Bibla Shqip

2 i Kronikave 30

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 31

1

Mbasi mbaruan tėrė kėtė punė, Izraelitėt e pranishėm u nisėn pėr nė qytetet e Judės, pėr tė thyer kollonat e shenjta, pėr tė shembur Asherimėt dhe pėr tė shkatėrruar vendet e larta dhe altarėt nė

2

Ezekia rindėrtoi klasat e priftėrinjve dhe tė Levitėve nė bazė tė klasave tė tyre, secila sipas shėrbimit tė tij, priftėrinjtė dhe Levitėt pėr olokaustet dhe flijimet e falenderimit pėr tė shėrbyer, pėr tė falenderuar dhe pėr tė lėvduar nė portat e kampeve tė Zotit.

3

Mbreti caktoi edhe pjesėn e pasurive tė tij, qė do t`i caktoheshin pėr olokauste; olokaustet e mėngjesit dhe tė mbrėmjes, olokaustet e tė shtunave, tė ditėve tė hėnės sė re dhe tė festave solemne, ashtu siē ėshtė shkruar nė ligjin e Zotit.

4

Gjithashtu urdhėroi popullin, ata qė banonin nė Jeruzalem, t`u jepnin priftėrinjve dhe Levitėve pjesėn qė u takonte, me qėllim qė tė tregoheshin tė vendosur nė ligjin e Zotit.

5

Sa u pėrhap ky urdhėr, bijtė e Izraelit dhanė me shumicė prodhimet e para tė grurit, tė verės, tė vajit, tė mjaltit dhe tė tė gjitha prodhimeve tė arave; dhe ēuan njė tė dhjetė tė bollshme nga ēdo gjė.

6

Bijtė e Izraelit dhe tė Judės qė banonin nė qytetet e Judės ēuan edhe ata tė dhjetėn e lopėve dhe tė deleve, po kėshtu edhe tė dhjetėn e gjėrave tė shenjta tė shenjtėruara Zotit, Perėndisė tė tyre, dhe krijuan me to shumė grumbuj.

7

Filluan t`i bėjnė grumbujt nė muajin e tretė dhe e pėrfunduan kėtė punė nė muajin e shtatė.

8

Kur Ezekia dhe krerėt erdhėn pėr tė parė grumbujt, bekuan Zotin dhe popullin e tij tė Izraelit.

9

Pastaj Ezekia pyeti priftėrinjtė dhe Levitėt pėr grumbujt;

10

kryeprifti Azariah, nga shtėpia e Tsadokut, iu pėrgjigj: "Qė kur filloi prurja e ofertave nė shtėpinė e Zotit, kemi ngrėnė sa jemi ngopur dhe kanė mbetur gjėra me shumicė, sepse Zoti ka bekuar popullin e tij; dhe kjo ėshtė sasia e madhe qė ka tepruar".

11

Atėherė Ezekia i urdhėroi ata tė pėrgatisnin disa dhoma nė shtėpinė e Zotit. Ata i pėrgatitėn,

12

dhe sollėn aty me besnikėri ofertat, tė dhjetėn dhe gjėrat e shenjtėruara. Levitit Konaniahu iu besua kryeintendenca dhe mbas tij vinte i vėllai, Shimei.

13

Jehieli, Ahaziahu, Nahathi, Asahelli, Jerimothi, Jozabadi, Elieli, Ismakiahu, Mahathi dhe Benajahu ishin mbikqyrės nėn urdhrat e Konaniahut dhe tė vėllait tė tij Shimei, me porosi tė mbretit Ezekia dhe tė Azariahut, kreu i shtėpisė sė Perėndisė.

14

Leviti Kore, bir i Imnahut, rojė e portės lindore, ishte caktuar pėr ofertat vullnetare qė i bėheshin Perėndisė pėr tė shpėrndarė ofertat e larta tė Zotit dhe gjėrat shumė tė shenjta.

15

Nėn urdhrat e tij ishin Edeni, Miniamini, Jeshua, Shemajahu, Amariahu, Shekaniahu nė qytetet e priftėrinjve, qė duhet t`u bėnin me pėrpikmėri shpėrndarjen vėllezėrve tė tyre, tė mėdhenj apo tė vegjėl, sipas klasave tė tyre;

16

me pėrjashtim tė meshkujve qė ishin regjistruar nė gjeneologjitė e tyre nga mosha tre vjeē e lart, ata u shpėrndanin tė gjithė atyre qė hynin nė shtėpinė e Zotit racionin e tyre tė pėrditshėm pėr shėrbimin e tyre, sipas funksioneve tė tyre dhe nė bazė tė klasės sė cilės i pėrkisnin,

17

priftėrinjve tė regjistruar nė gjenealogjitė sipas shtėpive atėrore dhe Levitėve me moshė njėzet vjeē e lart, sipas detyrave tė tyre dhe klasave tė cilave u pėrkisnin,

18

dhe gjithė atyre qė ishin regjistruar nė gjenealogjinė, domethėnė fėmijėt e tyre tė vegjėl, bashkėshortet e tyre bijtė e tyre dhe bijat e tyre si anėtarė tė tė gjithė asamblesė; sepse nė funksionin qė u ishte caktuar ata u shenjtėruan nė shenjtėri.

19

Edhe pėr priftėrinjtė, bijtė e Aaronit, qė banonin nė fshat, nė zonat rreth qyteteve, kishte nė ēdo qytet njerėz tė caktuar me emėr pėr tė ndarė racionet ēdo mashkulli midis priftėrinjve dhe tėrė Levitėve tė regjistruar nė gjenealogjitė.

20

Ezekia veproi kėshtu nė tė gjithė Judėn; bėri atė qė ėshtė e mirė, e drejtė dhe e vėrtetė pėrpara Zotit, Perėndisė tė tij.

21

Ēdo punė qė ndėrmori pėr shėrbimin e shtėpisė tė Perėndisė, pėr ligjin dhe pėr urdhėrimet, pėr tė kėrkuar Perėndinė e tij, ai e bėri me gjithė zemėr; prandaj ai pati mbarėsi.

2 i Kronikave 32