Bibla Shqip

1 i Kronikave 9

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 10

1

Filistejtė luftuan kundėr Izraelit dhe Izraelitėt ikėn me vrap para Filistejve dhe ranė tė vrarė nė malin Gilboa.

2

Filistejtė ndoqėn nga afėr Saulin dhe bijtė e tij dhe vranė Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuan, bij tė Saulit.

3

Beteja u bė e ashpėr kundėr Saulit, harkėtarėt e goditėn dhe ai u plagos rėndė.

4

Atėherė Sauli i tha shqyrtarit tė tij: "Nxirr shpatėn tėnde dhe mė shpo me atė, qė kėta tė parrethprerė tė mos vijnė e tė tallen me mua". Por shqyrtari i tij nuk deshi ta bėnte, sepse ishte trembur shumė. Atėherė Sauli mori shpatėn dhe u hodh mbi tė.

5

Kur shqyrtari e tij pa qė Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatėn e tij dhe vdiq.

6

Kėshtu vdiq Sauli me tre bijtė e tij; tėrė shtėpia e tij u shua tok.

7

Kur tė gjithė Izraelitėt qė banonin nė kėtė luginė panė qė tė tyret kishin ikur dhe qė Sauli dhe bijtė e tij kishin vdekur, ata braktisėn qytetet e tyre dhe ikėn me vrap. Atėherė erdhėn Filistejtė dhe u vendosėn nė vendin e tyre.

8

Tė nesėrmen Filistejtė erdhėn pėr tė zhveshur tė vrarėt dhe gjetėn Saulin dhe bijtė e tij tė rėnė mbi malin Gilboa.

9

E zhveshėn Saulin, i morėn kokėn dhe armaturėn dhe ēuan lajmėtarė nė tė gjithė vendin e Filistejve pėr tė njoftuar lajmin nė tempullin e idhujve tė tyre dhe gjithė popullit.

10

E vendosėn pastaj armaturėn e tij nė tempullin e perėndive tė tyre dhe gozhduan kokėn e tij nė tempullin e Dagonit.

11

Kur tėrė banorėt e Jabeshit tė Galaadit mėsuan tėrė atė qė Filistejtė i kishin bėrė Saulit,

12

tėrė njerėzit trima u ngritėn mė kėmbė, morėn kufomėn e Saulit dhe kufomat e bijve tė tij dhe i ēuan nė Jabesh; pastaj i varrosėn kockat e tyre nėn brukėn e Jabeshit dhe agjeruan shtatė ditė.

13

Kėshtu Sauli vdiq pėr shkak, tė mosbensikėrisė sė tij ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalėn e Zotit dhe njėkohėsisht kishte konsultuar njė medium pėr tė marrė kėshilla prej saj,

14

dhe nuk ishte kėshilluar pėrkundrazi me Zotin. Prandaj Zoti e bėri tė vdesė dhe ia kaloi mbretėrinė Davidit, birit tė Isait.

1 i Kronikave 11