duke qenė se asnjė perėndi e ndonjė kombi o mbretėrie, nuk ka mundur tė ēlirojė popullin e tij nga dora ime apo nga dora e etėrve tė mi, aq mė pak Perėndia juaj do tė mund t`ju ēlirojė nga dora ime!".

16

Shėrbėtorėt e tij flissnin akoma kundėr Zotit Perėndi dhe kundėr shėrbėtorit tė tij Ezekia.

17

Senasheribi shkroi gjithashtu letra pėr tė sharė Zotin, Perėndinė e Izraelit, dhe pėr tė folur kundėr tij, duke thėnė: "Ashtu si perėnditė e kombeve tė vendeve tė tjera nuk i kanė ēliruar popujt e tyre nga dora ime, kėshtu as Perėndia i Ezekias nuk do ta ēlirojė popullin e tij nga dora ime".

18

Ata bėrtitėn me zė tė lartė nė gjuhėn judaike duke iu drejtuar popullit tė Jeruzalemit qė rrinte mbi muret, pėr ta trembur dhe pėr ta tmerruar, dhe kėshtu tė shtinin nė dorė qytetin.

19

Ata folėn kundėr Perėndisė tė Jeruzalemit ashtu si kundėr perėndive tė popujve tė tokės, qė janė vepėr e dorės sė njeriut.

20

Por mbreti Ezekia dhe profeti Isaia, bir i Amotsit, u lutėn me kėtė rast dhe klithėn nė drejtim tė qiellit.

21

Atėherė Zoti dėrgoi njė engjėll qė shfarosi gjithė burrat e fortė dhe trima, princat dhe komandantėt nė kampin e mbretit tė Asirisė. Ky u kthye nė vendin e tij i mbuluar me turp; pastaj hyri nė tempullin e perėndisė sė tij, ku vetė bijtė e tij e vranė me shpatė.

22

Kėshtu Zoti shpėtoi Ezekian dhe banorėt e Jeruzalemit nga dora e Senasheribit, mbretit tė Asirisė, dhe nga dora e gjithė tė tjerėve dhe i mbrojti rreth e qark.

23

Njė numėr i madh njerėzish i ēuan oferta Zotit nė Jeruzalem dhe sende tė ēmuara Ezekias, mbretit tė Judės, i cili qysh atėherė u madhėrua nė sytė e tėrė kombeve.

24

Nė ato ditė Ezekia u sėmur pėr vdekje. Ai iu lut Zotit, qė i foli dhe i dha njė shenjė.

25

Por Ezekia nuk iu pėrgjigj mirėsisė qė iu bė atij, sepse zemra e tij ishte bėrė krenare; prandaj mbi tė, mbi Judėn dhe mbi Jeruzalemin ra zemėrimi i Zotit.

26

Pastaj Ezekia e pėrunji krenarinė e zemrės sė tij, ai dhe banorėt e Jeruzalemit; prandaj zemėrimi i Zotit nuk erdhi mbi ta gjatė jetės sė Ezekias.

27

Ezekia pati pasuri shumė tė mėdha dhe nder. Ai bėri depozita pėr argjendin, arin, gurėt e ēmuar, aromat, mburojat, dhe pėr ēdo lloj objektesh tė ēmuara,

28

magazina pėr drithėrat, verėn e vajin, stalla pėr ēdo lloj gjedhi dhe vathė pėr delet.

29

Vec kėtyre ndėrtoi qytete dhe pati njė numėr tė madh kopesh dhe bagetish tė trasha, sepse Perėndia i kishte dhėnė pasuri shumė tė mėdha.

30

Ishte Ezekia vetė qė mbylli burimin e sipėrm tė ujrave tė Gihonit dhe i kanalizoi poshtė nė anėn perėndimore tė qytetit tė Davidit. Ezekia ia doli mbanė nė tė gjitha veprat e tij.

31

Por kur krerėt e Babilonisė i dėrguan lajmėtarė pėr t`u informuar pėr mrekullinė qė kishte ndodhur nė vend, Perėndia e braktisi pėr ta vėnė nė provė e pėr tė njohur gjithēka qė ishte nė zemrėn e tij.

32

Pjesa tjetėr e bėmave tė Ezekias dhe veprat e tij tė mira janė shkruar nė vizionin e profetit Isaia, bir i Amotsit, dhe nė librin e mbretėrve tė Judės e tė Izraelit.

33

Pastaj Ezekia pushoi bashkė me etėrit e tij dhe u varros nė shpalin e varreve tė bijve tė Davidit; nė vdekjen e tij gjithė Juda dhe banorėt e Jeruzalemit i bėnė nderime. Nė vend tė tij mbretėroi biri i tij Manasi.

2 i Kronikave 33