Bibla Shqip

2 i Mbretėrve 22

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 23

1

Atėherė mbreti dėrgoi njerėz pėr tė mbledhur pranė vetes tėrė pleqtė e Judės dhe tė Jeruzalemit.

2

Mbreti u ngjit pastaj nė shtėpinė e Zotit dhe me tė u ngjitėn tėrė njerėzit e Judės, tėrė banorėt e Jeruzalemit, priftėrinjtė, profetėt dhe tėrė populli, nga mė i madhi deri te mė i vogli; dhe ai lexoi nė prani tė tyre tėrė fjalėt e librit tė besėlidhjes, qė ishte gjetur nė shtėpinė e Zotit.

3

Pastaj mbreti, duke qėndruar mė kėmbė mbi podium, lidhi njė besėlidhje pėrpara Zotit, duke u zotuar tė ndiqte Zotin, tė respektonte porositė dhe statutet e tij me gjithė zemėr dhe me gjithė shpirt, pėr tė zbatuar nė praktikė fjalėt e kėsaj besėlidhje, tė shkruara nė atė libėr. Tėrė populli e pranoi besėlidhjen.

4

Mbreti urdhėroi pastaj kryepriftin Hilkiah, priftėrinjtė e rangut tė dytė dhe derėtarėt tė ēonin jashtė tempullit tė Zotit objektet qė ishin ndėrtuar pėr Baalin, pėr Asherahun dhe pėr ushtrinė e qiellit;

5

Ai zhduku gjithashtu priftėrinjtė idhujtarė qė mbretėrit e Judės kishin caktuar pėr tė djegur temjan nė vendet e larta tė qyteteve tė Judės e nė rrethinat e Jeruzalemit, dhe ata qė i digjnin temjan Baalit, diellit, hėnės, shenjave tė zodiakut dhe gjithė ushtrisė sė qiellit.

6

E ēoi Asherahun nga shtėpia e Zotit jashtė Jeruzalemit nė pėrruan e Kidronit; e dogji pranė pėrroit Kidron, e bėri hi dhe hirin e tij e hodhi mbi varret e njerėzve tė popullit.

7

Shembi edhe shtėpitė e njerėzve qė merreshin me kurvėrinė e shenjtė dhe qė ndodheshin nė shtėpinė e Zotit, ku gratė endnin ēadra pėr Asherahun.

8

Solli tėrė priftėrinjtė nga qytetet e Judės dhe pėrdhosi vendet e larta ku priftėrinjtė kishin djegur temjan, nga Geba deri nė Beer-Sheba. Rrėzoi gjithashtu vendet e larta tė portave, qė ishin nė hyrje tė portės sė Jozueut guvernator i qytetit, qė ishin nė tė majtė tė atij qė hyn nė portėn e qytetit.

9

Megjithatė priftėrinjtė e vendeve tė larta nuk u ngjitėn nė altarin e Zotit nė Jeruzalem, por hėngrėn bukė tė ndorme nė mes tė vėllezėrve tė tyre.

10

Pėrveē kėsaj ai pėrdhosi Tofethin, qė ndodhej nė luginėn e bijve tė Hinomit, me qėllim qė asnjėri tė mos kalonte birin apo bijėn e tij nėpėr zjarr pėr nder tė Molekut.

11

Pastaj ai hoqi kuajt qė mbretėrit e Judės i kishin kushtuar diellit nė hyrje tė shtėpisė tė Zotit, pranė dhomės sė eunekut Nethan-Melek, qė ndodhej nė oborr; dhe u vuri flakėn qerreve tė diellit.

12

Mbreti shembi altarėt qė ishin mbi terracėn e dhomės sė sipėrme tė Ashazit dhe qė mbretėrit e Judės kishin ndėrtuar, si dhe altarėt qė Manasi kishte bėrė nė dy oborret e shtėpisė tė Zotit, i bėri copė-copė dhe hodhi pluhurin e tyre nė pėrruan e Kidronit.

13

Mbreti pėrdhosi gjithashtu vendet e larta qė ishin pėrballė Jeruzalemit; nė jug tė malit tė korruptimit, qė Salomoni, mbret i Izraelit, kishte ndėrtuar pėr Ashtorethin, tė neveritshmin e Sidonitėve, pėr Kemoshin, tė neveritshmin e Moabit dhe pėr Milkomin, tė neveritshmin e bijve tė Amonit.

14

Ai i bėri copė-copė edhe shtyllat e shenjta, rrėzoi Asherimet dhe mbushi vendet e tyre me kocka njerėzore.

15

Rrėzoi gjithashtu altarin qė ishte nė Bethel dhe vendin e lartė tė ndėrtuar nga Jeroboami, bir i Nebatit qė e kishte bėrė Izraelin tė mėkatonte; e dogji vendin e lartė sa e bėri pluhur; dogji edhe Asherahun.

16

Ndėrsa Josia po kthehej, pa varrezat qė ishin atje mbi mal; atėherė ai dėrgoi njerėz qė tė merrnin kockat nga varrezat dhe i dogji mbi altar, duke e ndotur, sipas fjalės tė Zotit, tė shqiptuar nga njeriu i Perėndisė, qė kishte paralajmėruar kėto gjėra.

