Bibla Shqip

2 i Kronikave 7

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 8

1

Njėzet vjet pasi Salomoni ndėrtoi shtėpinė e Zotit dhe pallatin mbretėror tė tij,

2

Salomoni rindėrtoi qytetet qė Hirami i kishte dhėnė Salomonit dhe bėri qė tė banojnė nė to bijtė e Izraelit.

3

Salomoni marshoi pastaj kundėr Hamath-Tsobahut dhe e pushtoi.

4

Pėrveē kėsaj rindėrtoi Tadmorin nė shkretėtirė dhe tė gjitha qytetet e furnizimit qė kishte ndėrtuar nė Hamath.

5

Rindėrtoi Beth-Horonin e sipėrm dhe Beth-Horonin e poshtėm, qytete tė fortifikuara me mure, porta dhe shufra,

6

si edhe Baalathin dhe tėrė qytetet e furnizimit qė i pėrkisnin Salomonit, tė gjitha qytetet e qerreve, qytetet e kalorėsisė, me njė fjalė tė gjitha ato qė i pėlqyen tė ndėrtojė nė Jeruzalem, nė Liban dhe nė tėrė vendin qė ndodhej nėn sundimin e tij.

7

Tėrė njerėzit e mbetur nga Hitejtė, nga Amorejtė, nga Perezejtė, nga Hivejtė dhe nga Jebusejtė, qė nuk ishin nga Izraeli,

8

(domethėnė pasardhėsit e tyre qė kishin mbetur pas tyre nė vend dhe qė Izraelitėt nuk kishin mundur t`i shkatėrronin) Salomoni i rekrutoi pėr punė tė detyrueshme deri ditėn e sotme.

9

Por nga bijtė e Izraelit Salomoni nuk pėrdori asnjė si shėrbėtor pėr punimet e tij; kėta ishin pėrkundrazi njerėzit e tij tė luftės, krerėt e udhėheqėsve tė tij dhe komandantėt e qerreve dhe tė kalorėsisė sė tij.

10

Shefat e nėnpunėsve tė mbretit Salomon qė kontrollonin popullin ishin dyqind e pesėdhjetė.

11

Por Salomoni bėri qė vajza e Faraonit tė ngjitej nga qyteti i Davidit nė shtėpinė qė kishte ndėrtuar pėr tė, sepse mendonte: "bashkėshortja ime nuk duhet tė banojė nė shtėpinė e Davidit, mbretit tė Izraelit, sepse vendet ku ka hyrė arka e Zotit janė tė shenjta".

12

Atėherė Salomoni i ofroi olokauste Zotit mbi altarin e Zotit, qė ai kishte ndėrtuar pėrpara portikut tė tempullit;

13

dhe e bėnte kėtė nė bazė tė numrit qė kėrkohej ēdo ditė, duke i ofruar sipas urdhėrimeve tė Moisiut, tė shtunave, kur kishte hėnė tė re dhe gjatė festave solemne, tri herė nė vit, domethėnė nė festat e bukėve tė ndorme, nė festat e javėve dhe nė festėn e kasolleve.

14

Duke iu pėrmbajtur normave tė Davidit, atit tė tij, ai vendosi klasat e priftėrinjve pėr shėrbimin e tyre, Levitėt nė funksionet e tyre (tė lėvdojnė Zotin dhe tė shėrbejnė para priftėrinjve) sipas detyrave tė pėrditshme, dhe derėtarėt sipas klasave tė tyre nė ēdo portė, sepse kėshtu kishte urdhėruar Davidi, njeriu i Perėndisė.

15

Ata nuk u larguan nga urdhėri i mbretit, qė u ishte dhėnė priftėrinjve dhe Levitėve, pėr ēdo gjė dhe pėr thesaret.

16

Tėrė puna e Salomonit ishte e organizuar mirė nga dita qė u hodhėn themelet e shtėpisė tė Zotit deri sa kjo mbaroi. Kėshtu shtėpia e Zotit u pėrfundua.

17

Atėherė mbreti Salomon shkoi nė Etsion-Geber dhe nė Elath mbi bregun e detit, nė vendin e Edomit.

18

Hirami me anė tė shėrbėtorėve tė tij i dėrgoi anije dhe shėrbėtorė qė njihnin detin. Kėta shkuan me shėrbėtorėt e Salomonit nė Ofir, morėn aty katėrqind e pesėdhjetė talenta ari dhe ia ēuan mbretit Salomon.

2 i Kronikave 9