Bibla Shqip

2 i Kronikave 5

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 6

1

Atėherė Salomoni tha: "Zoti ka shpallur se do tė banojė nė renė e dėndur.

2

Dhe unė kam ndėrtuar pėr ty njė shtėpi tė madhėrishme, nė vendin ku do tė banosh pėrjetė".

3

Pastaj mbreti u kthye dhe bekoi tėrė asamblenė e Izraelit, ndėrsa tėrė asambleja e Izraelit qėndronte mė kėmbė.

4

Pastaj tha: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia i Izraelit, qė ka kryer me fuqinė e tij atė qė i kishte premtuar me gojėn e vet atit tim David, duke thėnė:

5

"Nga dita qė nxora popullin tim tė Izraelit nga vendi i Egjiptit, unė nuk kam zgjedhur asnjė qytet ndėr tė gjitha fiset e Izraelit pėr tė ndėrtuar njė shtėpi, ku emri im tė mbetej, dhe nuk kam zgjedhur njeri qė tė bėhet princ mbi popullin tim tė Izraelit,

6

por kam zgjedhur Jeruzalemin, qė emri im tė mbetet aty, dhe kam zgjedhur Davidin qė tė mbretėrojė mbi popullin tim tė Izraelit".

7

Davidi, ati im, kishte nė zemėr tė ndėrtonte njė tempull, nė emėr tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit,

8

por Zoti i tha Davidit, atit tim: "Ti ke pasur nė zemėr tė ndėrtosh njė tempull nė emrin tim, dhe ke bėrė mirė qė ke pasur njė gjė tė tillė nė zemėr;

9

por nuk do tė jesh ti qė do ta ndėrtosh tempullin, por biri yt qė ka pėr tė dalė nga ijėt e tua, do tė jetė ai qė do ta ndėrtojė tempullin nė emrin tim".

10

Kėshtu Zoti e mbajti fjalėn qė kishte shqiptuar, dhe unė zura vendin e Davidit, atit tim dhe u ula mbi fronin e Izraelit, ashtu si kishte premtuar Zoti, dhe ndėrtova tempullin nė emrin e Zotit, Perėndisė tė Izraelit.

11

Aty vendosa arkėn, nė tė cilėn ndodhet besėlidhja e Zotit, qė ai ka bėrė me bijtė e Izraelit"

12

Pastaj Salomoni zuri vend para altarit tė Zotit, pėrballė asamblesė sė Izraelit dhe shtriu duart

13

(Salomoni nė fakt kishte ndėrtuar njė tribunė prej bronzi, tė gjatė pesė kubitė, tė gjerė pesė kubitė dhe tė lartė tre kubitė, dhe e kishte vendosur nė mes tė oborrit; ai hipi nė tė, u gjunjėzua para tėrė asamblesė sė Izraelit, zgjati duart nė drejtim tė qiellit),

14

dhe tha: "O Zot, o Perėndi i Izraelit, nuk ka asnjė Perėndi tė ngjashėm me ty as nė qiell, as nė tokė. Ti i pėrmbahesh besėlidhjes dhe mėshirės ndaj shėrbėtorėve tė tu qė ecin pėrpara teje me gjithė zemėr.

15

Ti me shėrbėtorin tėnd David, atin tim, e mbajte atė qė i kishe premtuar; po, sot ke kryer me dorėn tėnde atė qė kishe premtuar me gojėn tėnde.

16

Prandaj tani o Zot, Perėndi i Izraelit, mbaje me shėrbėtorin tėnd David, atin tim, atė qė i ke premtuar duke thėnė: "Ty nuk do tė tė mungojė asnjė nga ata qė ulen nė fronin e Izraelit, me kusht qė bijtė e tu tė kujdesen pėr sjelljen e tyre dhe tė ecin sipas ligjit tim ashtu si ke ecur ti pėrpara meje".

17

Tani, pra, o Zot, Perėndi i Izraelit, u bėftė fjala qė i ke thėnė shėrbėtorit tėnd David!

18

Por a ėshtė nė fakt e vėrtetė qė Perėndia banon me njerėzit nė tokė? Ja, qiejtė dhe qiejtė e qiejve nuk mund tė tė nxėnė, aq mė pak ky tempull qė unė kam ndėrtuar!

19

Megjithatė, o Zot, Perėndia im, kushtoji vėmendje lutjes sė shėrbėtorit tėnd dhe kėrkesės sė tij, duke dėgjuar britmėn dhe lutjen qė shėrbėtori yt tė drejton ty.

20

Sytė e tu janė drejtuar ditė e natė ndaj kėtij tempulli, nė drejtim tė vendit qė ke thėnė: "Atje do tė jetė emri im", pėr tė dėgjuar lutjet qė shėrbėtori yt do tė bėjė duke u kthyer nė drejtim tė kėtij vendi.

21

Dėgjo lutjet e shėrbėtorit tėnd dhe tė popullit tėnd tė Izraelit kur do tė luten tė kthyer nga ky vend. Dėgjo nga vendi i banesės sate, nga qiejtė; dėgjo dhe fali.

22

Nė qoftė se ndokush kryen njė mėkat kundėr tė afėrmit tė tij dhe, i detyruar tė betohet, vjen tė betohet pėrpara altarit tėnd nė kėtė tempull,

23

ti dėgjo nga qielli, ndėrhy dhe gjyko shėrbėtorėt e tu; dėno fajtorin, duke bėrė qė tė bjerė mbi kokėn e tij sjellja e tij, dhe shpalle tė drejtė tė pafajshmin duke i dhėnė hak.

