Bibla Shqip

1 i Kronikave 28

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 29

1

Pastaj mbreti David i tha tėrė asamblesė: "Salomoni, biri im, i vetmi qė Perėndia ka zgjedhur, ėshtė akoma i ri dhe i pa pėrvojė, ndėrsa vepra ėshtė e madhe, sepse ky pallat nuk i ėshtė caktuar njė njeriu, por Zotit Perėndi.

2

Me tė gjitha mundėsitė e mia kam pėrgatitur pėr shtėpinė e Perėndisė tim ar pėr sendet prej ari, argjend pėr sendet prej argjendi, bronz pėr sendet prej bronzi, hekur pėr sendet prej hekuri, dru pėr sendet prej druri, gurė oniski dhe gurė pėr t`u ngallmuar, gurė brilanti dhe me ngjyra tė ndryshme, lloj lloj gurėsh tė ēmuar dhe mermer nė njė sasi tė madhe.

3

Pėrveē kėsaj, duke qenė se e kam vendosur dashurinė time mbi shtėpinė e Perėndisė tim, pėrveē asaj qė kam pėrgatitur pėr shtėpinė e shenjtėrores, i dhuroj shtėpisė sė Perėndisė tim thesarin tim personal prej ari dhe argjendi:

4

tre mijė talenta ari, nga ari i Ofirit, dhe shtatė mijė talenta argjendi tė kulluar pėr tė veshur muret e shenjtėrores,

5

ari pėr sendet prej ari, argjendi pėr sendet prej argjendi dhe pėr tė gjitha punimet qė duhet tė kryhen nga zejtarė tė shkathėt. Kush ėshtė sot i gatshėm ta mbushė dorėn e tij pėr t`ia kushtuar Zotit?".

6

Atėherė tė parėt e shtėpive atėrore, krerėt e fiseve tė Izraelit, komandantėt e mijėshėve dhe tė qindėshėve, administratorėt e punėve tė mbretit bėnė oferta vullnetare,

7

dhe dhanė pėr punimin e shtėpisė sė Perėndisė pesė mijė talenta ari, dhjetė mijė darika ari, dhjetė mijė talenta argjendi, tetėmbėdhjetė talenta prej bronzi dhe njėzqind mijė talenta prej hekuri.

8

Kushdo qė zotėronte gurė tė ēmuar, i dorėzoi nė duart e Jehielit, Gershonitit, me qėllim qė tė hynin nė thesarin e shtėpisė tė Zotit.

9

Populli u gėzua nga ofertat e tyre vullnetare, sepse i kishin bėrė kėto oferta Zotit me gjithė zemėr; edhe mbreti David u gėzua shumė.

10

Kėshtu Davidi bekoi Zotin pėrpara tėrė asamblesė dhe tha: "I bekuar je ti, o Zot, Perėndi i Izraelit, ati ynė, pėr gjithė amshimin.

11

Jotja, o Zot, ėshtė madhėshtia, fuqia, lavdia, shkėlqimi, madhėria, sepse gjithshka qė ėshtė nė qiell dhe mbi tokė ėshtė jotja. E jotja o Zot ėshtė mbretėria, dhe ti ngrihesh sovran mbi gjithshka.

12

Nga ti vijnė pasuria dhe lavdia; ti sundon mbi gjithēka; nė dorėn tėnde janė forca dhe fuqia, dhe ti ke fuqinė pėr tė bėrė tė madh dhe pėr t`u dhėnė forcė tė gjithėve.

13

Prandaj ne, o Perėndia ynė, tė falenderojmė dhe kremtojmė emrin tėnd tė lavdishėm.

14

Po kush jam unė dhe kush ėshtė populli im qė jemi nė gjendje tė tė ofrojmė gjithēka nė mėnyrė spontane? Nė tė vėrtetė tė gjitha gjėrat vijnė nga ti, dhe ne tė kemi kthyer thjesht atė qė kemi marrė nga dora jote.

15

Sepse ne jemi tė huaj dhe shtegtarė pėrpara teje ashtu si qenė etėrit tanė. Ditėt tona mbi tokė janė si njė hije dhe nuk ka shpresė.

16

O Zot, Perėndia ynė, tėrė ky bollėk gjėrash qė kemi pėrgatitur pėr tė tė ndėrtuar njė tempull ty, nė emrin tėnd tė shenjtė, vjen nga dora jote, ėshtė e tėra jotja.

17

Unė e di, o Perėndia im, qė ti provon zemrėn dhe gėzohesh kur sheh sjelljen e drejtė. Prandaj nė drejtėsinė e zemrės sime tė kam ofruar nė mėnyrė spontane tėrė kėto gjėra; dhe tani shoh me gėzim qė populli yt, qė ėshtė kėtu i pranishėm, bėn ofertat e tij nė mėnyrė spontane.

18

O Zot, Perėndi i Abrahamit, i Isakut dhe i Izraelit, i etėrve tanė, ruaj gjithnjė kėto prirje dhe mendime nė zemrėn e popullit tėnd dhe drejto zemrat e tyre nga ti;

19

dhe jepi Salomonit, birit tim, njė zemėr tė ndershme, qė ai tė respektojė urdhėrimet, porositė dhe statutet e tua, qė tė bėjė tėrė kėto gjėra dhe tė ndėrtojė tempullin pėr tė cilin kam bėrė pėrgatitjet".

20

Pastaj Davidi i tha tėrė asamblesė: "Tani bekoni Zotin, Perėndinė tuaj". Atėherė tėrė asambleja bekoi Zotin, Perėndinė e etėrve tė tyre; u pėrkulėn dhe ranė pėrmbys pėrpara Zotit dhe mbretit.

21

Tė nesėrmen bėnė flijime pėr Zotin dhe i ofruan olokauste: njė mijė dema tė vegjėl, njė mijė desh, njė mijė qengja me libacionet pėrkatėse dhe flijime tė shumta pėr tėrė Izraelin.

22

Atė ditė hėngrėn dhe pinė me gėzim tė madh para Zotit; dhe pėr herė tė dytė e shpallėn mbret Salomonin, birin e Davidit dhe e vajosėn pėrpara Zotit qė tė ishte princ, dhe Tsadokun qė tė ishte prift.

23

Pastaj Salomoni u ul nė fronin e Zotit si mbret nė vend tė Davidit, atit tė tij; ai pati mbarėsi dhe tėrė Izraeli iu bind.

24

Gjithė krerėt, trimat dhe tėrė bijtė e mbretit David iu nėnshtruan mbretit Salomon.

25

Kėshtu Zoti e bėri shumė tė madh Salomonin pėrpara tėrė Izraelit dhe i dha njė madhėshti mbretėrore qė asnjė mbret para tij nė Izrael nuk e kishte pasur kurrė.

26

Davidi, bir i Isait, mbretėronte mbi tėrė Izraelin.

27

Ai mbretėroi dyzet vjet mbi Izraelin: shtatė vjet nė Hebron dhe tridhjet e tre vjet nė Jeuzalem.

28

Vdiq shumė plak, i ngopur me ditė, me pasuri dhe lavdi. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Salomoni.

29

Trimėritė e mbretit David, si tė parat ashtu dhe tė fundit, janė shkruar nė librin e shikuesit Samuel, nė librin e profetit Nathan dhe nė librin e shikuesit Gad,

30

me tė gjitha ato gjėra qė kanė tė bėjnė me mbretėrinė e tij, me fuqinė e tij dhe me tė gjitha ngjarjet qė i ndodhėn atij, Izraelit dhe tėrė mbretėrive tė vendeve tė tjera.

2 i Kronikave 1