Bibla Shqip

1 i Kronikave 13

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Hirami, mbret i Tiros, i dėrgoi Davidit lajmėtarė, dru kedri, muratorė, dhe marangozė pėr t`i ndėrtuar njė shtėpi.

2

Atėherė Davidi e pranoi qė Zoti e kishte vendosur mbret tė Izraelit, sepse mbretėria e tij qe lavdėruar shumė pėr shkak tė popullit tė tij, Izraelit.

3

Davidi u martua me gra tė tjera nė Jeruzalem dhe i lindėn djem e vajza.

4

Kėto janė emrat e bijve qė i lindėn nė Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,

5

Ibhari, Elishua, Elpeleti,

6

Nagahu, Nefegu, Jafia,

7

Elishama, Beelida dhe Elifeleti.

8

Kur Filistejtė mėsuan qė Davidi ishte vajosur mbret i tėrė Izraelit, dolėn tė gjithė nė kėrkim tė Davidit. Sa e mėsoi kėtė, Davidi u doli pėrballė.

9

Filistejtė arritėn dhe u pėrhapėn nė luginėn e Refaimit.

10

Atėherė Davidi u kėshillua me Perėndinė, duke thėnė: A duhet tė dal kundėr Filistejve? A do tė m`i japėsh nė duart e mia?". Zoti u pėrgjigj: "Dil dhe unė do t`i jap nė duart e tua".

11

Ata dolėn nė Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perėndia ka hapur me duart e mia njė kalim midis armiqve tė mi, si njė kalim i hapur nga ujėrat". Prandaj i vunė kėtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.

12

Filistejtė braktisėn aty perėnditė e tyre dhe Davidi urdhėroi qė tė digjeshin nė zjarr.

13

Mė vonė Filistejtė filluan tė shpėrndahen nėpėr luginė.

14

Davidi u kėshillua pėrsėri me Perėndinė, dhe Perėndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahėt dhe sulu mbi ta pėrballė ballsameve.

15

Kur tė dėgjosh njė zhurmė hapash nė majat e ballsameve, hidhu menjėherė nė sulm, sepse Perėndia do tė tė dalė pėrpara pėr tė mundur ushtrinė e Filistejve".

16

Davidi bėri ashtu siē e kishte urdhėruar Perėndia, dhe ata mundėn ushtrinė e Filistejve nga Gabaoni deri nė Gezer.

17

Kėshtu fama e Davidit u pėrhap nė tė gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi tė gjitha kombet.

1 i Kronikave 15