Bibla Shqip

2 i Kronikave 17

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 18

1

Jozafati pati pasuri tė mėdha dhe lavdi; ai bėri krushqi me Ashabin.

2

Mbas disa vjetėsh ai zbriti nė Samari tek Ashabi. Atėherė Ashabi theri pėr tė dhe pėr njerėzit qė ishin me tė njė numėr tė madh delesh dhe lopėsh dhe e bindi tė dilte bashkė me tė kundėr Ramothit nga Galaadi.

3

Kėshtu Ashabi, mbret i Izraelit, i tha Jozafatit, mbretit tė Judės: "A do tė vish me mua kundėr Ramothit nga Galaadi?". Jozafati iu pėrgjigj: "Ki besim tek unė si te vetja jote, te njerėzit e mi si te njerėzit e tu; do tė vijmė nė luftė bashkė me ty".

4

Pastaj Jozafati i tha mbretit tė Izraelit: "Tė lutem, konsulto po sot fjalėn e Zotit".

5

Atėherė mbreti i Izraelit thirri profetėt, katėrqind veta, dhe u tha atyre: "A duhet tė shkojmė tė luftojmė kundėr Ramothit nga Galaadi, apo duhet tė heq dorė nga ky veprim?". Ata iu pėrgjigjėn: "Shko, pra, sepse Perėndia do ta japė atė nė duart e mbretit".

6

Por Jozafati tha: "Nuk ka kėtu ndonjė profet tjetėr tė Zotit me tė cilin mund tė kėshillohemi?".

7

Mbreti i Izraelit iu pėrgjigj Jozafatit: "Éshtė edhe njė njeri, Mikajahu, bir i Imlas, me anė tė tė cilit mund tė kėshillohemi me Zotin; por unė e urrej, sepse nuk profetizon kurrė ndonjė gjė tė mirė pėr mua, por vetėm tė keqen". Jozafati tha: "Mbreti tė mos flasė kėshtu".

8

Atėherė mbreti i Izraelit thirri njė eunuk dhe i tha: "Sille shpejt Mikajahun, birin e Imlas".

9

Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, ishin ulur secili nė fronin e vet, tė veshur me rrobat e tyre mbretėrore; ishin ulur nė lėmin qė ėshtė te hyrja e portės sė Samarisė; dhe tėrė profetėt bėnin profeci pėrpara tyre.

10

Sedekia, bir i Kenaanahut, qė kishte bėrė brirė prej hekuri, tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Me kėta brirė do tė shposh tejpėrtej Sirėt deri sa t`i shkatėrrosh plotėsisht"".

11

Tėrė profetėt profetizuan nė tė njėjtėn mėnyrė, duke thėnė: "Dil kundėr Ramothit nga Galaadi dhe do t`ia dalėsh, sepse Zoti do ta japė atė nė duart e mbretit".

12

Lajmėtari, qė kishte shkuar tė thėrriste Mikajahun, i foli duke i thėnė: "Ja, fjalėt e profetėve pėrputhen duke thėnė gjėra tė mira pėr mbretin. Prandaj tė lutem qė fjala jote tė jetė si fjala e secilit prej tyre; edhe ti thuaj gjėra tė mira".

13

Por Mikajahu u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron, ēdo gjė qė Perėndia im do tė thotė unė do ta shpall".

14

Si arriti para mbretit, mbreti i tha: "Mikajah, a duhet tė shkojmė tė luftojmė kundėr Ramothit tė Galaadit, apo duhet tė heq dorė?". Ai u pėrgjigj: "Shkoni, pra, dhe do t`ju dalė mbarė, sepse ata do tė jepen nė duart tuaja".

15

Atėherė mbreti i tha: "Sa herė duhet tė pėrgjėrohem qė tė mė thuash vetėm tė vėrtetėn nė emėr tė Zotit?".

16

Mikajahu u pėrgjigj: "E pashė tėrė Izraelin tė shpėrndarė nė malet, ashtu si dhentė qė janė pa bari; dhe Zoti tha: "Ata nuk kanė mė zot; le tė kthehet secili nė paqe nė shtėpinė e vet"".

17

Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "A nuk tė kisha thėnė se lidhur me mua ai nuk do tė profetizonte asgjė tė mirė, por vetėm tė keqen?".

