Bibla Shqip

2 i Mbretėrve 3

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 4

1

Njė grua, bashkėshortja e njė dishepulli tė profetėve, i thirri Eliseut duke i thėnė: "Shėrbėtori yt, burri im, vdiq, dhe ti e di qė shėrbėtori yt kishte frikė nga Zoti; tani huadhėnėsi ka ardhur

2

Eliseu i tha: "Ē`duhet tė bėj pėr ty? Mė thuaj, ēfarė ke nė shtėpi?". Ajo u pėrgjigj: Shėrbėtorja jote nuk ka asgjė nė shtėpi pėrveē njė ene tė vogėl me vaj".

3

Atėherė ai i tha: "Shko dhe kėrko hua nga gjithė fqinjėt e tu disa enė boshe; dhe mos u kėrko pak.

4

Kur tė kthehesh, mbyll portėn prapa teje dhe bijve tė tu, pastaj derdh vajin nė tėrė enėt, duke vėnė mėnjanė ato qė do tė mbushen".

5

Ajo u largua prej tij dhe mbylli portėn pas vetes dhe tė bijve; kėta i sillnin enėt dhe ajo derdhte vajin nė to.

6

Kur enėt u mbushėn, ajo i tha tė birit: "Sillmė edhe njė enė". Por ai iu pėrgjigj: "Nuk ka mė enė". Dhe vaji u ndal.

7

Atėherė ajo shkoi t`ia njoftojė ngjarjen njeriut tė Perėndisė, qė i tha: "Shko tė shesėsh vajin dhe paguaj borxhin tėnd; me atė qė do teprojė, ke pėr tė jetuar ti dhe bijtė e tu".

8

Ndodhi qė njė ditė Eliseu shkoi nė Shunem, ku banonte njė grua e pasur, dhe kjo e detyroi tė hante pak ushqim. Kėshtu sa herė qė ai kalonte andej, shkonte tė hante tek ajo.

9

Ajo i tha burrit tė saj: "Ja, unė jam e sigurt qė ai qė kalon gjithnjė te neve ėshtė njė njeri i shenjtė i Perėndisė.

10

Tė lutem, tė ndėrtojmė njė dhomė tė vogėl me mur nė katin e sipėrm dhe tė vėmė pėr tė njė shtrat, njė tryezė, njė karrige dhe njė shandan; kėshtu, kur tė vijė te ne, mund tė rrijė nė atė dhomė".

11

Njė ditė qė Eliseu po kalonte andej shkoi nė dhomėn lart dhe u shtri.

12

Pastaj i tha Gehazit, shėrbėtorit tė tij: "Thirre kėtė Shunamite". Ai e thirri dhe ajo u paraqit pėrpara tij.

13

Pastaj Eliseu i tha shėrbėtorit tė tij: "I thuaj kėshtu: "Ja, ti ke treguar njė kujdes tė veēantė pėr ne; ēfarė mund tė bėj pėr ty? A dėshiron t`i them diēka nė emrin tėnd mbretit apo komandantit tė ushtrisė?"". Ajo u pėrgjigj:

14

"Unė jetoj nė mes tė popullit tim". Atėherė Eliseu i tha: "Ēfarė mund tė bėj pėr tė?". Gehazi u pėrgjigj: "Tė thuash tė vėrtetėn, ajo nuk ka fėmijė dhe burri i saj ėshtė i vjetėr".

15

Eliseu i tha: "Thirre!". Ai e thirri dhe ajo u ndal te porta.

16

Atėherė Eliseu i tha: "Nė kėtė stinė, mot, ti do tė pėrqafosh njė bir". Ajo u pėrgjigj: "Jo, imzot; o njeri i Perėndisė, mos e gėnje shėrbėtoren tėnde!".

17

Gruaja mbeti me barrė dhe lindi njė djalė vitin tjetėr, nė po atė stinė siē i kishte thėnė Eliseu.

18

Fėmija u rrit; njė ditė qė kishte vajtur tek i ati bashkė me korrėsit,

19

i tha tė atit: "Koka ime, koka ime!". I ati urdhėroi shėrbėtorin e tij: "Ēoje tek e ėma!".

20

Ky e mori dhe e ēoi tek e ėma. Fėmija qėndroi nė prehrin e saj deri nė mesditė, pastaj vdiq.

21

Atėherė ajo u ngjit, u shtri nė shtratin e njeriut tė Perėndisė, mbylli portėn prapa tij dhe doli.

22

Pastaj thirri burrin e saj dhe i tha: "Tė lutem, mė dėrgo njė nga shėrbėtorėt e tu dhe njė gomare; po vrapoj te njeriu i Perėndisė dhe po kthehem".

23

Ai e pyeti: "Pse dėshiron tė shkosh tek ai pikėrisht sot? Nuk ėshtė as dita e hėnės sė re, as e shtuna". Ajo u pėrgjigj: "Ēdo gjė do tė shkojė mbarė!".

