Bibla Shqip

2 i Mbretėrve 1

2 i Mbretėrve

Tabela e Librave tė Biblės

Kapitulli 2

1

Kur Zoti deshi ta ēonte nė qiell Elian nė njė shakullinė, Elia u nis nga Gilgali bashkė me Eliseun.

2

Atėherė Elia i tha Eliseut: "Ndalu kėtu, tė lutem, sepse Zoti mė dėrgoi deri nė Bethel". Por Eliseu u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė edhe ti vetė rron, unė nuk do tė lė". Kėshtu zbritėn nė Bethel.

3

Dishepujt e profetėve qė ishin nė Bethel shkuan pastaj ta takojnė Eliseun dhe i thanė: A e di qė Zoti do ta ēojė sot zotin tėnde pėrmbi ty?". Ai u pėrgjigj: "Po, e di; heshtni!".

4

Pastaj Elia i tha: "Elise, ndalu kėtu, tė lutem, sepse Zoti mė dėrgon nė Jeriko". Ai u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė ti vetė rron, unė nuk do tė tė lė". Kėshtu zbritėn nė Jeriko.

5

Atėherė dishepujt e profetėve qė ishin nė Jeriko iu afruan Eliseut dhe i thanė: "A e di qė Zoti do ta ēojė sot zotin tėnd pėrmbi ty?". Ai u pėrgjigj: "Po, e di; heshtni!".

6

Pastaj Elia i tha: "Ndalu kėtu, tė lutem, sepse Zoti mė ēon nė Jordan". Ai u pėrgjigj: "Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė Zoti rron dhe qė edhe ti rron, unė nuk do tė tė lė". Kėshtu e vazhduan rrugėn bashkė.

7

Pesėdhjetė veta nga radhėt e dishepujve tė profetėve shkuan pas tyre dhe u ndalėn pėrballė tyre, nga larg, ndėrsa Elia dhe Eliseu u ndalėn nė bregun e Jordanit.

8

Atėherė Elia mori mantelin e tij, e mbėshtolli dhe rahu me tė ujėrat, qė u ndanė andej dhe kėndej; kėshtu kaluan qė tė dy nė tė thatė.

9

Mbas kalimit, Elia i tha Eliseut: "Kėrko ēfarė do qė unė tė bėj, pėr ty, para se tė mė largojnė prej teje". Eliseu u pėrgjigj: "Tė lutem, bėj qė njė pjesė e dyfishtė e frymės tėnde tė vijė mbi mua".

10

Elia tha: "Ti ke kėrkuar njė gjė tė vėshtirė; megjithatė, po tė mė shohėsh kur do tė mė largojnė prej teje, kjo do tė tė jepet, pėrndryshe nuk do ta kesh".

11

Ndėrsa ecnin duke folur, ata u ndanė nga njeri tjetri nga njė qerre e zjarrtė dhe nga kuaj tė zjarrtė, dhe Elia u ngjit nė qiell nė njė shakullinė.

12

Eliseu e pa kėtė dhe filloi tė bėrtasė: "O ati im, o ati im, qerre e Izraelit dhe kalorėsia e tij". Pastaj nuk e pa mė. Atėherė kapi rrobat e tij dhe i grisi mė dysh.

13

Mblodhi pastaj mantelin e Elias qė i kishte rėnė nga trupi, u kthye prapa dhe u ndal nė bregun e Jordanit.

14

Pastaj mori mantelin e Elias qė i kishte rėnė nga trupi, rrahu ujėrat me tė dhe tha: "Ku ėshtė Zoti, Perėndia i Elias?". Kur edhe ai rrahu ujėrat, kėto u ndanė sa andej edhe kėtej dhe Eliseu kaloi.

15

Kur dishepujt e profetėve qė ishin nė Jeriko dhe ndodheshin kėshtu pėrballė Jordanit e panė Eliseun, ata thanė: "Fryma e Elias ėshtė vendosur mbi Eliseun". Pastaj i dolėn pėrpara, u pėrkulėn deri nė tokė pėrpara tij

16

dhe i thanė: "Ja, ka midis shėrbėtorėve tė tu pesėdhjetė njerėz tė fuqishėm; lėri tė shkojnė e tė kėrkojnė zotin tėnde se mos Fryma e Zotit e ka marrė dhe e ka hedhur mbi ndonjė mal apo nė ndonjė luginė". Eliseu u pėrgjigj: "Mos dėrgoni njeri".

17

Por ata ngulėn kėmbė aq shumė sa ai mbeti i hutuar dhe tha: "Ēojini". Atėherė ata dėrguan pesėdhjetė njerėz pėr tė kėrkuar Elian tri ditė me radhė, por nuk e gjetėn.

18

Kur ata u kthyen tek Eliseu, qė ishte ndalur nė Jeriko, ai u tha atyre: "A nuk ju kisha thėnė: Mos shkoni?".

19

banorėt e qytetit i thanė Eliseut: "Ja, qėndrimi nė kėtė qytet ėshtė i kėndshėm, siē mund ta vėrė re zoti jonė, por ujėrat janė tė kėqija dhe vendi jopjellor.

20

Ai tha: "Mė sillni njė pjatė tė re dhe mbusheni me kripė". Ata ia sollėn.

21

Ai shkoi te burimi i ujėrave, hodhi aty kripėn dhe tha: "Kėshtu thotė Zoti: "Unė do t`i bėj tė mbara kėto ujėra, ato nuk do tė shkaktojnė mė as vdekje, as shterpėsi"".

22

Kėshtu ujėrat kanė mbetur tė mbara deri mė sot, sipas fjalės qė Eliseu kishte shqiptuar.

23

Qė andej Eliseu u ngjit nė Bethel. Ndėrsa po ngjitej nėpėr rrugė dolėn nga qyteti disa tė rinj dhe filluan tė tallen me tė, duke thėnė: "Ngjitu, o kokė tullaci! Ngjitu, o kokė tullaci".

24

Ai u kthye, i pa dhe i mallkoi nė emėr tė Zotit, atėherė dolėn nga pylli dy arinj, qė i bėnė copė-copė dyzet e dy nga kėta tė rinj.

25

Qė kėtej Eliseu shkoi nė malin Karmel dhe qė andej u kthye pastaj nė Samari.

2 i Mbretėrve 3