24

Kur populli yt i Izraelit do tė mundet nga armiku sepse ka mėkatuar kundėr teje, nė rast se kthehet te ti dhe lėvdon emrin tėnd, nė rast se tė lutet dhe tė stėrlutet nė kėtė tempull,

25

dėgjo nga qielli dhe fale mėkatin e popullit tėnd tė Izraelit, dhe bėje tė kthehet nė vendin qė i ke dhėnė atij dhe etėrve tė tij.

26

Kur qielli do tė jetė i mbyllur dhe nuk do tė ketė shi sepse kanė mėkatuar kundėr teje, nė qoftė se ata luten tė drejtuar nga ky vend, nė qoftė se lavdėrojnė emrin tėnd dhe heqin dorė nga mėkati i tyre sepse i ke pėrulur,

27

ti dėgjo nga qielli, fale mėkatin e shėrbėtorėve tė tu dhe tė popullit tėnd, tė Izraelit, duke u mėsuar rrugėn e mirė nėpėr tė cilėn duhet tė ecin, dhe dėrgo shiun mbi tokėn qė i ke dhėnė si trashėgimi popullit tėnd.

28

Kur nė vend do tė ketė zi buke apo murtajė, ndryshk ose blozė, dyndje karkalecash dhe krimbash, kur armiku do t`i rrethojė nė vendin e tyre, o nė qytetet e tyre, kur do tė pėlcasė njė fatkeqėsi ose njė epidemi ēfarėdo,

29

ēdo lutje, ēdo kėrkesė pėr falje qė do tė tė drejtohet nga ēfarėdo individ apo nga tėrė populli yt i Izraelit, kur secili ka pranuar plagėn e tij dhe dhimbjen e tij dhe ka zgjatur duart e tij ndaj kėtij tempulli,

30

ti dėgjo nga qielli, vend i banesės sate, dhe fali; dhe jepi secilit sipas sjelljes sė vet, ti qė njeh zemrėn e secilit (vetėm ti nė tė vėrtetė njeh zemrėn e bijve tė njerėzve),

31

me qėllim qė ata tė tė kenė frikė dhe tė ecin nė rrugėt e tua pėr gjithė kohėn qė do tė jetojnė nė vendin qė u ke dhėnė etėrve tanė.

32

Kur i huaji, qė nuk i pėrket popullit tė Izraelit, do tė vijė nga njė vend i largėt pėr shkak tė emrit tėnd tė madh, tė dorės sate tė fuqishme dhe tė krahut tėnd tė shtrirė, kur do tė vijė tė tė lutet duke u kthyer nga ky tempull,

33

ti dėgjo nga qielli, nga vendi i banesės sate, dhe jepi tė huajit ato qė tė kėrkon, me qėllim qė tėrė popujt e tokės tė njohin emrin tėnd dhe tė kenė frikė nga ti, ashtu si bėn populli yt i Izraelit, dhe tė dinė qė emri yt pėrmendet nė kėtė tempull qė kam ndėrtuar.

34

Kur populli yt do tė hyjė nė luftė kundėr armiqve tė tij duke ndjekur rrugėn nėpėr tė cilėn e dėrgove, nė rast se tė luten duke u drejtuar ndaj kėtij qyteti qė ti ke zgjedhur dhe ndaj tempullit qė unė kam ndėrtuar nė emrin tėnd,

35

dėgjo nga qielli lutjen dhe kėrkesėn pėr falje dhe pėrkrah ēėshtjen e tyre.

36

Kur do tė kryejnė mėkate kundėr teje (sepse nuk ka njeri qė tė mos kryejė mėkate) dhe ti, i zemėruar kundėr tyre, do t`i braktisėsh nė dorė tė armiqve qė do t`i internojnė nė njė vend tė largėt ose tė afėrt,

37

nė qoftė se nė vendin ku janė internuar vijnė nė vete, kthehen ndaj teje dhe tė luten fort nė vendin e robėrisė sė tyre, duke thėnė: "Kemi kryer mėkate, kemi vepruar padrejtėsisht, kemi bėrė tė keqen",

38

nė rast se kthehen me gjithė zemėr dhe me tėrė shpirt nė vendin e robėrisė sė tyre ku janė shpėrngulur dhe tė luten duke u drejtuar ndaj vendit tė tyre, ndaj qytetit qė ti ke zgjedhur dhe tempullit qė kam ndėrtuar nė emrin tėnd,

39

dėgjo nga qielli, vend i banesės sate, lutjen dhe stėrlutjen e tyre, pėrkrah ēėshtjen e tyre dhe fale popullin tėnd qė ka mėkatuar kundėr teje!

40

Tani, o Perėndia im, mbaj sytė hapur dhe dėgjo me vėmendje lutjen qė bėhet nė kėtė vend!

41

Tani, pra, ēohu, o Zot Perėndi, dhe eja nė vendin e shlodhjes sate, ti dhe arka e forcės sate. Qofshin priftėrinjtė e tu, o Zot Perėndi, tė veshur me shpėtimin dhe u ngazėllofshin nė mirėsi shenjtorėt e tu.

42

O Zot Perėndi, mos e kthe fytyrėn e tė vajosurit tėnd; mbaj mend favoret qė i ke bėrė Davidit, shėrbėtorit tėnd!".

2 i Kronikave 7