Bibla Shqip

1 i Kronikave 27

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 28

1

Davidi mblodhi nė Jeruzalem tėrė krerėt e Izraelit, tė parėt e fiseve, komandantėt e divizioneve qė ishin nė shėrbim tė mbretit, komandantėt e mijėshėve, komandantėt e qindėshėve, administratorėt

2

Pastaj mbreti David u ngrit nė kėmbė dhe tha: "Mė dėgjoni, o vėllezėr tė mi dhe o populli im! Unė kisha nė zemėr tė ndėrtoja njė shtėpi paqeje pėr arkėn e besėlidhjes tė Zotit, pėr mbėshtetėsen e kėmbėve tė Perėndisė tonė, dhe kisha bėrė pėrgatitje pėr ta ndėrtuar.

3

Por Perėndia mė tha: "Ti nuk do tė ndėrtosh njė shtėpi nė emrin tim, sepse ke qenė njė njeri lufte dhe ke derdhur gjak".

4

Megjithatė Zoti, Perėndia i Izraelit, mė ka zgjedhur mua nga tėrė shtėpia e atit tim, qė tė bėhem mbret i Izraelit pėrjetė. Nė fakt ai ka zgjedhur Judėn si princ, dhe nė shtėpinė e Judės shtėpinė e atit tim dhe midis bijve tė atit tim i ka pėlqyer tė mė bėjė mua mbret tė tė gjithė Izraelit.

5

Midis tėrė bijve tė mi (sepse Zoti mė ka dhėnė shumė fėmijė) ai ka zgjedhur birin tim Salomon, qė tė ulet nė fronin e mbretėrisė tė Zotit mbi Izraelin.

6

Ai mė tha: "Do tė jetė biri yt Salomon ai qė ka pėr tė ndėrtuar shtėpinė time dhe oborret e mia, sepse kam zgjedhur atė si djalin tim, dhe unė do tė jem pėr atė si njė baba.

7

Do ta bėj tė qėndrueshme pėrjetė mbretėrinė e tij nė rast se u pėrmbahet nė mėnyrė tė vendosur urdhėrimeve dhe dekreteve tė mia, ashtu si po bėn sot".

8

Kėshtu, pra, pėrpara tėrė Izraelit, asamblesė sė Zotit, dhe pėrpara Perėndisė tonė qė na dėgjon, zbatoni dhe kėrkoni tėrė urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mund ta zotėroni kėtė vend tė mirė dhe t`ia lini si trashėgimi bijve tuaj mbas jush, pėrjetė.

9

Ti Salomon, biri im njihe Perėndinė e atit tėnd dhe shėrbeji me gjithė zemėr dhe me shpirt vullnetmirė, sepse Zoti heton tė gjitha zemrat dhe kupton tėrė qėllimet e mendimeve. Nė rast se ti e kėrkon, ai do tė tė lėrė ta gjesh; por nė rast se ti e braktis, ai do tė tė hedhė poshtė pėrjetė.

10

Tani ki parasysh qė Zoti tė ka zgjedhur pėr tė ndėrtuar njė shtėpi si shenjtėrore; tregohu i fortė dhe futju punės!".

11

Atėherė Davidi i dha birit tė tij Salomonit projektin e portikut tė tempullit, tė godinave tė tij, tė dhomave tė tij, tė thesareve tė tij, tė dhomave tė sipėrme, tė dhomave tė brendshme dhe tė vendit tė pajtuesit,

12

si dhe projektin e tė gjitha gjėrave qė kishte nė mendje pėr Frymėn lidhur me oborret e shtėpisė tė Zotit, me tė gjitha dhomat anėsore, me thesaret e shtėpisė sė Perėndisė dhe me thesaret e sendeve tė shenjtėruara,

13

me klasat e priftėrinjve dhe tė Levitėve, me tėrė punėn lidhur me shėrbimin e shtėpisė tė Zotit dhe me tė gjitha veglat e nevojshme pėr shėrbimin e shtėpisė tė Zotit.

14

I dha arin duke treguar peshėn e sendeve prej ari, pėr tė gjitha veglat qė pėrdoren nė ēdo lloj shėrbimi, dhe argjendin duke treguar peshėn e tė gjitha veglave prej argjendi, pėr tė gjitha veglat qė pėrdoren nė ēdo lloj shėrbimi.

15

I dha gjithashtu peshėn e arit pėr shandanėt prej ari dhe pėr llambat e tyre prej ari, duke treguar peshėn e ēdo shandani dhe tė llambave tė tij, dhe peshėn e argjendit pėr shandanėt prej argjendi, duke treguar peshėn e ēdo shandani dhe tė llambave tė tij, sipas pėrdorimit tė ēdo shandani.

16

I dha gjithashtu, duke treguar peshėn, arin pėr tryezat e bukėve tė paraqitjes, pėr ēdo tryezė, dhe argjendin pėr tryezat prej argjendi,

17

dhe arin e kulluar pėr pirunėt e mėdhenj, pėr legenėt e vegjėl dhe pėr kupat, dhe arin, duke treguar peshėn pėr kupat prej ari, pėr ēdo kupė, dhe argjendin, duke treguar peshėn pėr kupat prej argjendi, pėr ēdo kupė.

18

I dha gjithashtu ar tė kulluar pėr altarin e temjanit, duke treguar peshėn, dhe pėr modelin e qerres, domethėnė, kerubinėt prej ari qė hapnin krahėt dhe mbulonin arkėn e besėlidhjes tė Zotit.

19

"Tėrė kjo", tha Davidi, "m`u dha e shkruar nga dora e Zotit, qė mė bėri tė kuptoj tėrė punimet e kėtij projekti".

20

Davidi i tha pastaj tė birit Salomon: "Ji i fortė dhe trim, pėrvishju punės, mos ki frikė dhe mos u trondit, sepse Zoti Perėndi, Perėndia im, do tė jetė me ty. Ai nuk do tė lėrė dhe nuk do tė braktisė deri sa tė mbarosh tėrė punėn pėr shėrbimin e shtėpisė tė Zotit.

21

Dhe ja klasat e priftėrinjve dhe tė Levitėve pėr tėrė shėrbimin e shtėpisė sė Perėndisė; pėrveē kėsaj, pėr ēdo punė do tė kesh nė dispozicion lloj lloj specialistėsh vullnetmirė, nė ēdo veprimtari; edhe krerėt edhe tėrė populli do tė jenė plotėsisht nėn urdhrat e tua".

1 i Kronikave 29