Bibla Shqip

2 i Mbretėrve 13

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 14

1

Vitin e dytė tė Joasit, birit tė Jehoahazit, mbret i Izraelit, filloi tė mbretėrojė Amatsiahu, bir i Joasit, mbret i Judės.

2

Kur filloi tė mbretėrojė ishte njėzet e pesė vjeē, dhe mbretėroi njėzet e nėntė vjet nė Jeruzalem. E ėma quhej Jehoadan, ishte nga Jeruzalemi.

3

Ai bėri atė qė ėshtė e drejtė nė sytė e Zotit, por jo si Davidi, ati i tij; bėri gjithēka ashtu siē kishte vepruar Joasi, ati i tij.

4

Megjithatė vendet e larta nuk u hoqėn; populli vazhdonte tė bėnte flijime dhe tė digjte temjan nė vendet e larta.

5

Sa filloi tė ushtrojė njė kontroll tė rreptė mbi mbretėrinė, ai i vrau shėrbėtorėt e tij qė kishin vrarė tė atin, mbretin;

6

por nuk vrau bijtė e vrasėsve, sipas asaj qė ėshtė shkruar nė librin e ligjit tė Moisiut, nė tė cilin Zoti ka urdhėruar duke thėnė: "Etėrit nuk do tė dėnohen me vdekje pėr bijtė e tyre, as bijtė nuk do tė vriten pėr etėrit e tyre; secili do tė dėnohet me vdekje pėr mėkatin e vet".

7

Ai vrau dhjetė mijė Idumej nė luginėn e Kripės; dhe me luftė pushtoi Selėn dhe i vuri emrin Joktheel, qė ka mbetur deri mė sot.

8

Atėherė Amatsiahu i dėrgoi lajmėtarė Joasit, birit tė Jehoahazit, birit tė Jehut, mbret i Izraelit, pėr t`i thėnė: "Eja, tė ndeshemi njeri me tjetrin nė betejė".

9

Joasi, mbret i Izraelit, dėrgoi t`i thonė Amatsiahut, mbretit tė Judės: "Gjembi i Libanit i dėrgoi fjalė kedrit tė Libanit: "Jepi tėt bijė pėr grua birit tim". Por andej kaloi njė kafshė e egėr e Libanit dhe e shkeli gjembin.

10

Ti ke mundur Edomin dhe zemra jote tė ka bėrė krenar. Lavdėrou megjithatė, por rri nė shtėpinė tėnde. Pse dėshiron njė fatkeqėsi, duke marrė mė qafė veten dhe Judėn bashkė me ty?".

11

Por Amatsiahu nuk e dėgjoi. Kėshtu Joasi mbret i Izraelit, doli; prandaj ai dhe Amatsiahu, mbret i Judės, u ndeshėn njeri me tjetrin nė Beth-Shemesh, qė ishte pronė e Judės.

12

Juda u mund nga Izraeli, dhe secili prej tyre iku nė ēadrėn e vet.

13

Nė Beth-Shemesh Joasi, mbret i Izraelit, kapi Amatsiahun, mbretin e Judės, birin e Joasit, qė ishte bir i Ashaziahut. Pastaj shkoi nė Jeruzalem ku bėri njė tė ēarė prej katėrqind kubitėsh nė muret e Jeruzalemit, nga porta e Efraimit deri te porta e Qoshes.

14

Gjithashtu mori tėrė arin dhe argjendin dhe tėrė sendet qė ndodheshin nė shtėpinė e Zotit dhe nė thesaret e shtėpisė sė mbretit, bashkė me njerėzit peng, dhe u kthye nė Samari.

15

Pjesa tjetėr e bėmave tė Joasit, trimėria e tij dhe si luftoi kundėr Amatsiahut mbretit tė Judės, a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

16

Kėshtu Joasin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij dhe u varros nė Samari me mbretėrit e Izraelit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Jeroboami.

17

Amatsiahu, bir i Joasit dhe mbret i Judės, jetoi edhe pesėmbėdhjetė vjet mbas vdekjes sė Joasit, birit tė Jehoahazit dhe mbret i Izraelit.

18

Pjesa tjetėr e bėmave tė Amatsiahut a nuk ėshtė e shkruar nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Judės?

19

Kundėr tij u kurdis njė komplot nė Jeruzalem dhe ai iku nė Lakish; por e ndoqėn deri nė Lakish, ku e vranė.

20

Pastaj e mbartėn me kuaj dhe e varrosėn nė Jeruzalem bashkė me etėrit e tij nė qytetin e Davidit.

21

Atėherė tėrė populli i Judės mori Azariahun, qė ishte gjashtėmbėdhjetė vjeē, dhe e bėri mbret nė vend tė atit tė tij Amatsiah.

22

Mbasi mbretin e zuri gjumi bashkė me etėrit e tij, ai rindėrtoi Elathin dhe ripushtoi Judėn.

23

Nė vitin e pesėmbėdhjetė tė Amatsiahut, birit tė Joasit dhe mbret i Judės, filloi tė mbretėrojė nė Samari Jeroboami, bir i Joasit, mbret i Izraelit, dhe e mbajti fronin dyzet e njė vjet.

24

Ai bėri atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit; nuk u largua nga asnjė prej mėkateve tė Jeroboamit, birit tė Nebatit, qė kishte bėrė tė kryente mėkate Izraelin.

25

Ai rivendosi kufijtė e Izraelit nga hyrja e Hamathit nė detin e Arahahut, sipas fjalės tė Zotit, Perėndisė tė Izraelit, tė shqiptuar nga profeti Jona, birit tė Amitait, qė ishte nga Gath-Heferi.

26

Nė fakt Zoti kishte parė qė dėshpėrimi i Izraelit ishte shumė i thellė; nuk kishte mė as skllevėr as tė lirė, dhe nuk kishte as edhe njė qė t`i vinte nė ndihmė Izraelit.

27

Zoti nuk kishte thėnė akoma tė zhdukej emri i Izraelin poshtė qiellit; prandaj e shpėtoi me anė tė Jeroboamit, birit tė Joasit.

28

Pjesa tjetėr e bėmave tė Jeroboamit, tėrė atė qė kreu, trimėria e tij nė luftė dhe si i ripushtoi Izraelit Damaskun dhe Hamathin qė kishin qenė pronė e Judės, a nuk janė tė shkruara nė librin e Kronikave tė mbretėrve tė Izraelit?

29

Kėshtu Jeroboamin e zuri gjumi me etėrit e tij, mbretėrit e Izraelit. Nė vend tė tij mbretėroi i biri, Zakaria.

2 i Mbretėrve 15