Bibla Shqip

2 i Mbretėrve 16

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 17

1

Nė vitin e dymbėdhjetė tė Ashazit, mbretit tė Judės, Osea, bir i Elahut, filloi tė mbretėrojė mbi Izraelin dhe e mbajti fronin nėntė vjet.

2

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, por jo si mbretėrit e Izraelit qė qenė para tij.

3

Shalmaneseri, mbret i Asirisė, doli kundėr tij; Osea u bė kėshtu shėrbėtor i tij dhe i paguante njė haraē.

4

Por mbreti i Asirisė zbuloi njė komplot te Osea, sepse ky kishte dėrguar lajmėtarė te So, mbret i Egjiptit dhe nuk i sillte mė haraēin mbretit tė Asirisė, siē bėnte zakonisht ēdo vit. Prandaj mbreti i Asirisė e futi nė burg dhe e mbante tė lidhur.

5

Pastaj mbreti i Asirisė pushtoi tėrė vendin, doli kundėr Samarisė dhe e rrethoi gjatė tre vjetve.

6

Nė vitin e nėntė tė Hoseas, mbreti i Asirisė pushtoi Samarinė, i shpėrnguli Izraelitėt nė Asiri dhe i vendosi nė Halah dhe mbi Haborin, lumė i Gozanit, si dhe nė qytetet e Medit.

7

Kjo ndodhi sepse bijtė e Izraelit kishin kryer mėkate kundėr Zotit, Perėndisė tė tyre, qė i kishte nxjerrė nga vendi i Egjiptit duke i ēliruar nga pushteti i Faraonit, mbretit tė Egjiptit, dhe kishin nderuar perėndi tė tjera;

8

kėshtu ata kishin ndjekur zakonet e kombeve qė Zoti i kishte dėbuar pėrpara bijve tė Izraelit dhe ato tė futura nga mbretėrit e Izraelit.

9

Bijtė e Izraelit kishin kryer gjithashtu nė mėnyrė tė fshehtė kundėr Zotit, Perėndisė tė tyre, gjėra jo tė drejta dhe kishin ndėrtuar vende tė larta nė tė gjitha qytetet e tyre, nga kullat e rojes deri nė qytetet e fortifikuara.

10

Kishin ndėrtuar pėr veten e tyre shtylla tė shenjta dhe Asherime mbi ēdo kodėr tė lartė dhe poshtė ēdo druri gjelbėrues;

11

dhe aty, nė tėrė vendet e larta, kishin djegur temjan, ashtu si kishin bėrė kombet qė Zoti kishte dėbuar pėrpara tyre, dhe kishin kryer veprime tė liga, duke shkaktuar zemrimin e Zotit;

12

u kishin shėrbyer gjithashtu idhujve, pėr tė cilėt Zoti u pat thėnė: "Mos bėni njė gjė tė tillė!".

13

Megjithatė Zoti e kishte paralajmėruar Izraelin dhe Judėn me anė tė tė gjithė profetėve dhe tė shikuesve, duke thėnė: "Kthehuni prapa nga rrugėt tuaja tė kėqija dhe respektoni urdhėrimet dhe statutet e mia, sipas tėrė ligjit qė u caktova etėrve tuaj dhe qė ju dėrgova me anė tė shėrbėtorėve tė mi, profetėve".

14

Por ata nuk dėgjuan ēfarė thuhej dhe u bėnė edhe mė kokėfortė, si kishin vepruar etėrit e tyre, qė nuk patėn besim tek Zoti, Perėndia i tyre.

15

Dhe hodhėn poshtė statutet dhe besėlidhjen qė ai kishte lidhur me etėrit e tyre dhe paralajmėrimet qė u kishte dhėnė. Prandaj ndoqėn gjėra tė kota duke u bėrė ata vetė mendjelehtė dhe shkuan pas kombeve qė i rrethonin, qė Zoti i kishte ndaluar t`i imitonin.

16

Kėshtu ata braktisėn tėrė urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tė tyre; bėnė dy viēa prej metali tė shkrirė, bėnė njė Asherah, adhuruan tėrė ushtrinė e qiellit dhe u vunė nė shėrbim tė Baalit;

17

kaluan nėpėr zjarr bijtė dhe bijat e tyre, praktikuan shortarinė, interpretuan shenjat e kėqija dhe bėnė atė qė ėshtė e keqe nė sytė e Zotit, duke shkaktuar zemėrimin e tij.

18

Prandaj Zoti u zemėrua shumė me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij; mbeti vetėm fisi i Judės.

19

As Juda nuk i respektoi urdhėrimet e Zotit, Perėndisė tė tij, por ndoqi zakonet e futura nga Izraeli.

20

Prandaj Zoti hodhi poshtė tėrė fisin e Izraelit, i poshtėroi dhe i braktisi nė duart e cubave, deri sa i pėrzuri nga prania e tij.

