Bibla Shqip

2 i Kronikave 2

2 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 3

1

Salomoni filloi pastaj ndėrtimin e shtėpisė tė Zotit, nė Jeruzalem mbi malin Moriah, aty ku Zoti i ishte shfaqur Davidit, atit tė tij, nė vendin qė Davidi kishte pėrgatitur nė lėmin e Ornanit, Jebuseut.

2

Ai filloi tė ndėrtojė ditėn e dytė tė muajit tė dytė tė vitit tė katėrt tė mbretėrimit tė tij.

3

Kėto janė pėrmasat e themeleve qė hodhi Salomoni pėr ndėrtimin e shtėpisė sė Perėndisė. Gjatėsia ishte gjashtėdhjetė kubitė (nė kubitė tė masės sė vjetėr) dhe gjerėsia njėzet kubitė.

4

Portiku pėrpara tempullit ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjatėsinė e tempullit, dhe ishte i lartė njėqind e njėzet kubitė. Ai e veshi nga brenda me ar tė kulluar.

5

E veshi sallėn e madhe me dru qiparisi, pastaj e veshi me ar tė kulluar dhe mbi tė gdhendi degė palme dhe zinxhirė tė vegjėl.

6

Pėrveē kėsaj e zbukuroi sallėn me gurė tė ēmuar si ornament; dhe ari ishte ai i Parvaimit.

7

Veshi gjithashtu me ar tempullin, trarėt, pragjet, muret dhe portat; dhe mbi muret gdhėndi kerubinė.

8

Pastaj ndėrtoi vendin shumė tė shenjtė. Ky ishte njėzet kubitė i gjatė, duke barazuar kėshtu gjerėsinė e tempullit, dhe njėzet kubitė i gjerė. E veshi me ar tė kulluar me njė vlerė prej gjashtėqind talentash.

9

Pesha e arit pėr gozhdat ishte pesėdhjetė sikla. Veshi me ar edhe dhomat e sipėrme.

10

Nė vendin shumė tė shenjtė bėri dy kerubinė tė gdhėndur dhe i veshi me ar.

11

hapėsira e krahėve tė kerubinėve ishte njėzet kubitė; njė krah i njė kerubini, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa krahu tjetėr, gjithashtu i gjatė pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tė dytė.

12

Njeri krah i kerubinit tė dytė, i gjatė pesė kubitė, prekte murin e tempullit, ndėrsa tjetri i gjatė gjithashtu pesė kubitė, prekte krahun e kerubinit tjetėr.

13

Krahėt e hapur tė kėtyre kerubinėve ishin njėzet kubitė tė gjatė. Ata qėndronin drejt nė kėmbė me fytyrė tė kthyer nga pjesa e brendshme e tempullit.

14

Ai bėri gjithashtu velin me fill ngjyrė vjollcė tė purpurt, tė kuqe flakė dhe me pėlhurė tė hollė, dhe mbi to qėndisėn kerubinė.

15

Pėrpara tempullit bėri dy shtylla tė larta tridhjetė e pesė kubitė; kapiteli nė majė tė ēdo shtylle ishte pesė kubitė.

16

Bėri gjithashtu zinxhira tė vegjėl, si ato qė ishin nė shenjtėrore dhe i vendosi nė majė tė shtyllave; pastaj bėri njė mijė shegė dhe i vuri mbi zinxhirėt e vegjėl.

17

Pastaj ngriti shtyllat pėrpara tempullit, njerėn nė tė djathtė dhe tjetrėn nė tė majtė; tė djathtėn e quajti Jakin dhe tė majtėn Boaz.

2 i Kronikave 4