Bibla Shqip

2 i Kronikave 25

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 26

1

Pastaj tėrė populli i Judės mori Uziahun, qė ishte atėherė gjashtėmbėdhjetė vjeē dhe e bėri mbret nė vend tė atit tė tij, Amatsiahut.

2

Ai ndėrtoi Elathin dhe ia ripushtoi Judės, mbasi mbretin e pushoi bashkė me etėrit e tij.

3

Uziahu ishte gjashtėmbėdhjetė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi pesėdhjetė e dy vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jekoliah dhe ishte nga Jeruzalemi.

4

Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, pikėrisht ashtu si kishte bėrė Amatsiahu, i ati.

5

Ai kėrkoi Perėndinė gjatė jetės sė Zakarias, qė kuptonte vizionet e Perėndisė; dhe pėr deri sa kėrkoi Zotin, Perėndia e begatoi.

6

Ai doli dhe luftoi kundėr Filistejve, rrėzoi muret e Gathit, muret e Jabnehut dhe muret e Ashdodit, dhe ndėrtoi qytete nė afėrsi tė Ashdotit dhe midis Filistejve.

7

Perėndia e ndihmoi kundėr Filistejve, kundėr Arabėve qė banonin nė Gur-Baal dhe kundėr Meunitėve.

8

Amonitėt i paguanin Uziahut njė haraē; fama e tij qe pėrhapur deri nė kufijtė e Egjiptit; sepse ishte bėrė shumė i fuqishėm.

9

Uziahu ndėrtoi gjithashtu kulla nė Jeruzalem nė portėn e Qoshes, nė portėn e Luginės dhe mbi Qoshen e mureve dhe i fortifikoi kėto.

10

Ai ndėrtoi kulla edhe nė shkretėtirė dhe gėrmoi shumė puse, sepse kishte njė numėr tė madh bagėtish, si nė pjesėn e poshtme tė vendit ashtu dhe nė fushė; kishte gjithashtu bujqėr dhe vreshtarė nė malet dhe nė Karmel, sepse e donte tokėn.

11

Uziahu kishte gjithashtu njė ushtri luftėtarėsh qė shkonte nė luftė nė formacion, sipas numrit tė regjistruar nga sekretari Jeijel dhe nga komisari Maasejah nėn urdhėrat e Hananiahut, njė nga kapitenėt e mbretit.

12

Numri i pėrgjithshėm i tė parėve tė shtėpive atėrore, njerėzve tė fortė dhe trima, ishte dy mijė e gjashtėqind veta.

13

Nėn komandėn e tyre ndodhej njė ushtri prej treqind e shtatė mijė e pesėqind njerėz tė aftė tė luftojnė me trimėri tė madhe, pėr tė ndihmuar mbretin kundėr armikut.

14

Uziahu i furnizoi ata, domethėnė tėrė ushtrinė, me mburoja, ushta, pėrkrenare, parzmore, harqe dhe hobe pėr tė hedhur gurė.

15

Nė Jeruzalem specialistėt i ndėrtuan gjithashtu disa makina tė cilat ai i vendosi mbi kullat dhe nė qoshet, pėr tė hedhur shigjeta dhe gurė tė mėdhenj. Fama e tij u pėrhap larg, sepse u ndihmua nė mėnyrė tė mrekullueshme deri sa u bė i fuqishėm.

16

Por, mbasi u bė i fuqishėm, zemra e tij u bė krenare aq sa u korruptua dhe ai mėkatoi kundėr Zotit, duke hyrė nė tempullin e Zotit pėr tė djegur temjan nė altarin e temjanit.

17

Pas tij hyri prifti Azariah me tetėdhjetė priftėrinj tė Zotit, njerėz trima.

18

Ata iu kundėrvunė mbretit Uziah dhe i thanė: "Nuk tė takon ty, o Uziah, t`i ofrosh temjan Zotit, por priftėrinjve, bijve tė Aaronit, qė janė shenjtėruar pėr tė ofruar temjan. Dil nga vendi i shenjtė, sepse ke kryer mėkat! Kjo nuk do tė sjellė asnjė nder nga ana e Zotit Perėndi".

19

Atėherė Uziahu, qė kishte nė dorė njė temjanisė pėr tė ofruar temjanin, u zemėrua; por ndėrsa po u hakėrrohej priftėrinjve, mbi ballin e tij shpėrtheu lebra, pėrpara priftėrinjve, nė shtėpinė e Zotit, pranė altarit tė temjanit.

20

Kryeprifti Azariah dhe tėrė priftėrinjtė e tjerė u kthyen ndaj tij, dhe ja, mbi ballin e tij dukeshin shenjat e lebrės. Kėshtu e nxorėn me tė shpejtė dhe ai vetė nxitoi tė dalė sepse Zoti e kishte goditur.

21

Mbreti Uziah mbeti lebroz deri ditėn e vdekjes sė tij dhe banoi nė njė shtėpi tė izoluar, sepse ishte lebroz dhe ishte pėrjashtuar nga shtėpia e Zotit; dhe i biri Jotham ishte kryeintendenti i pallatit mbretėror dhe administronte drejtėsinė e popullit tė vendit.

22

Pjesa tjetėr e bėmave tė Uziahut, nga tė parat deri nė tė fundit, janė shkruar nga profeti Isaia, bir i Amotsit.

23

Kėshtu Uziahu pushoi bashkė me etėrit e tij dhe e varrosėn bashkė me etėrit e tij nė fushėn e varrimit qė u takonte mbretėrve, sepse thuhej: "E ka zėnė lebra". Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jothami.

2 i Kronikave 27