21

Kur ai e shkėputi Izraelin nga shtėpia e Davidit, ata shpallėn mbret Jeroboamin, birin e Nebatit; pastaj Jeroboami e shmangu Izraelin nga rruga e Zotit dhe e bėri tė kryente njė mėkat tė madh.

22

Kėshtu bijtė e Izraelit ndoqėn tėrė mėkatet e kryera prej Jeroboamit dhe nuk u larguan prej tyre,

23

deri sa Zoti e largoi Izraelin nga prania e tij, ashtu si kishte thėnė me anė tė tėrė profetėve tė tij, shėrbėtorėve tė tij; dhe Izraeli u shpėrngul kėshtu me dhunė nė vendin e Asirisė, ku ndodhet sot e kėsaj dite.

24

Pastaj mbreti i Asirisė solli njerėz nga Babilonia, nga Kuthahu, nga Ava, nga Hamathi dhe nga Sefarvaimi dhe i vendosi nė qytetet e Samarisė nė vend tė bijve tė Izraelit; kėshtu ata futėn nė dorė Samarinė dhe banuan nė qytetet e saj.

25

Por nė fillim tė ngulimit tė tyre atje, ata nuk kishin frikė nga Zoti; prandaj Zoti dėrgoi nė mes tė tyre, disa luanė, tė cilėt vranė disa banorė.

26

Atėherė i thanė mbretit tė Asirisė: "Njerėzit qė ti i ke kaluar dhe vendosur nė Samari nuk njohin ligjin e Perėndisė tė vendit; prandaj ai ka dėrguar nė mes tyre luanė qė i vrasin ata, sepse nuk njohin ligjin e Perėndisė tė vendit".

27

Atėherė mbreti i Asirisė dha kėtė urdhėr, duke thėnė: "Bėni qė tė kthehet njė nga priftėrinjtė qė keni internuar qė andej; ai tė shkojė tė vendoset pranė tyre dhe t`u mėsoj ligjin e Perėndisė tė vendit".

28

Kėshtu njė nga priftėrinjtė, qė ishin internuar nga Samaria, shkoi dhe u vendos nė Bethel dhe u mėsoi atyre si duhet t`i druheshin Zotit.

29

Megjithatė, tėrė kėto kombe vazhduan tė bėjnė perėnditė e tyre dhe i vendosėn nė tempujt e vendeve tė larta qė kishin ndėrtuar Samaritanėt, ēdo komb nė qytetin ku banonte.

30

Ata tė Babilonisė bėnė Sukoth-Benothin, ata tė Kuthit Nergalin, ata tė Hamathit Ashiman;

31

ata tė Avas bėnė Nibhazin dhe Tartakun; dhe ata tė Sefarvaimit i digjnin bijtė e tyre pėr nder tė Adramelekut dhe tė Anamelekut, perėndi tė Sefarvaimit.

32

Ata kishin frikė nga Zoti, por zgjodhėn priftėrinj tė vendeve tė larta tė ardhur nga ēdo klasė dhe qė ofronin flijime pėr ta nė tempujt e vendeve tė larta.

33

Kėshtu ata kishin frikė nga Zoti dhe u shėrbenin perėndive tė tyre, sipas zakoneve tė kombeve nga tė cilat qenė shpėrngulur.

34

Edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė ndjekin zakonet e vjetra; nuk kanė frikė nga Zoti dhe nuk veprojnė sipas statuteve dhe urdhėrimeve tė tij dhe as sipas ligjeve dhe urdhėrimeve qė Zoti u kishte dhėnė bijve tė Jakobit, tė quajtur prej tij Izrael.

35

Me ta nė fakt Zoti kishte vendosur dhe u kishte urdhėruar: "Mos kini frikė nga perėndi tė tjera, mos bini pėrmbys para tyre, mos u shėrbeni dhe mos u ofroni flijime,

36

por kini frikė nga Zoti, qė ju bėri tė dilni nga vendi i Egjiptit me fuqi tė madhe dhe me krahun e tij tė shtrirė; para tij bini pėrmbys dhe atij i ofroni flijime.

37

Kini kujdes tė zbatoni gjithnjė statutet, dekretet, ligjin dhe urdhėrimet qė ai shkroi pėr ju; por mos kini frikė nga perėnditė e tjera.

38

Mos harroni besėlidhjen qė kam lidhur me ju dhe mos kini frikė nga perėndi tė tjera;

39

por kini frikė nga Zoti, Perėndia juaj, dhe ai do t`ju ēlirojė nga duart e tėrė armiqve tuaj".

40

Por ata nuk e dėgjuan dhe vazhduan pėrkundrazi tė ndjekin zakonet e tyre tė lashta.

41

Kėshtu kėto kombe kishin frikė nga Zoti dhe u shėrbenin idhujve tė tyre. Edhe bijtė e tyre dhe bijtė e bijve tė tyre kanė vazhduar tė veprojnė deri mė sot siē kanė vepruar etėrit e tyre.

2 i Mbretėrve 18