24

Pastaj vuri t`i shalojnė gomaren dhe urdhroi shėrbėtorin e vet: "Mė udhėhiq dhe shko pėrpara; mos e ngadalėso hapin pėr mua, veēse po ta urdhėrova unė".

25

Kėshtu ajo u nis dhe shkoi te njeriu i Perėndisė, nė malin Karmel. Sa e pa njeriu i Perėndisė nga larg, i tha Gehazit, shėrbėtorit tė tij: "Ja, Shunamitja!

26

Tė lutem, shko ta takosh dhe i thuaj: "A je mirė? A ėshtė mirė burri yt? Dhe fėmija a ėshtė mirė?"". Ajo u pėrgjigj: "Janė mirė".

27

Kur arriti te njeriu i Perėndisė nė mal, i pėrqafoi kėmbėt. Gehazi u afrua pėr ta larguar, por njeriu i Perėndisė i tha: "Lėre tė qetė, sepse e ka shpirtin tė trishtuar, dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar".

28

Ajo tha: "A i kisha kėrkuar, vallė njė bir zotit tim? A nuk tė kisha thėnė vallė: "Mos mė gėnje"?".

29

Atėherė Eliseu i tha Gehazit: "Ngjeshe brezin, merr nė dorė bastunin tim dhe nisu. Nė qoftė se takon ndonjė njeri, mos e pėrshėndet; dhe nė qoftė se dikush tė pėrshėndet, mos iu pėrgjigj: do ta vendosėsh bastunin tim mbi fytyrėn e fėmijės".

30

E ėma e fėmijės i tha Eliseut: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė edhe ti rron, unė nuk do tė tė lė". Kėshtu Eliseu u ngrit dhe i shkoi pas.

31

Gehazi i kishte paraprirė dhe kishte vėnė bastunin mbi fytyrėn e fėmijės, por nuk pati as zė as pėrgjigje. Prandaj ai u kthye tė takohet me Eliseun dhe i tregoi atė qė i kishte ndodhur, duke i thėnė: "Fėmija nuk u zgjua".

32

Kur Eliseu hyri nė shtėpi, e pa fėmijėn tė vdekur dhe tė shtrirė nė shtratin e tij.

33

Atrėherė ai hyri, mbylli derėn pas atyre tė dyve dhe iu lut Zotit.

34

Pastaj hipi mbi shtratin dhe u shtri mbi fėmijėn; vuri gojėn e vet mbi gojėn e tij, duart e veta mbi duart e tij; u shtri mbi tė dhe mishi i fėmijės filloi tė ngrohet.

35

Pastaj Eliseu u tėrhoq prapa dhe shkoi sa andej e kėtej nėpėr shtėpi; pas kėsaj u ngjit pėrsėri dhe u shtri mbi fėmijėn; fėmija teshtiu shtatė herė dhe hapi sytė.

36

Atėherė ai thirri Gehazin dhe i tha: "Thirre Shunamiten". Ai e thirri; kur ajo arriti tek Eliseu, ky i tha: "Merre djalin tėnd".

37

Ajo hyri dhe u hosh nė kėmbėt e tij, duke u shtrirė pėr tokė; pastaj mori djalin e saj dhe doli.

38

Pasta Eliseu u kthye nė Gilgal; kishte rėnė zia e bukės nė vend. Ndėrsa dishepujt e profetėve ishin ulur pėrpara tij, ai i tha shėrbėtorit tė tij: "Vėr mbi zjarr kusinė e madhe dhe pėrgatit njė supė pėr dishepujt e profetit".

39

Njeri prej tyre qė kishte dalė ndėr fusha pėr tė mbledhur barėra, gjeti njė bimė tė egėr kacavarėse, prej sė cilės mblodhi kolokuintidet dhe mbushi veshjen e tij me to; pastaj u kthye dhe i copėtoi nė kusinė e supės, megjithėse nuk e dinte se ē`ishin.

40

Pastaj ua zbrazėn supėn burrave qė ta hanin, por ata e provuan dhe thanė: "Vdekja ėshtė nė kusi, o njeri i Perėndisė", dhe nuk mundėn ta hanė.

41

Eliseu urdhėroi atėherė: "Mė sillni miell". E hodhi nė kusi, pastaj tha: "Ua zbrazni njerėzve qė ta hanė". Dhe nuk kishte mė asgjė tė keqe nė kusi.

42

Erdhi pastaj njė njeri nga Baal-Shalila, qė i solli njeriut tė Perėndisė bukė nga korrja e parė; njėzet bukė prej elbi dhe disa kallinj gruri. Eliseu tha: "Jepjua njerėzve qė ta hanė".

43

Por shėrbėtori i tij u pėrgjigj: "Si mund ta shtroj kėtė pėrpara njėqind vetave?". Eliseu urdhėroi pėrsėri: "Jepjua njerėzve qė ta hanė, sepse kėshtu thotė Zoti: "Do tė hanė dhe ka pėr tė tepruar"".

44

Kėshtu ai e shtroi para njerėzve, qė hėngrėn dhe teproi sipas fjalės sė Zotit.

2 i Mbretėrve 5