Bibla Shqip

1 i Kronikave 11

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 12

1

Kėta janė njerėzit qė erdhėn te Davidi nė Tsiklag, kur ai qendronte larg pranisė sė Saulit, birit tė Kishit; ata ishin njė pjesė e trimave qė e ndihmuan nė luftė;

2

ishin tė armatosur me harqe dhe mund tė pėrdornin si dorėn e djathtė ashtu edhe atė tė majtė pėr tė hedhur gurė dhe pėr tė gjuajtur shigjeta me hark; i pėrkisnin fisit tė Beniaminit, vėllezėr tė Saulit.

3

I pari i tyre ishte Ahiezeri, pastaj Joasi, bij tė Shemaahut, nga Giberahu; Jezieli dhe Peleti, bij tė Azmavethit; Berakahu dhe Jehu nga Anathothi;

4

Ishmajahu nga Gabaoni, trim midis tė tridhjetėve dhe i pari i tyre; Jeremia, Jahazieli, Johanani, Jozabadi nga Gedera

5

Eluzai, Jerimothi, Bealiahu, Shemariahu, Shefatiahu nga Harufi;

6

Elkanahu, Jishshiahu, Azareli, Joezeri dhe Jashobeami, Koraiti;

7

Joelahu dhe Zebadiahu, bij tė Jerohamit nga Gedori.

8

Ndėr Gaditėt disa njerėz vendosėn tė bashkohen me Davidin nė kalanė e shkretėtirės; ishin njerėz tė fortė dhe trima, tė stėrvitur pėr luftė, tė shkathėt nė pėrdorimin e mburojės dhe tė shtizės; fytyrat e tyre ishin si fytyrat e luanėve dhe nė malet ishin tė shpejtė si gazelat.

9

Ezeri ishte i pari i tyre, Obadiahu vinte i dyti dhe Eliabi i treti,

10

Mishmanahu i katėrti, Jeremia i pesti

11

Atai i gjashti, Elieli i shtati,

12

Johanani i teti, Elzabadi i nėnti,

13

Jeremia i dhjeti, Makbanai i njėmbėdhjeti.

14

Kėta Gaditė ishin komandantė tė ushtrisė; mė i vogli komandonte njėqind ushtarė, mė i madhi njė mijė.

15

Kėta janė ata qė kaluan Jordanin nė muajin e parė kur ky lumė kishte dalė nga shtrati i tij, dhe i bėnė tė ikin me vrap tėrė banorėt e luginave, nė lindje dhe nė perėndim.

16

Edhe disa nga bijtė e Beniaminit e tė Judės shkuan te Davidi nė kala.

17

Davidi u doli pėrpara dhe, duke marrė fjalėn, tha: "Nė rast se keni ardhur tek unė me qėllime paqėsore pėr tė mė ndihmuar, jam gati tė bashkohem me juve, por nė se keni ardhur pėr tė mė tradhėtuar dhe pėr tė mė dorėzuar nė duart e kundėrshtarėve tė mi, megjithėse unė nuk kam pėrdorur fare dhunėn, Perėndia i etėrve tanė le tė shohė dhe le tė dėnojė".

18

Atėherė Fryma e pėrshkoi Amasain, tė parin e tė tridhjetėve, qė thirri: "Ne jemi me ty, David; jemi me ty, o biri i Isait! Paqe, paqe ty dhe paqe atij qė tė ndihmon, sepse Perėndia yt tė ndihmon". Atėherė Davidi i priti dhe i bėri komandantė tė trupave.

19

Edhe nga Manasi disa kaluan me Davidin, kur ky vajti me Filistejtė pėr tė luftuar kundėr Saulit; por kėta nuk i dhanė asnjė ndihmė Filistejve, sepse princat e Filistejve, mbasi u konsultuan, e kthyen prapa Davidin, duke thėnė: "Ai ka pėr tė kaluar me zotėrinė e tij Saul duke vėnė nė rrezik kokat tona".

20

Ndėrsa shkonte nė Tsiklag, ata tė Manasit qė kaluan me tė ishin Adnahu, Jozbadi, Jediaeli, Mikaeli, Jozabadi, Elihu, Tsillethai, komandantė tė mijėsheve qė i pėrkisnin Manasit.