17

Pastaj tha: "Ēfarė momumenti ėshtė ai qė po shoh?". Njerėzit e qytetit iu pėrgjigjėn: "Éshtė varri i njeriut tė Perėndisė qė erdhi nga Juda dhe qė shpalli kundėr altarit tė Bethelit kėto gjėra qė ti ke bėrė".

18

Ai tha: "Lėreni; asnjeri tė mos prekė kockat e tij!". Kėshtu ata i lanė kockat e tij sė bashkė me kockat e profetit qė kishte ardhur nga Samaria.

19

Josia hoqi gjithashtu tėrė tempujt e vendeve tė larta qė ishin nė qytetin e Samarisė dhe qė mbretėrit e Izraelit kishin ndėrtuar pėr tė nxitur zemėrimin e Zotit. Ai u bėri pikėrisht atė qė kishte bėrė nė Bethel.

20

Flijoi mbi altarėt tėrė priftėrinjtė e vendeve tė larta qė ishin aty dhe dogji aty kocka njerėzore. Pastaj u kthye nė Jeruzalem.

21

Mbreti i dha tėrė popullit kėtė urdhėr: "Kremtoni Pashkėn pėr nder tė Zotit, Perėndisė tuaj, ashtu siē ėshtė shkruar nė kėtė libėr tė besėlidhjes".

22

Me siguri njė Pashkė e tillė nuk ishte kremtuar kėshtu nga koha e gjyqtarėve qė e kishin qeverisur Izraelin, dhe as nė tėrė kohėn e mbretėrve tė Izraelit dhe tė mbretėrve tė Judės.

23

Por nė vitin e tetėmbėdhjetė tė mbretit Josia kjo Pashkė u kremtua pėr nder tė Zotit nė Jeruzalem.

24

Josia eliminoi edhe mediumėt dhe magjistarėt, hyjnitė familjare dhe idhujt, si dhe tė gjitha shkeljet e neveritshme qė shiheshin nė vendin e Judės dhe nė Jeruzalem, pėr tė zbatuar nė praktikė fjalėt e ligjit, tė shkruara nė librin qė prifti Hilkiah kishte gjetur nė shtėpinė e Zotit.

25

Para tij nuk pati asnjė mbret qė, si ai, t`i ishte kthyer Zotit me gjithė zemėr, me gjithė shpirt dhe me gjithė forcėn, sipas tėrė ligjit tė Moisiut; as pas tij nuk ka dalė ndonjė si ai.

26

Megjithatė Zoti nuk e fashiti zemėrimin e tij tė zjarrtė qė e kishte pėrfshirė kundėr Judės, pėr shkak tė gjithė provokimeve tė kryera nga Manasi.

27

Kėshtu Zoti tha: "Do ta largoj edhe Judėn nga prania ime, ashtu si largova Izraelin, dhe do ta flak kėtė qytet, Jeruzalemin, qė e unė kisha zgjedhur, dhe tempullin pėr tė cilin kisha thėnė: "Aty do tė jetė emri im"".

28

Pjesa tjetėr e bėmave tė Josias dhe tėrė ato qė ka bėrė a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?

29

Gjatė mbretėrisė sė tij, Faraoni Neko, mbret i Egjiptit, doli kundėr mbretit tė Asirisė nė lumin Eufrat. Mbreti Josia marshoi kundėr tij, por Faraoni e vrau nė Meghido qė nė ndeshjen e parė.

30

Atėherė shėrbėtorėt e tij e ēuan tė vdekur mbi njė qerre nga Meghido deri nė Jeruzalem, ku e varrosėn nė varrin e tij. Pastaj populli i vendit mori Jehoahazin, birin e Josias, e vajosi dhe e bėri mbret nė vend tė atit tė tij.

31

Jehoahazi ishte njėzet e tre vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe e mbajti fronin tre muaj nė Jeruzalem. E ėma quhej Hamutal, ishte bija e Jeremias nga Libnahu.

32

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, nė tė gjitha ashtu si kishin vepruar etėrit e tij.

33

Faraoni Neko e lidhi me zinxhira nė Riblah, nė vendin e Hamathit, qė tė mos mbretėronte mė nė Jeruzalem, dhe i imponoi vendit njė haraē prej njėqind talentesh argjendi dhe njė talent ari.

34

Pastaj Faraoni Neko bėri mbret Eliakimin, birin e Josias, nė vend tė atit tė tij Josia, dhe e ndėrroi emrin e tij nė Jehojakimi. Pastaj mori Jehoahazin dhe shkoi nė Egjipt, ku vdiq.

35

Jehojakimi i dha Faraonit argjendin dhe arin; por pėr tė paguar paratė sipas urdhėrit tė Faraonit i vuri taksa vendit. Pėr tė paguar Faraonin Neko, ai mblodhi argjendin dhe arin nga populli i vendit nga secili nė bazė tė vlerėsimit tė pronave tė tij.

36

Jehojakimi ishte njėzet e pesė vjeē kur filloi tė mbretėrojė dhe mbretėroi njėmbėdhjetė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Zebidah, ishte bija e Pedaijahut tė Rumahut.

37

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit nė tė gjitha ashtu si kishin vepruar etėrit e tij.

2 i Mbretėrve 24