18

Atėherė Mikajahu i tha: "Prandaj dėgjo fjalėn e Zotit. Unė e kam parė Zotin tė ulur mbi fronin e tij, ndėrsa tėrė ushtria qiellore rrinte nė tė djathtė dhe nė tė majtė tė tij.

19

Zoti tha: "Kush do ta mashtrojė Ashabin, mbretin e Izraelit, qė ai tė dalė dhe tė vdesė nė Ramoth tė Galaadit?"". Dikush u pėrgjigj nė njė mėnyrė, dikush nė mėnyrė tjetėr.

20

Atėherė doli pėrpara njė frymė qė u paraqit para Zotit dhe tha: "Unė do t`ia mbush mendjen". Zoti i tha: "Nė ēfarė mėnyre?".

21

Ai u pėrgjigj: "Unė do tė dal dhe do tė jem njė frymė i gėnjeshtrės nė gojėn e tė gjithė profetėve tė tij". Zoti i tha: "Me siguri do t`arrish ta bėsh pėr vete, shko dhe vepro kėshtu".

22

Prandaj ja, Zoti ka vėnė njė frymė gėnjeshtre nė gojėn e kėtyre profetėve tė tu, por Zoti shpall fatkeqėsi kundėr teje".

23

Atėherė Sedekia, bir i Kenaanahut, u afrua dhe goditi me njė shpullė Mikajahun, dhe tha: "Nga kaloi Fryma e Zotit kur doli nga unė qė tė flasė me ty?".

24

Mikajahu u pėrgjigj: "Ja, do ta shohėsh ditėn nė tė cilėn do tė shkosh nė njė dhomė tė brendshme pėr t`u fshehur!".

25

Atėherė mbreti i Izraelit tha: "Merreni Mikajahun dhe ēojeni tek Amoni, qeveritar i qytetit, dhe tek Joasi, bir i mbretit,

26

dhe u thoni atyre: Kėshtu thotė mbreti: "Futeni kėtė nė burg dhe ushqejeni me bukė dhe me ujė hidhėrimi, deri sa unė tė kthehem shėndoshė e mirė"".

27

Mikajahu tha: "Nė rast se ti kthehesh me tė vėrtetė shėndoshė e mirė, kjo do tė thotė qė Zoti nuk ka folur nėpėrmjet meje". Dhe shtoi: "Dėgjoni, o ju popuj tė gjithė!".

28

Mbreti i Izraelit dhe Jozafati, mbret i Judės, dolėn, pra, kundėr Ramothit nga Galaadi.

29

Mbreti i Izraelit i tha Jozafatit: "Unė do tė vishem ndryshe dhe pastaj do tė shkoj tė luftoj, por ti vish rrobat e tua mbretėrore". Kėshtu mbreti i Izraelit ndėrroi rrobat dhe shkuan tė luftojnė.

30

Mbreti i Sirisė kishte dhėnė kėtė urdhėr kapitenėve tė qerreve tė tij duke thėnė: "Mos luftoni kundėr askujt, tė madh apo tė vogėl, por vetėm kundėr mbretit tė Izraelit".

31

Kėshtu, kur kapitenėt e qerreve panė Jozafatin, ata thanė: "Ai ėshtė mbreti i Izraelit". Pastaj e rrethuan pėr ta sulmuar; por Jozafati lėshoi njė britmė dhe Zoti i vajti nė ndihmė; Perėndia i shtyu tė largoheshin prej tij.

32

Kur kapitenėt e qerreve e kuptuan se nuk ishte mbreti i Izraelit, hoqėn dorė nga ndjekja.

33

Por njė njeri hodhi rastėsisht njė shigjetė me harkun e tij dhe e goditi mbretin e Izraelit midis lidhjeve tė parzmores sė tij; prandaj mbreti i tha shqytarit tė tij: "Kthehu dhe mė ēo larg pėrleshjes, sepse jam plagosur".

34

Por beteja ishte aq e ashpėr atė ditė sa qė mbreti u detyrua tė qėndrojė mbi qerren e tij pėrballė Sirėve deri nė mbrėmje, dhe kur perėndoi dielli ai vdiq.

2 i Kronikave 19