Bibla Shqip

1 i Kronikave 4

1 i Kronikave

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 5

1

Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit. Ai ishte me tė vėrtetė i parėlinduri, por me qenė se kishte pėrdhosur shtratin e tė atit, parėbirnia iu dha bijve tė Jozefit, birit tė Izraelit; kėshtu gjenealogjia nuk jepet nė bazė tė parėbirnisė.

2

Ndonėse Juda mbizotėroi mbi vėllezėrit e tij dhe nga ai rrodhi njė shef, e drejta e parėbirnisė i takonte Jozefit.

3

Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit, ishin Hanoku, Pallu, Hetsroni dhe Karmi.

4

Bijtė e Joelit ishin Shemejahu, bir i tė cilit ishte Gogu, bir i tė cilit ishte Shimei,

5

bir i tė cilit ishte Mikahu, bir i tė cilit ishte Reajahi, bir i tė cilit ishte Baali,

6

bir i tė cilit ishte Beerahu, qė u ēua nė robėri nga Tilgath-Pilneseri, mbret i Asirisė. Ai ishte princ i Rubenitėve.

7

Vėllezėrit e tij, sipas familjeve tė tyre, ashtu siē janė rreshtuar nė gjenealogjinė sipas brezave tė tyre, ishin i pari Jejeli, pastaj Zakaria,

8

Bela, bir i Azazit, birit tė Shemas, i cili ishte bir i Joelit, qė banonte nė Aroer dhe deri nė Nebo dhe nė Baal-Meon.

9

Dhe ata u vendosėn nė perėndim duke arritur deri nė fillim tė shkretėtirės, nga kjo anė e lumit Eufrat, sepse bagėtia e tyre ishte shumėzuar nė vendin e Galaadit.

10

Nė kohėn e Saulit ata u shpallėn luftė Hagarenėve, tė cilėt i mundėn; pastaj u vendosėn nė ēadrat e tyre, tė ngritura nė tėrė pjesėn nė perėndim tė Galaadit.

11

Bijtė e Gadit banonin pėrballė tyre nė vendin e Bashanit, deri nė Salkah.

12

Joeli ishte i pari i tyre, i dyti ishte Shafami, pastaj vinin Janai dhe Shafati nė Bashan.

13

Vėllezėrit e tyre, sipas shtėpive atėrore tė tyre, ishin: Mikaeli, Meshulami, Sheba, Jorai, Jakani, Zia dhe Eberi, gjithsej shtatė.

14

Ata ishin bij tė Abihailit, birit tė Hurit, birit tė Jaroahut, birit tė Galaadit, birit tė Mikaelit, birit tė Jesishait, birit tė Jahdos, birit tė Buzit;

15

Ahi, bir i Abdielit, birit tė Gunit, ishte i pari i shtėpisė sė tyre prindėrore.

16

Ata banonin nė Galaad dhe nė Bashan, nė fshatrat e tij dhe nė tė gjitha tokat pėr kullotė tė Sharonit deri atje ku shtriheshin.

17

Tė gjitha kėto toka u regjistruan nė listat gjenealogjike tė pėrpiluara nė kohėn e Jothamit, mbretit tė Judės, dhe nė kohėn e Jeroboamit, mbretit tė Izraelit.

18

Bijtė e Rubenit, Gaditėt dhe gjysma e fisit tė Manasit kishin dyzet e katėr mijė e shtatėqind e gjashtėdhjetė njerėz trima, njerėz qė mbanin mburoja dhe shpata, pėrdornin harkun dhe ishin tė stėrvitur

19

Ata u shpallėn luftė Hagarenėve, Jeturėve, Nafishėve dhe Nodabėve.

20

Ata u ndihmuan kundėr tyre, sepse gjatė betejės i thirrėn Perėndisė, qė e dėgjoi lutjen e tyre, sepse ata kishin pasur besim tek ai; kėshtu Hagarenėt dhe tėrė ata qė ishin bashkė me ta u dorėzuan nė duart e tyre.

21

Pastaj ata muarrėn bagėtinė e tyre: pesėdhjetė mijė deve, dyqind e pesėdhjetė mijė dele, dy mijė gomarė dhe njėqind mijė njerėz.

22

Nė tė vėrtetė shumė njerėz ranė tė vrarė, sepse kėtė luftė e kishte dashur Perėndia. Ata u vendosėn pastaj nė vendin e tyre deri sa ranė nė robėri.

23

Kėshtu bijtė e gjysmės sė fisit tė Manasit banuan nė vend; ata u shtrinė nga Bashani deri nė Baal-Hermon, nė Senir dhe nė malin Hermon.

24

Kėta ishin krerėt e shtėpive tė tyre atėrore: Eferi, Ishi, Elieli, Azrieli, Jeremia, Hodavia dhe Jahdieli, njerėz tė fortė dhe trima, njerėz tė famshėm, krerė tė shtėpive tė tyre atėrore.

25

Por ata u treguan jobesnikė ndaj Perėndisė tė etėrve tė tyre dhe u kurvėruan, duke shkuar pas perėndive tė popujve tė vendit qė Perėndia kishte shkatėrruar para tyre.

26

Prandaj Perėndia i Izraelit nxiti frymėn e Pulit, mbretit tė Asirisė, domethėnė frymėn e Tilgath-Pilniserit, mbretit tė Asirisė, qė internoi Rubenitėt, Gaditėt dhe gjysmėn e fisit tė Manasit, dhe i vendosi nė Halah, nė Habor, nė Hara dhe pranė lumit tė Gozanit, ku gjenden edhe sot.

1 i Kronikave 6