21

Kėta e ndihmuan Davidin kundėr bandave tė plaēkitėsve, sepse ishin tė gjithė njerėz tė fortė dhe trima dhe u bėnė komandantė nė ushtri.

22

Nė atė kohė, nė tė vėrtetė, ēdo ditė disa vinin te Davidi pėr ta ndihmuar deri sa formoi njė ushtri tė madhe si ushtria e Perėndisė.

23

Ky ėshtė numri i krerėve tė armatosur pėr luftė, qė shkuan te Davidi nė Hebron pėr t`i kaluar atij mbretėrinė e Saulit, sipas fjalės sė Zotit.

24

Bijtė e Judės, qė mbanin mburoja dhe shtiza ishin gjashtė mijė e tetėqind veta, tė armatosur pėr luftė.

25

Nga bijtė e Simeonit, njerėz tė fortė dhe trima nė luftė, ishin shtatė mijė e njėqind veta.

26

Nga bijtė e Levit, katėr mijė e gjashtėqind veta;

27

pėrveē Jehojadit, princit tė familjes sė Aaronit, qė kishte tre mijė e shtatėqind veta,

28

dhe Tsadoku, njė i ri i fortė dhe trim, me njėzet e dy krerė tė shtėpisė sė tij atėrore.

29

Nga bijtė e Beniaminit, vėllezėr tė Saulit, tre mijė (sepse pjesa mė e madhe e tyre i kishte qėndruar besnike deri atėherė shtėpisė sė Saulit).

30

Nga bijtė e Efraimit, njėzet mijė e tetėqind veta, njerėz tė fortė dhe trima, njerėz tė famshėm, sipas shtėpive tė tyre atėrore.

31

Nga gjysma e fisit tė Manasit, tetėmbėdhjetė mijė veta, qė u zgjodhėn individualisht pėr tė vajtur dhe pėr ta shpallur mbret Davidin.

32

Nga bijtė e Isakarit, qė i kuptonin kohrat dhe dinin kėshtu ēfarė duhet tė bėnte Izraeli: dyqind krerė dhe tėrė vėllezėrit e tyre nė urdhrat e tyre.

33

Nga Zabuloni, pesėdhjetė mijė, qė shkonin tė luftonin, tė shkathėt pėr tu vendosur nė rend beteje me tė gjitha armėt e luftės dhe tė zotė tė mbanin pozicionin e tyre me zemėr tė vendosur.

34

Nga Neftali, njė mijė krerė dhe me ta tridhjetė e shtatė mijė njerėz me mburoja dhe shtiza.

35

Nga Danitėt, tė shkathėt pėr t`u radhitur nė rend beteje, njėzet e tetė mijė e gjashtėqind veta.

36

Nga Asheri, dyzet mijė, qė shkonin tė luftonin dhe qė ishin tė shkathėt pėr t`u vendosur nė rend beteje.

37

Nga ana tjetėr e Jordanit, nga Rubenitėt, nga Gaditėt dhe nga gjysma e fisit tė Manasit, njėqind e njėzet mijė veta, tė pajisur me tė gjitha armėt pėr tė luftuar.

38

Tėrė kėta luftėtarė, tė zotė tė mbanin pozicionin e tyre me zemėr tė vendosur, erdhėn nė Hebron pėr ta shpallur Davidin mbret mbi tėrė Izraelin; edhe pjesa tjetėr e Izraelit ishte nė njė mėndje pėr ta bėrė mbret Davidin.

39

Ata qėndruan atje tri ditė me Davidin, duke ngrėnė dhe duke pirė, sepse vėllezėrit e tyre kishin siguruar ushqim pėr ta.

40

Edhe nga ata qė banonin afėr tyre, madje edhe nga Isakari, nga Zabuloni dhe nga Neftali sillnin ushqime me gomarė, me deve, me mushka dhe me qe, furnizime tė mėdha: miell, bukėfiqe dhe rrush tė thatė, verė, vaj, lopė dhe dele me bollėk; sepse Izraeli ishte shend e verė.

1 i Kronikave 13