Bibla Shqip

2 i Kronikave 23

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 24

1

Joasi ishte shtatė vjeē kur filloi tė mbretėrojė, dhe mbretėroi dyzet vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Tsibiah dhe ishte nga Beer-Sheba.

2

Joasi bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit gjatė gjithė kohės qė jetoi prifti Jehojada.

3

Jehojada i zgjodhi pėr tė dy bashkėshorte dhe Joasit i lindėn djem dhe vajza.

4

Mbas kėsaj e shtyu zemra Joasin tė ndreqė shtėpinė e Zotit.

5

Prandaj mblodhi priftėrinjtė dhe Levitėt dhe u tha atyre: "Shkoni nė qytetet e Judės dhe mblidhni vit pėr vit nga gjithė Izraeli paratė qė nevojiten pėr tė restauruar shtėpinė e Perėndisė tuaj; pėrpiquni ta kryeni shpejt kėtė punė". Por Levitėt nuk treguan asnjė nxitim.

6

Atėherė mbreti thirri kryepriftin Jehojada dhe i tha: "Pse nuk u kėrkove Levitėve qė tė sillnin nga Juda dhe nga Jeruzalemi taksėn e caktuar nga Moisiu, shėrbėtor i Zotit, dhe nga asambleja e Izraelit pėr ēadrėn e dėshmisė?".

7

Nė tė vėrtetė bijtė e Athaliahės, tė kėsaj gruaje tė keqe, kishin plaēkitur shtėpinė e Perėndisė dhe kishin pėrdorur madje gjithė gjėrat e shenjtėruara tė shtėpisė tė Zotit pėr Baalėt.

8

Me urdhėr tė mbretit bėnė njė arkė dhe e vunė jashtė, te porta e shtėpisė tė Zotit.

9

Pastaj bėnė njė shpallje nė Judė dhe nė Jeruzalem, me qėllim qė t`i ēohej Zotit taksa qė Moisiu, shėrbėtori i Perėndisė, i kishte vėnė Izraelit nė shkretėtirė.

10

Tėrė krerėt dhe tėrė populli u gėzuan dhe sollėn paratė, duke i hedhur nė arkė deri sa e mbushėn.

11

Kur arka ēohej nga Levitėt tek inspektori i mbretit, sepse shihnin se kishte nė tė shumė para, sekretari i mbretit dhe i ngarkuari nga kryeprifti vinin pėr tė zbrazur arkėn; pastaj e merrnin dhe e ēonin pėrsėri nė vendin e saj. Kėshtu vepronin ēdo ditė; nė kėtė mėnyrė grumbullonin njė sasi tė madhe parash.

12

Pastaj mbreti dhe Jehojada ua jepnin kėto atyre qė bėnin shėrbimin nė shtėpinė e Zotit; dhe ata paguanin gurgdhėndėsit dhe marangozėt pėr tė restauruar shtėpinė e Zotit, si edhe punėtorėt e hekurit dhe tė bronzit qė merreshin me shtėpinė e Zotit.

13

Kėshtu punėtorėt i kryen me kujdes punimet dhe me anė tė tyre ndreqjet shkuan mbarė; ata e kthyen pėrsėri shtėpinė e Perėndisė nė gjendejn e saj origjinale dhe e pėrforcuan atė.

14

Kur kishin mbaruar, paratė qė mbetėn i ēuan para mbretit dhe Jehojadės dhe me to bėnė orendi pėr shtėpinė e Zotit, orendi pėr shėrbimin dhe pėr olokaustet, kupa dhe vegla tė tjera prej ari ose argjendi. Deri sa jetoi Jehojada, u ofruan vazhdimisht olokauste nė shtėpinė e Zotit.

15

Por Jehojada, tanimė i plakur dhe i ngopur me ditė, vdiq; ai ishte njėqind e tridhjetė vjeē kur vdiq;

16

e varrosėn nė qytetin e Davidit bashkė me mbretėrit, sepse kishte bėrė tė mira nė Izrael, ndaj Perėndisė dhe ndaj shtėpisė sė tij.

17

Mbas vdekjes sė Jehojadės, krerėt e Judės shkuan dhe ranė pėrmbys pėrpara mbretit; dhe mbreti i dėgjoi.

18

Pastaj ata braktisėn shtėpinė e Zotit, Perėndisė tė etėrve tė tyre, dhe u shėrbyen Asherimėve dhe idhujve; pėr shkak tė kėtij mėkati, zemėrimi i Perėndisė ra mbi Judėn dhe mbi Jeruzalemin.

19

Zoti u dėrgoi atyre profetė pėr t`i bėrė tė kthehen tek ai; kėta dėshmuan kundėr tyre, por ata nuk deshėn t`i dėgjojnė.

20

Atėherė Fryma e Perėndisė erdhi mbi Zakarian, birin e priftit Jehojada, qė u ngrit pėrpara popullit dhe tha: "Kėshtu thotė Perėndia: Pse shkelni urdhėrimet e Zotit dhe nuk keni mbarėsi? Mėqe e keni braktisur Zotin edhe ai do t`ju braktisė".

21

Por ata komplotuan kundėr tij dhe me urdhėr tė mbretit, e vranė me gurė nė oborrin e shtėpisė tė Zotit.

22

Kėshtu mbreti Joas nuk e kujtoi mirėsinė qė Jehojada, ati i Zakarias, kishte treguar ndaj tij dhe ia vrau tė birin, i cili duke vdekur tha: "Zoti e shikoftė dhe tė kėrkoftė llogari!.

23

Kėshtu ndodhi qė, nė fillim tė vitit tė ri, ushtria e Sirėve doli kundėr Joasit. Ata erdhėn nė Judė dhe nė Jeruzalem dhe shfarosėn nga populli tėrė krerėt e tij, dhe tėrė plaēkėn ia ēuan mbretit tė Damaskut.

24

Megjithėse ushtria e Sirėve kishte ardhur me pak veta, Zoti u dha nė dorė njė ushtri shumė tė madhe, sepse kishin braktisur Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre. Kėshtu ata e gjykuan Joasin.

25

Kur Sirėt u tėrhoqėn nga ai (sepse e kishin lėnė shumė tė sėmurė), shėrbėtorėt e tij kurdisėn njė komplot kundėr tij, pėr shkak tė vrasjes sė bijve tė priftit Jehojada, dhe e vranė nė shtratin e tij. Kėshtu ai vdiq dhe e varrosėn nė qytetin e Davidit, por jo nė varrezat e mbretėrve.

26

<aaa add> Kėta janė ata qė komplotuan kundėr tij: Zabadi, bir i Shimeathit, Amonitja, dhe Jehozbadi, bir i Shimrithit, Moabitja.

27

<aaa add> Pėrsa u pėrket bijve tė tij, profecitė e shumta tė thėna kundėr tij dhe meremetimi i shtėpisė sė Perėndisė, ja, kėto gjėra janė shkruar nė historinė e librit tė mbretėrve. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Amatsiahu.

2 i Kronikave 25